Protestat/ Balla: Dritan Goxhaj punon për regjimin iranian
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, në një d...

Disa ditë më parë, dramaturgut nga Kosova, Jeton Neziraj, njoftoi se ai bashkë me ekipin e shfaqjes së tij është dhunuar nga policia shqiptare. Ai akuzoi policinë shqiptare për dhunë fizike e psikologjike.
Në lidhje me këtë ngjarje ka ardhur edhe një reagim nga Flamur Noka, i cili shprehet se Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të poshtërsisë policore dhe të anti-shqiptarizmit.
"Çdo dorë polici të kriminelit Taulant Balla, e ngritur mbi artistët nga Kosova, çdo dhunë verbale, cdo tejkalim kompetence do të përballet së shpejti me përgjigjen më të merituar të rendit dhe ligjit. Ky qëndrim çnjerëzor dhe antishqiptar ndaj artistëve kosovarë, është një krim shtetëror i narkoshtetit të Edi Ramës, dhe si i tillë do të trajtohet nga opozita. Si i tillë duhet të trajtohet nga të gjithë shqiptarët, këtej apo andej kufirit, në trojet etnike apo në Diasporë", shprehet ai.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë!
Kjo fjali alarmante nuk është qendrimi i radhës i Partisë Demokratike. Është shkëputur nga një reagim i artistit shqiptar nga Kosova, Jeton Neziraj. Zoti Neziraj, bashkë me një grup artistësh të tjerë që po ktheheshin në Rinas nga Firence, ku kishin vënë në skenë një pjesë teatrore, janë ndjekur nga banditë me uniformë gjatë rrugës dhe janë shoqëruar dhe ndaluar në stacionin e narkopolicisë në Kukës. Aty, me urdhër politik, janë keqtrajtuar shtazërisht, fizikisht dhe psiqikisht, dhe janë mbajtur për disa orë, dhe më pas janë rikthyer në Tiranë ku ka vazhduar keqtrajtimi i tyte përgjatë natës në Drejtorinë e Policisë, duke u liruar të nesërmen.
Po citoj sërish zotin Neziraj:
“Gjatë këtyre rreth dhjetë orëve kemi qenë pre e një terrori sistematik, kemi qenë të sulmuar fizikisht e psiqikisht nga vagabondë të veshur në uniforma policore. Për një kohë kaq të shkurtër disa-orëshe kemi parë e ndeshur një botë njerëzish që objektiv të parë kanë poshtërimin e uljen e dinjitetit të tjetrit; që gjuhën seksiste, dhunën psiqike, shakatë pa kripë e kërcënimet i kanë kryefjalë të punës e sjelljeve të tyre.”
Të nderuar qytetarë:
Këto përcaktime të Policisë së shtetit ju i keni hasur sa në deklaratat dhe denoncimet e Partisë Demokratike, sa në dosjen “Metamorfoza”, apo në aktet e shtazërisë te Teatri Kombëtar, vrasja e Klodian Rashës, e qindra të tjera.
Megjithatë, në gjuhën dhe përkufizimin e një artisti si Neziraj, një njeriu që politikë të vetme ka artin, ato tingëllojnë dhe marrin një përmasë vërtetësie tjetër. Ato duhet t’i shërbejnë çdo qytetari që e sheh Partinë Demokratike si të anshme, në këtë betejë për normalitet në Shqipëri, si shenjë e politizimit të thellë, banditesk dhe anti-qytetar të Policisë.
“Vagabondë me uniformë”, i quan Neziraj, dhe me të drejtë. Kjo është fytyra e policisë së Edi Ramës dhe Tauant Ballës. E tillë që artistët nga Kosova i trajton si armiq dhe Goran Bregoviqët e serbomadhnisë i përcjell me eskorta dhe masa sigurie.
Kjo është fryma armiqësore që ka injektuar për shqiptarin e përtej kufrit Edi Rama. Që nga Ballkani i hapur, një projekt anti-kosovar e antishqiptar, e deri te trau në Rrugën e Kombit. Nuk mjafton vetëm trau si doganë e dytë për shqiptarët e përtej kufirit, por tani ai ngre mbi ta edhe shkopin e policëve, që paguhen, ndër të tjera, edhe nga qindra e qindra milion euro që shqiptarët e Kosovës kontribuojnë në ekonominë shqiptare, sa herë vizitojnë Shqiperine.
Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt të poshtërsisë policore dhe të anti-shqiptarizmit. Cdo dorë polici të kriminelit Taulant Balla, e ngritur mbi artistët nga Kosova, cdo dhunë verbale, cdo tejkalim kompetence do të përballet së shpejti me përgjigjen më të merituar të rendit dhe ligjit.
Ky qëndrim çnjerëzor dhe antishqiptar ndaj artistëve kosovarë, është një krim shtetëror i narkoshtetit të Edi Ramës, dhe si i tillë do të trajtohet nga opozita. Si i tillë duhet të trajtohet nga të gjithë shqiptarët, këtej apo andej kufirit, në trojet etnike apo në Diasporë./CNA
Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, është përjasht...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ës...
Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Delina Ibrahimaj, ka...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në mbledhjen "online" t...
Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 4 deputetëve t...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken do të viz...
Kreu i PD-së, Sali Berisha hodhi sërish akuza mbrëmjen e s...
Lulzim Basha, me një lëvizje sabotuese ndaj opozitës, ka n...
Lulzim Basha ka filluar të sabotojë opozitën, duke vij...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thekson se ...
Prej disa javësh tashmë, Lul Basha dhe Enkelejd Alibea...
Në Komisionin e Reformës Zgjedhore, pati përplasje mes...
Partia Demokratike ka reaguar për kërcënimin që iu bë ...
Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit të Reform...
Përplasje në Komisionin e Reformës Zgjedhore mes Damian Gj...
Deputetët e opozitës kanë mundur të futen brenda sallë...
Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja e Grupit të Part...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Në media dhe jo vetëm zien prej muajsh çështja e shumë...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...