Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Partia e Lirisë, ka akuzuar për mashtrim kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Sipas sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka, Veliaj vazhdon të mashtrojë për përgjegjësitë e rënda që ai ka për bashkinë që drejton që prej 2015-s.
“Erion hajduti, që u vjedh shqiptarëve 29 euro/ton ose 80.000 euro/ditë, për procesin e pretenduar të djegies së mbeturinave, deklaron se nuk mban përgjegjësi për atë çfarë ndodh pasi plehrat dorëzohen në derën e kompanisë që ka marrë koncensionin 30-vjeçar të incenerimit të mbetjeve.
Erion Veliaj, që firmosi nëpërmjet Taulant Tushës, mercenarit të lekëve të punëve publike në Bashkinë e Tiranës, mashtron dhe përpiqet t’i shmanget përgjegjësisë që rëndon vetëm mbi të, duke thënë se nuk është detyra e tij të dijë çfarë ndodh pas dorëzimit të mbetjeve në dyert e kompanisë.
Por ky është një mashtrim i madh, sepse Erion Veliaj ka firmosur pa vendim të Këshillit Bashkiak, duke ia rrëmbyer kompetencat e këtij Këshilli, që 130 milionë euro nga taksat e banorëve të Tiranës, t’i shkojnë një kompanie që nuk përmbush detyrimet për të cilat paguhet”, është shprehur Caka në një dalje për mediat.
Sipas Cakajt, Erion Veliaj grabit miliona euro të qytetarëve me ndërgjegje të plotë, pasi në kontratë është e qartë që i gjithë kontrolli për kryerjen e ndarjes dhe riciklimit të mbetjeve, i takon Bashkisë së Tiranës.
“Në kontratën 30-vjeçare të inceneratorit që nuk ekziston, thuhet se kompania që ka marrë deri tani 54 milionë euro, duhet të kryejë ndarjen, riciklimin dhe djegien e mbetjeve, por shqiptarët kanë parë me fakte se aty ndodh vetëm një proces, ai i groposjes.
Pra, shqiptarët kanë paguar edhe për ndarje e riciklim të mbetjeve, të cilat nuk kryhen. Aty, kryhet vetëm një groposje primitive, që rrezikon seriozisht ujërat nëntokësore dhe ambientin.
Kryhet një groposje primitive dhe e njëjtë me atë që kryhet në Bashkinë e Shkodrës, por për shkak të hajdutërisë së Erion Veliajt, qytetarët paguajnë 2 herë më shumë, plot 29 euro apo 35 mijë lekë të vjetër, ndërkohë që në Bashkinë e Shkodrës paguhen vetëm 16 mijë lekë të vjetër”, ka thënë më tej Caka.
Për shkak të kësaj vjedhjeje, argumenton PL, nuk ka fonde për periferitë e Tiranës, ku rrugët e brendshme janë në gjendje skandaloze, ku ujërat e zeza dalin në sipërfaqe, si pasojë e amortizimit të kanalizimeve.
Gjithashtu për shkak të kësaj vjedhjeje, sipas PL-së, fëmijët vazhdojnë shkollën me turne, uji i pijshëm vjen me orare është i pakonsumueshëm, duke detyruar qytetarët ta blejnë me bote.
“Vjedhja është arsyeja pse qytetarët e Tiranës kanë taksat më të larta në Shqipëri, por pavarësisht taksave, nuk marrin shërbime.
Mirëpo pavarësisht fshehjes që tenton Erion Veliaj, Partia e Lirisë është e vendosur t’i çjerrë gjithë propagandën që Erion Veliaj shpërndan me kaseta të montuara.
Do t’u tregojmë çdo ditë shqiptarëve që Erion Veliaj ka përgjegjësinë kryesore në vjedhjen që ndodh në inceneratorin që nuk ekziston e po ashtu do t’u tregojmë shqiptarëve se si Erion Veliaj i shpenzon paratë e vjedhura të qytetarëve, duke lënë Tiranën në mjerim e duke shpërdoruar paratë në udhëtime nëpër Europë.
Paratë e shqiptarëve shpërdorohen për udhëtime qejfi, për kaseta të montuara, për tendera që i fitojnë klientët e Erion Veliajt, por punimet i kryen Bashkia e Tiranës, për 8000 këshilltarë e patronazhistë te punësuar në Bashkinë e Tiranës, me qëllim amplifikimin e propagandës së Erion Veliajt e për blerjen e mbylljen e gojëve kritike apo mediave që u tregojnë shqiptarëve fytyrën e vërtetë të Erion Veliajt.
Erion Veliaj u detyrohet shqiptarëve të paktën 1.3 miliardë eurot e buxhetit të bashkisë në 4 vitet e fundit, të cilat i ka vjedhur e shpërdoruar.
Por pavarësisht të gjitha tentativave, Erion Veliaj ka dalë lakuriq përpara të gjithë shqiptarëve, të cilët më 14 maj do ta shkulin Erionin me gjithë rrënjë nga bashkia që meriton të jetë e gjithë shqiptarëve, jo vetëm e qytetarëve të Tiranës”, ka përfunduar reagimin Caka./CNA.al
“Vendimi i 25 marsit, që njeh legjitim dhe në përputhje me...
Grupi i përçarësve të PD-së, vijon me publikimin e kandida...
Ish-kryeministri Berisha u pyet gjatë bashkëbisedimit me q...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur për mënyrat se si do ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qyteta...
Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, i njohur më shum...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një dek...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, të cilin ditët e fundit e kemi pa...
Skandali McGonigal vijon të mbetet kryefjalë e ditëve të f...
Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pas një shkëputje ...
Gazetari Ermal Mulosmani ka renditur dështimet e ish-k...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhu...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për akuzat e n...
Grupi i Enkelejd Alibeaj, ose siç njihet ndryshe, grup...
Deputetët e opozitës depozitojnë për herë të dytë në Kuven...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, kritikoi "nxitjen e s...
Kreu i PL-së në një konferencë për mediat ka reaguar lidhu...
Është caktuar gjyqtarja që do të vendosë për “fatin” e Parti...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...