web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Materialet zgjedhore/ Përfundon shpërndarja në 4 bashkitë e qarkut Korçë

10 Maj 2025, 18:52, Politikë CNA

Materialet zgjedhore/ Përfundon shpërndarja në 4 bashkitë e

Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore për qendrat e votimit në 4 nga bashkitë e juglindjes.

Prej mëngjesit të sotëm nisi shpërndarja në KZAZ 74 dhe 75 të Bashkisë Korçë, ndërsa sapo ka përfunduar shpërndarja për KZAZ 74 (fshatrat), ndërsa për KZAZ 75 (qytetin) pritet të jepet vetëm 1 kuti për QV.

Ka përfunduar procesi i shpërndarjes edhe në Maliq për 74 QV, Devoll për 49 QV, Kolonjë për 26 QV dhe Pustec për 8 QV.

Sa i përket Bashkisë Pogradec, ka ende 20 QV pa u shpërndarë, konkretisht ato të qytetit, Udënishtit dhe Buçimasit./ CNA





Lajmet e fundit nga