Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ndarë një mesazh në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në mesazhin e ndarë, Celibashi iu drejtohet zgjedhësve, komisionerëve, mediave dhe subjekteve garues. Kryekomisioneri u bën thirrje zgjedhësve të marrin pjesë me përgjegjësi në votime.
Më tej, kreu i KQZ kishte dhe një mesazh për komisionerët, të cilëve u tha se kanë rol thelbësor në garantimin e zgjedhjeve të lira dhe transparente.
Gjithashtu Celibashi iu është drejtuar subjekteve garuese, të cilave iu tha se luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e një klime të qetë në qendrat e votimit.
Një mesazh kryekomisioneri e kishte dhe për mediat, për të cilat tha se kanë një rol kyç në informimin e publikut dhe transparencën e procesit, si dhe i falënderoi për raportimin.
Mesazhi i Ilirjan Celibashit
Të nderuar zgjedhës,
Nesër, më 11 maj, ju do të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar, një nga të drejtat më themelore të demokracisë dhe një mundësi për të përcaktuar të ardhmen e vendit tonë.
Vota juaj është e rëndësishme, dhe çdo votë është një zë që duhet dëgjuar. Ju inkurajoj të merrni pjesë me besim dhe përgjegjësi në këtë proces vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë. Këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë, sepse për herë të parë në historinë tonë, vota e diasporës është bërë pjesë e këtij procesi. Rreth 93% e zgjedhësve nga diaspora kanë marrë fletën e votimit, dhe 81% e tyre e kanë plotësuar dhe kthyer në KQZ, duke përfaqësuar 74% të të gjithë votuesve nga diaspora.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes dhe forcimit të lidhjeve me shqiptarët kudo në botë, duke garantuar që zëri i çdo qytetari shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve, të dëgjohet dhe të respektohet.
Për komisionerët
Ju falenderoj për angazhimin tuaj në administrimin e këtij procesi të rëndësishëm. Roli juaj është thelbësor për garantimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe transparente.
Ju ftoj të veproni me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, duke respektuar të drejtat e çdo votuesi dhe duke siguruar që çdo votë të numërohet drejt dhe me integritet.
Mos harroni se përgjegjësia juaj nuk është vetëm etike, por edhe ligjore. Çdo shkelje e detyrave dhe çdo ndërhyrje në vullnetin e zgjedhësve është e ndëshkueshme sipas ligjit dhe do të trajtohet me seriozitet të plotë.
Ky proces do të monitorohet nga një numër i madh vëzhguesish, për të garantuar që çdo veprim të jetë në përputhje me standardet më të larta të demokracisë dhe transparencës:
2,412 vëzhgues vendas nga 45 organizata vendase
925 vëzhgues të huaj nga 30 organizata dhe institucione ndërkombëtare
2,120 vëzhgues afatgjatë dhe 1,217 vëzhgues afatshkurtër
54 media vendase dhe të huaja, do të jenë në terren për të ndjekur dhe raportuar mbi ecurinë e procesit zgjedhor.
Për 11 subjektet që garojnë
Subjektet politike, dhe sidomos subjektet politike të përfaqësuara me komisionerët e tyre, luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e një klime të qetë në qendrat e votimit. Kujtoj se komisionerët, pavarësisht se janë të propozuar nga partitë politike, janë në shërbim të procesit zgjedhor dhe të qytetarëve.
Krijimi i një mjedisi të qetë dhe bashkëpunues në qendrat e votimit është detyrim dhe përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne.
I ftoj drejtuesit politik që nga sot e deri në përfundim të procesit të numërimit, të përcjellin për votuesit, për komisionerët dhe këdo tjetër të lidhur me procesin zgjedhor, mesazhe të respektimit të ligjit dhe të autoritetit të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve dhe garantimin e integritetit të tyre.
Tani fushata ka përfunduar dhe të gjithëve na duhet të presim me qetësi të shohim verdiktin e votuesve.
Për median dhe gazetarët
Ju që do të raportoni në kohë reale nga terreni, keni një rol kyç në informimin e publikut dhe transparencën e procesit. Ju falenderoj për përkushtimin tuaj dhe ju ftoj të raportoni me saktësi, paanshmëri dhe profesionalizëm, duke respektuar të drejtën e qytetarëve për të marrë informacion të besueshëm dhe të verifikuar.
Në këtë ditë të rëndësishme, fjala juaj është një pjesë thelbësore e procesit demokratik.
Dita e zgjedhjeve është dita e qytetarëve, një ditë ku zëri i çdo qytetari duhet të dëgjohet qartë dhe pa pengesa.
Ju falenderoj për bashkëpunimin dhe uroj të gjithëve një proces zgjedhor të suksesshëm./ CNA
Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore për qendrat ...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një dalje televizive ësht...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një dalje televizive ka f...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pritur ditën e sotme 19 ...
Biznesmeni Gjergj Luca ka ndarë një video në rrjetet socia...
Kanë nisur problematikat e para në lidhje me shpërndarjen ...
Ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore në 104 qendra...
Në një lidhje për "Syri TV", Xhelal Mziu ka ndarë detaje n...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes një njoftimi zyrtar...
Kreu i PD-së Sali Berisha në një intervistë në median në o...
Kandidatja e PS-së në Fier Zegjine Çaushi i ka dhënë lamtu...
Fjalimi i plotë i kryeministrit Edi Rama në mbyllje të fus...
Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin "Opinion" është...
Inceneratorët kanë nxjerrë nga kontrolli kryeministrin Edi...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar në mbyllje të fusha...
Kryeministri Edi Rama u shpreh i sigurt që në Tiranë do të...
Dy partitë politike në vend Partia Socialiste dhe Partia D...
Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh demok...
Kreu i PD-së Sali Berisha në takimin përmbyllës elektoral ...
Kryeministri Edi Rama në takimin e fundit elektoral në Tir...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...