Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja e Grupit të Partisë Demokratike të zhvilluar ditën e djeshme.
Deputeti Ervin Salianji ka kërkuar që të vijohet me aksionin opozitar ose ngujim apo grevë urie.
Ndërkohë, Dashnor Sula është shprehur se kritika ndaj deputetëve duhet thënë se morën më qafë Berishën, duke e këshilluar që të mos paraqitet në SPAK.
Diskutimet:
Gazment Bardhi: Do të diskutojmë sot (dje) për seancën plenare dhe Reformën Zgjedhore. Duhet të dini se ne kemi qenë në gatishmëri të plotë për zgjidhje të situatës politike ku jemi, por përgjigjja e mazhorancës është përjashtimi i deputetëve të opozitës. Nuk ka asnjë reflektim nga ata, edhe pse na kanë mohuar të drejtat tona kushtetuese, ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare si dhe kanë mohuar vullnetin e shumicës për përfaqësi në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Të gjendur në këtë situatë ne duhet të vazhdojmë aksionin që kemi nisur.
Fatmir Mediu: Opozita duhet të bashkohet dhe ne kemi bërë propozim për Federatë.
Të jemi të qartë se çfarë qëllimi duhet të kemi me Reformën Zgjedhore. Duhet të sjellim diskutimet konkrete dhe të shqyrtohen te grupi i deputetëve. Si Aleancë për Ndryshim kemi bërë propozimet tona, për listat e hapura, rikthimin e koalicioneve parazgjedhore dhe votën e emigrantëve.
Veprimin tonë opozitar duhet ta zhvillojmë në parlament dhe jashtë parlamentit, të bëjmë një analizë të aksionit opozitar në Parlament dhe mbi të gjitha të shkojmë të takohemi me njerëzit, t'i dëgjojmë ata, të flasim për shtetin që u shërben atyre, kthimin e parlamentit në funksione kushtetuese. Dhe veçanërisht të bashkëpunojmë me ndërkombëtarët.
Lindita Metaliaj: Ne duhet të bashkohemi jo vetëm këtu në grup, por edhe në bazë. Kështu siç jemi nuk frymëzojmë, madje edhe njerëzit nuk janë optimistë kur e shohin situatën të tillë. Prandaj të bashkuar mundemi të dalim edhe te mbështetësit tanë, te qytetarët, se ndryshe as njerëzit nuk na presin më.
Të ndahen grupet e punës dhe të fillojmë organizimin e strukturave në bazë, duhet t'i rivalizojmë, t'i motivojmë dhe të bëhemi të besueshëm.
Dashnor Sula: Ju e morët më qafë Berishën. Ju i thatë Berishës mos shko të paraqitesh në SPAK. Ka të drejtë Lindita kur thotë që s’na besojnë më njerëzit.
Ervin Salianji: Me vjen keq t’ju them që çdo diskutim deri tani flet për situatën mes nesh ndërkohë që duhet ta nisim diskutimin e mbledhjes me deklaratat skandaloze të ish-nr. 2 të Ramës. Ai nuk është i penduar në kuptimin ligjor sepse nuk i pranoi krimet e veta, por ndërkohë si një prej pjesëtarëve të bandës tregoi se si përdoret pushteti për të pasuruar disa, për të goditur disa të tjerë, se si oligarkët marrin tokë, det dhe ajër duke ngrënë qofte me KM!
Se si përdorin çdo institucion dhe drejtësinë për të eliminuar kush u del nga vatha! Për këtë duhet reagim. Ne duhet të mblidhemi dhe të mos dalim pa gjetur zgjidhje për bashkimin, ose t’ua them troç; nëse mendoni si t’ia hidhni njëri-tjetrit për të fituar kohë e keni gabim, demokratët kërkojnë bashkim dhe ndryshim më pas. Sa i takon aksionit, ose duhet ta radikalizojmë në ngujim apo grevë urie, ose diversifikim.
Agron Gjekmarkaj: Epika dhe politika nuk janë e njëjta gjë edhe pse ne e përdorim shpesh të parën duke menduar se bëjmë të dytën. Para se të shkojmë te përshkallëzimi i cili nuk është qëllim në vetvete, por realizimi i kërkesave tona duhet të krijojmë një mundësi komunikimi që të kenë zë edhe ndërkombëtarët. Le t'i riformulojmë kërkesat për komisione hetimore, si dhe atë për ribërje të ligjit për to ku ne të jemi pjesë.
Pastaj nëse nuk ka asnjë reflektim ata që kanë deklaruar se janë të gatshëm të sakrifikojnë me akte sublime le ta bëjnë atë. Në fund publikut i duhet shpjeguar drejtësia e përpjekjes, vullneti për ta bërë atë. Në optiken time do ishte mirë që brenda këtij segmenti të jemi dhe të flasim për amnistinë penale, mos ta anashkalojmë. Mund të humbasësh ose s'e arrin atë po së paku merr dakordësinë e shoqërisë. Nuk jam votuar për gladiator, gjëja ka një limit pastaj Rama po e vazhdon agjendën e vet dhe duket sikur po i pëlqen agjenda jonë.
Dhurata Çupi: Une mendoj se na duhet një vendim i Grupit Parlamentar për të riparë qëndrimin që kemi në raport me Kuvendin. Ndërsa Rama ka nisur fushatën për 2025 ne vazhdojmë merremi me veten dhe me Kuvendin. Na duhet të gjejmë një zgjidhje. Sa i takon Amnistisë Penale, na duhet një vendim nëse do ta votojmë apo jo, pasi prej saj përfitojnë protestues të PD-së./CNA
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Në media dhe jo vetëm zien prej muajsh çështja e shumë...
Prej datës 17-18 janar, CNA zbuloi ekskluzivisht skemën dh...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatin e krijuar...
“A janë të mjaftueshme 7 milionë lekë pagë për gjyqtarin k...
Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ësht...
CNA ka zbuluar skenarin e mazhorancës për seancën plenare ...
Kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi, mblodhi sot Grupin Par...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka mbaj...
Një grup deputetësh të mazhorancës dhe opozitës ditët ...
Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e radhës të Grupit Pa...
CNA ka hapur një sondazh për të gjithë lexuesit e faqes dh...
Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshje...
Lulzim Basha, “ekselenti” i opozitës, që ka regjistrua...
Të hënën, Partia Demokratike ka organizuar një protestë ko...
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
Pasditen e kësaj të shtune ka nisur mbledhja e Këshillit K...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi akuza n...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një konferen...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...