Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Opozita kryesore në vend, Partia Demokratike, ka shpallur bashkimin, një pjesë e saj, ajo pjesa e Berishës dhe Gazment Bardhit, pasi Lulzim Basha vazhdon në cepin e tij.
Kuptohet që shumicën e deputetëve i ka dyshja Berisha-Bardhi, por ajo që bie në sy në këtë bashkim të madh, që në fakt është rikthim te shumica e një pjese jo të pakët të opozitës, kryesisht deputetë si përfaqësues, pasi në vota dhe elektorat shumica e tyre janë thuajse zero.

Ajo që bie në sy është fakti se sa shumë sekretarë, apo një “mal” me sekretarë dhe nën kryetarë që do të këtë Partia Demokratike në çdo krah.
Aktualisht opozita e PD-së ka 3 sekretarë të Përgjithshëm, një është Gazment Bardhi, sekretari i Përgjithshëm i zgjedhur nga Kuvendi i Partisë Demokratike, në dhjetor të 2021, kohën kur u përplasën me doktor Berishën.
Sekretari i Përgjithshëm është Flamur Nona i zgjedhur edhe ky pas Kuvendit të 11 dhjetorit 2021.

Sekretar i Përgjithshëm është edhe Enkelejd Alibeaj, i zgjedhur në dhjetor të 2023-shit.
Pra, tre sekretarë të Përgjithshëm, të tre në detyrë, të tre nuk e njohin njëri-tjetrin. Gazment Bardhi thotë që Kuvendi i atëhershëm ishte i vlefshëm, pastaj është i pavlefshëm, nuk vlen Kuvendi i Berishës.
Basha eci me Kuvendin e tij, Gazment Bardhi iku, Alibeaj u bë sekretar. Pra kemi 3 sekretarë të Përgjithshëm.
Folëm vetëm për sekretarët e Përgjithshëm, se të tjerët, janë aq shumë sa nuk ju dihen as emrat.
PD e Berishës ka zgjedhur Oerd Bylybashin dhe Luçjano Boçin. Ky i dyti edhe si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, tani që ska mandat deputeti nuk dihet pse është nën/kryetar.
Partia Demokratike ka edhe Flutura Açkën kryetare grupit të zgjedhur nga Lulzim Basha.
Gjithashtu kryetari i grupit Parlamentar të PD-së është edhe Gazment Bardhi, por sipas partisë së Lulzim Bashës, por para se ky të zihej me Gazment Bardhin.
Një prej tyre është Oerd Bylykbashi, i cili duhet të jetë edhe nënkryetar Kuvendi. Por me partinë e Lul Bashës para sherrit me Gazment Bardhin, nënkryetari i parlamentit ishte Agron Gjekmarkaj. Ky nuk e lëshon karrigen e nën/kryetarit të kuvendit, megjithëse Luli ja ka dhënë dikujt tjetër.

Gjithashtu kemi nënkryetarë Kreshnik Çollakun, kemi Orjola Pampurin dhe famozin Roland Bejko. Gjithashtu nënkryetare kanë qenë Jorida Tabaku dhe Grida Duma.

Këto gjatë kohës së parë të Lulit, kur ishte dashuria me Gazin, pas konfliktit të tyre Jorida nuk dihet pse nuk është më, pasi përpiqet të luajë një rol neutral. Ndërsa Agron Gjekmarkaj është hequr nga lista pasi shkoi me Gazin.

Një parti demokratike, një opozitë që ka një mal me sekretarë dhe nënkryetarë (ja kaluan dhe atyre që i la partisë Enver Hoxha), dhjetëra nënkryetarë dhe disa sekretarë, më shumë se ndoshta ndonjë deputet nga këta që i përmendet emri më sipër ka mbështetës.
Pra opozita e përçarë ka më shumë persona në funksione se vota që mund të mbledhë për shembull Flutura Açka, Gjekmarkaj, Pampuri apo ndonjë tjetër.
Gjithsesi, sekretariate ka plot, se ka Berisha në partinë tij, Lulzim Basha ka plot të tillë. Në fakt lëmshi më i madh është në Kuvend me nënkryetarë dhe kryetarët e grupit, të cilët tashmë duket se janë bashkuar dhe janë unifikuar, kjo pjesa e Berishës te Gazment Bardhi, por nuk pranon pjesa e Lulit sepse ata kanë Flutura Açkën e kështu me radhë.

Ndaj ky “mal” me komisarë, sekretarë, nënkryetarë e të tjerë do t’i shërbejë Partisë Demokratike, kështu siç është sot, copa-copa, thjesht dhe vetëm si flamur i humbjes së zgjedhjeve të ardhshme nën akuzën se ishte Rama që i përçau apo Lulzim Basha.
Rruga duket e vështirë, por jo e pamundur, me kaq shumë nënkryetarë dhe sekretarë e ardhmja duket edhe më e sigurt./CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të zh...
Partia Demokratike paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetue...
Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ishte...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi u p...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka dek...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha foli për bashkimin e gr...
Ish-kryeministri Sali Berisha dha disa mesazhe për qyt...
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike u...
Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, e shiko...
Pak më parë ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Part...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbajtur një mbl...
Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat nga sel...
Kreu i i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në një intervi...
Drejtuesi politik i Tiranës për Partisë Demokratike, B...
Fatmir Xhafaj është ideatori i një strukture “Ad-Hoc”,...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka zhvilluar dje pasdite vo...
Për herë të parë pas përçarjeve dhe përplasjeve mes opozit...
Avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngj...
Lulzim Basha, humbësi serial i Partisë Demokratike, i ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...