FOTO/ Lulit i ikin dritat, i ngelen gënjeshtrat përgjysmë
Lul Basha, kreu i PD-së së "Vulës", nga Parku Olimpik në T...
Lul Basha është një papagall, ka të paktën 3 fushata elektorale që përsërit veten.
Mesa duket i ka mësuar përmendësh fjalitë dhe kur vjen koha për të bërë fushatë para mbështetësve të tij, që numërohen me gishat e dorës, thotë të njëjtat fjali.
Të njëjtat premtime si në fushatat e kaluara ka bërë për taksën e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, dividenti 9%.
Po kështu një premtim të përsëritur nga ana e tij në fushatat elektorale të 2017 dhe 2021 është edhe anulimi i koncesioneve dhe PPP-ve.
Ai tha sot se sapo të vijë në pushtet do të anulojë të gjitha koncesionet e korruptuara dhe do të dërgojë para drejtësisë të korruptuarit.
Po kështu, ai premtoi 100 milionë euro subvencione për buqësinë dhe blegtorinë, një premtim ky i përsëritur i dhënë nga Basha në fushatën e 2021-shit. Të njëjtin premtim ka bërë sot edhe për rritjen e pensioneve.
Pra, ekselenti Luli, edhe pse e di shumë mirë që me këtë progam ka dështuar në fushatat e para, edhe këtë herë del pothuajse me të njëjtën.
Është ndër të vetmit politikanë, që ngulon të shkojë në fushatë me programe të dështuara.
Këtu ai shfaq edhe zgjuarsinë e tij, që të lë pa fjalë.
Por jo vetëm kaq, për fushtën e 2025, Luli ekselenti, ka ardhur vetëm me një ndryshim. Ai ka zgjedhur që të bëjë premtime që janë të parealizueshme, pasi flet me shifra të larta.
Ai premton 20 mijë euro për fëmijën e tretë të çdo çifti dhe 2 mijë euro për të parin.
Programi i Lulit:
FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:
-2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për fëmijën e tretë. 30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë
2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË:
Drekë për nxënesit në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme dhe shkollë gjatë gjithë ditës kurse kompjuteri, gjuhë të huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri në orën 16:00
3. NEXTGEN:
Trajnim/praktikë punë e paguar 1-vjeçare për të marrë një profesion per 10 mijë të rinj pas shkollës së mesme (që nuk vazhdojnë universitetin), por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës.
Katër Kampuse Kombëtare ku do të trajnohen 25 mijë të rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.
4. FLAT TAX 9 %
5. PROFESIONET E LIRA TATIM 9%
6. REFORMA E PRONËS!
Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.
7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE
Çdo vit do të akordohen 100 milionë euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë.
50 milionë euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtpërdrejtë përfitues 150 mijë fermerë.
8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK
9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT
Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish-ushtarakut.
10. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË:
5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjeç që angazhohen në 4 vite shërbim aktiv në forcat e armatosura, bashkë me trajnimin marrin një profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç.
11. KRIJOHET Xhandarmëria Kombëtare
12. NJËSIA E ZBULIMIT DHE RIKUPERIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR: për të gjitha pasuritë e vjedhura shtetit/publikut
13. GJYKATA E AUDITIT
14. Shteti merr përsipër të zerojë çdo detyrim të qytetarëve në problematikat me natyrë administrative në raport me institucionet e shtetit
15. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË BRENDA MANDATIT./CNA
Lul Basha, kreu i PD-së së "Vulës", nga Parku Olimpik në T...
Lul Basha, i cili është "ekselent" për përllogaritjet mate...
Në prezantimin e programit elektoral të PD-së së "Vulë...
Prezantimin e programit për fushatën elektorale të vit...
Partia e "Vulës", më 1 qershor, në orën 11:00 do të sh...
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demok...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, denon...
Ish-deputeja e Lulzim Bashës, e cila është kthyer me Rithe...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar ngritjen e Ko...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, hodhi akuza ndaj kryetares s...
Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka dhënë l...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka braktisur mbledhjen e Këshil...
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është shman...
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka folur për zhvillimet e fu...
Dhuna ndaj avokatit të Sali Berishës, Sokol Mëngjesi, ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, shpjegoi këtë të ...
10-fishohen gjobat ndaj kryetarëve të bashkive që nuk ...
Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri, ka reaguar në lidhje ...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, u shpreh sot në sea...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...