web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dosja McGonigal/ Meta flet në emër të prokurorëve të FBI-së

3 Shkurt 2023, 13:56, Politikë CNA

Dosja McGonigal/ Meta flet në emër të prokurorëve të

Kreu i PL-së në një konferencë për mediat ka reaguar lidhur me artikullin e prestigjiozes amerikane “New York Times” për skandalin McGonigal dhe lidhjet me kryeministrin Rama.

Meta, duke u bazuar në artikullin e publikuar, akuzoi Ramën duke u shprehur se ai e konsideron Shqipërinë si pronë private të tijën duke shitur detin, ajrin, tokën e gjithçka.

Meta shtoi më tej, se sipas prokurorëve, ndërkohë që McGonigal ishte në FBI, ka zhvilluar marrëdhënie me Ramën dhe ka ndërmarrë hapa në favor të kryeministrit.

Meta theksoi më tej se ngritja e Komisionit Hetimor është emergjente, duke shtuar më tej se shqiptarët do shkojnë për ta ngritur atë komision, duke iu referuar kështu protestës së 11 shkurtit të thirrur nga opozita.

“Dje në mbrëmje kryeministri aktual pasi ka bërë çdo gjë për të bllokuar llogaridhënien e tij në Kuvend sipas detyrimeve kushtetuese dhe parlamentare po kështu vazhdoi të flasë dhe bëri shumë mirë duke shtuar gënjeshtrat dhe kontradiktat e forta të tij përgjatë gjithë dinamikës së zbardhjes së këtij skandali dhe njëkohësisht duke përjashtuar veten e tij nga përgjegjësitë nga skandali.

Ndërkohë që po sot një ndër gazetat më të mëdha në botë 'NYT' ka bërë një shkrim të posaçëm dedikuar këtij skandali dhe sidomos përfshirjes së Shqipërisë përmes kryeministrit aktual, duke e ilustruar gjithashtu me një foto nga Rama në artikull dhe në tjetrën ish-agjenti.

Titulli që e shikoni të gjithë është shumë i qartë, si i shiti përtej detit shërbimet e tij agjenti i FBI-së thonë prokurorët e Uashingtonit.

Sipas prokurorëve në Uashington ky agjent ndërkohë që ishte në FBI ka zhvilluar një marrëdhënie me kryeministrin Edi Rama dhe ka ndërmarrë hapa për përfitimet e këtij politikani. Nuk ka ndërmarrë hapa për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Gjithashtu shkruhet se një person me njohur nga investigimi, ka pohuar se McGonigal ka përdorur emailin dhe numrin e punës të FBI për çështje të lidhura me Shqipërinë.

Komenti ynë është që Rama e konsideron dhe trajton Shqipërinë thjesht si një pronë private të tijën, duke e shitur, duke dhënë kontrata, detin, tokën ajri ndhe çdo gjë tjetër vetëm për interesa private pushteti dhe paraje,” tha Meta gjatë konferencës për mediat./CNA.al





Lajmet e fundit nga