“Nuk ta mbulon dot kapelja pazarin me Ramën”/ Ish-deputeti kaubojs i PS-së i përgjigjet Berishës
Ish-deputeti socialist, Eduart Ndocaj i është përgjigjur k...

Deputet i Qarkut Kukës, Isuf Çelaj ka njoftuar sot se do të garojë në primaret që zhvillon Partia Demokratike më 1 mars.
Sipas deputetit, këto vite kanë që të vështira për të gjithë demokratët, ka qenë një opozitë e vështirë deri në kufijtë e mbijetesës se opozitarëve.
Çelaj vuri në pah disa prej situatave me të cilat është përballur PD-ja, si djegia e mandateve, braktisja e zgjedhjeve lokale dhe situatat e mëvonshme me arrestimin e Berishës.
Çelaj theksoi se në primare duhet të tregojnë në këtë garë vlerat më të mëdha demokratike dhe njerëzore, duke e parë si garë brenda tyre, si promovim të vlerave fisnike dhe të një koherence dhe maturie politike.
“Pas një mandati e gjysëm deputet i Qarkut Kukës, kam vendosur të konkuroj në primaret e organizuara në këtë qark.
Këto vite, për të gjithë ne, kanë qenë një opozitë e vështirë deri në kufijtë e mbijetesës sonë si demokrat në shumë aspekte. Djegia e mandateve, braktisja e zgjedhjeve lokale, dhe situatat e mëvonshme me agresionin që u përball lideri jonë historik Prof. Dr. Sali Berishës dhe Partia Demokratike, patën impaktin e vet edhe në rradhët e demokratëve.
Rrugëtimi im me Partinë Demokratike nis që në vitin 1991 me krijimin e Degës së Partisë Demokratike - Tropojë.
Një rrjedhë llogjike kjo, për shkak të persekucionit dhe internimit me të cilat u përball familja ime gjatë rregjimit komunist.
Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj në vitet 2005-2013 ka bërë shumë vepra të mira, por ne sigurisht kemi mësuar edhe nga gabimet tona, që ndofta startojnë që nga viti 2007 e këtej.
Arsyet se përse kërkoj nga Ju edhe një mandat :
- Sepse, në të gjithë karrieren time, si akademike, drejtues i lartë në adminiatratën publike në Ministrinë e Brendshme dhe më pas në angazhimin tim në politikë, ka qënë gjithmonë një mision i veçantë, mbështetja e çdo banori të qarkut tonë që më ka kërkuar ndihmë, mision ky që do të vazhdojë edhe në të ardhmen pa asnjë lloj kompromisi.
- Sepse së bashku me Ju në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, i dhamë Partisë Demokratike një fitore fantastike në qarkun tonë, duke fituar në të gjitha qendrat e votimit pa përjashtim, në Rrethin e Tropojës.
- Sepse këto vitet e fundit, pavarësisht shantazhit dhe presionit të brendshëm apo të jashtëm, unë kurrë, për asnjë sekondë, nuk vura në dyshim as dorëzimin e mandatit, as pozicionimin tim krah së vertetës. Kjo sepse, kam mendur gjithmonë se më shumë kishim ne si familje politike dhe Shqipëria nevojë për Sali Berishën, sesa Sali Berisha për ne.
- Kam përcjellë në mënyrë permanente në parlament të gjitha problemet adekuate të qarkut tonë, por fatëkeqësisht të gjitha kanë rënë në vesh të shurdhër. Të pretendohet të merren financime tek rilindja nga një deputet demokrat, aq më shumë për qarkun tonë, (që kur është përballë me revoltat dhe rezistencën tonë, na ka quajtur me lloj-lloj epitetesh), është njësoj sikur të pretendojmë të lindë dielli natën.
- Me dëshiren e madhe, që në katër vitet e ardhshme të qeverisjes së PD, me njohjen e procedurave parlamentare e ato qeverisëse, njohjet e lidhjet që kam në vite, përkushtimin tim dhe fokusin që do të ketë Kryeministri Berisha për këtë qark, do ta nxjerrim një herë dhe përgjithmonë nga lista e zezë e varfërisë, jo vetem në saj të politikave makro, por edhe duke sjellë investime, punësim dhe zhvillimin e munguar gjatë këtyre 12 viteve.
- Duke qenë se nuk është në natyrën time përçarja, mllefi, hakmarrja e verbër, ju bëj thirrje edhe konkurentëve të tjerë në primare që të tregojmë së bashku në këtë garë vlerat më të mëdha demokratike dhe njerëzore. Ta shikojmë këtë garë brenda nesh, si promovim të vlerave fisnike dhe të një koherence dhe maturie politike, duke mos harruar për asnjë moment, që i vetmi armik apo kundershtar i joni është Edi Rama dhe narko-rregjimi i tij",- shprehet deputeti./CNA
Ish-deputeti socialist, Eduart Ndocaj i është përgjigjur k...
Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka bërë...
Një nga argumentet që po përdoren më shumë kundër SPAK në ...
Kreu i SPAK, Altin Dumani dhe kreu i KQZ-së, Ilirjan Celib...
Kuvendi i Shqipërisë ka kërkuar sot apelimin e vendimit të...
Shqipëria do të hapë zyrtarisht negociatat për dy kapituj ...
Gazetari Enton Abilekaj u shpreh sot se Erion Veliaj ka te...
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar para pak minutash, duke i...
Kryeministri Edi Rama, në një dalje të tij në rrjetet soci...
Në 14 mars do të hapet për qarkullimin e automjeteve tunel...
Kristi Koçibelli do të jetë një nga kandidatët që do t...
Mjeku Ilir Alimehmeti ka konfirmuar kandidimin e tij për p...
CNA, një ditë më parë zbardhi listën me 19 emrat që do të ...
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, u është përgjigjur "flakë pë...
Sot, kryebashkiaku i arrestuar për korrupsion dhe pastrim ...
Erion Veliaj duket se në reagimet e tij publike nga bu...
Drejtuesi Politik i PD-së për Qarkun e Tiranës, Belind Kël...
Gazetari Klodian Tomorri tha se mbledhja që bëri sot Edi R...
Një fjalim që zgjati rreth 45 minuta në Sheshin Skënder...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...