Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar historikun e garave zgjedhore brenda Partisë Demokratike për kreun e kësaj force politike.
ISP deklaron se prej vitit 1991, PD ka zhvilluar 13 procese zgjedhore për kryetar, por zgjedhjet e korrikut 2023 janë të dytat ku zgjedhjet bëhen paralele nga dy grupime që pretendojnë përfaqësimin, trashëgiminë dhe logon zyrtare të PD-së.
Instituti i Studimeve Politike ka renditur emrat e kryetarëve të PD-së ndër vite, që nga Azem Hajdari, Sali Berisha, Eduart Selami, Tritan Shehu e deri te ndërrimi i kryesimit ndërmjet Berishës dhe Lulzim Bashës.
Kjo pasqyrë të dhënash e publikur nga ISP vjen në sajë të gjendjes në të cilën ndodhet sot PD, e cila është ndarë në disa grupime.
Grupimi i Lulzim Bashës, e cila juridikisht mban vulën e PD-së pritet të zhvillojë zgjedhjet për kryetar më 29 korrik.

Raporti i ISP-së:
ISP deklaron se prej 1991 PD ka zhvilluar 13 procese zgjedhore për kryetar, por zgjedhjet e korrikut 2023 janë të dytat ku zgjedhjet bëhen paralele nga dy grupime që pretendojnë përfaqësimin, trashëgiminë dhe logon zyrtare të PD. Më 1991 PD zhvilloi zgjedhjet e para konkurruese për kryetar ku në garë ishin kryetari i përkohshëm (Berisha) dhe dy nënkryetarët (Hajdari dhe Ceka). Më 1992 pati zgjedhje të reja për kryetar për shkak se Berisha u bë President, numri dy Selami konkurroi përballë dy nënkryetarëve Imami e Hajdari dhe fitoi zgjedhjet. Pas 1992 zgjedhjet konkurruese e humbën traditën, – zgjedhjet e vitit 1993, 1996, 1997 dhe 1999 ishin zgjedhje formale me kandidatë të dytë formalë, jo me rivalë realë në garë. Zgjedhjet e viteve 2001, 2005, 2009 u bënë edhe më formale, duke pasur vetëm një kandidat formal në fletën e votimit (Berisha).
Në vitin 2013 në PD u rikthye rivaliteti, por më 2017 nuk u pranua konkurrimi real, ndërkohë që zgjedhjet pasuese 2021 ishin proces formal për shkak të kontrollit të PD nga kryetari. Pas ndarjes së PD në dy pjesë, fraksioni i drejtuar nga Berisha e rikonfirmoi atë kryetar më 2022 në një proces formal, si dhe më 2023 pritet që fraksioni i drejtuar nga Basha ta rikonfirmojë atë gjithashtu në një proces formal votimi. Kurba e forcës politike që krijoi pluralizmin, nga modeli i një partie demokratike dhe konkurruese tek modeli i një partie pa zgjedhje demokratike dhe pa konkurrencë dhe tashmë model i dy fraksioneve të njëjta pa zgjedhje dhe pa konkurrencë, përbën një nga treguesit më kritikë të tranzicionit.
Një elitë politike që tentoi demokraci pa qenë vetë demokrate, e formësuar në një sistem totalitar ku rivali shihet si armik dhe ku pushteti është i përjetshëm, – nuk mund të kishte rezultat tjetër. Kjo vlen edhe për PS, partia e dytë politike e vitit 1991, e cila prej vitit 1999 nuk ka më garë reale dhe prej 2009 nuk ka as zgjedhje formale. E njëjta vlen edhe për partitë e tjera më të vogla, përfshirë LSI (PL), PR, PDIU, PAA, PDK, PBK, PUK, PSD, PDBNJ, etj, parti që prej vitesh janë shndërruar në parti – kryetar, pa sisteme meritokracie karriere, demokraci të brendshme dhe as standarde demokratike konkurrimi e vendimmarrjeje.
Partitë parlamentare dhe ato në qeverisjen vendore, përfshirë partitë e mëdha politike, nuk kanë regjistër të pakontestueshëm anëtarësie, nuk kanë “gjykata” të brendshme të garancisë procedurale, nuk kanë mbledhje të rregullta strukturash dhe debate politike programore, nuk kanë procese primare dhe as votime konkurruese të brendshme, nuk kanë transparencë financiare dhe as sistem llogaridhënie, si dhe në tërësi nuk plotësojnë standardet kryesore të përcaktuara në legjislacionin mbi partitë politike dhe nenin 9 të Kushtetutës së Shqipërisë.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) po monitoron proceset zgjedhore brenda partive politike si pjesë e angazhimit në monitorimin e standardeve të integritetit në partitë politike, si dhe transparencën dhe llogaridhënien e zyrtarëve të zgjedhur. Një prej rekomandimeve kryesore të adresuara nga ISP është nevoja e reformimit tërësor të legjislacionit mbi partitë politike, financimin dhe rolin e tyre në raport me shtetin/parimet kushtetuese. Reforma e premtuar në qershor 2020, nuk ka bërë progres dhe ISP ka konstatuar se ka konsensus të heshtur për të pamundësuar reformimin, vetingun politik dhe sistemin tonë piramidal përfaqësues./ CNA.al
Kreu i PD-së, Sali Berisha shpreh mirënjohje kundrejt ...
Kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh se shqiptarët janë ...
Kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh në një intervistë për...
Lefter Maliqi, kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fi...
Pa njoftuar strukturat e PD-së, pa asnjë deputet të Korçës...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për aksionin e Policisë s...
Në Kolegjin Zgjedhor ka përfunduar rinumërimi i votave për...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije se ka humbur...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka pranuar që të bëhen n...
Pasi bëri me dije se sportelet e Kadastrës do të mbyll...
Sot po rinumërohen 18 kuti votimi në Kuçovë ku ka pasur pë...
Ish i dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perën...
Një paralajmërim të fortë ka bërë avokati Jordan Daci,...
Gazetari Arjan Çani ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka ...
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbështeti...
Lulzim Basha, kryetari i dorëhequr i PD-së që kërkon të bë...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë që lidhet ...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu kërkoi ndrysh...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një dalje për ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një dalje për medi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...