Basha vë në gjumë "besnikët"
Lulzim Basha, me një lëvizje sabotuese ndaj opozitës, ka n...

Kreu i PD-së, Sali Berisha hodhi sërish akuza mbrëmjen e sotme ndaj kryeministrit Edi Rama, eksponentëve të Partisë Socialiste dhe SPAK-ut.
Berisha tha se Rama është arkitekti i aferës së inceneratorëve. Duke përmendur paralajmërimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Berisha tha se shqiptarët do llahtarisen, pasi inceneratorët shkojnë në nivelet më të larta.
Ai deklaroi se Rama ka krijuar një organizatë kriminale shumë të rrezikshme, duke dëmtuar vendin në 30 vite me 1 miliard.
“A e dëgjuat Arben Ahmetajn në rrëfimin e tij rrëqethës për çdo shqiptar? Kanabizimi i vendit, velloja e tmerrshme e krimit që mbuloi Shqipërinë, ka një autor, kë një arkitekt, dhe ky është Edi Rama.
A e dëgjuat miqtë e mi kur tha se po të hetohen djegësat, përfshihen nivelet maksimalisht më të larta, dmth Edi Rama, dhe shqiptarët do llahtarisen?
Pra, atë që kemi thënë me qindra herë që Edi Rama drejton një organizatë kriminale që quhet qeveri, dhe që nuk mund ta thonim kurrë po të mos ishte e vërtetë, atë e tha numri dy i qeverisë, e tha Arben Ahmetaj.
Të dashur miq, në qoftë se më pyesni mua, pse e ke thënë këtë, pse je shprehur në këtë mënyrë, nga e dije ti Sali se kjo funkiononte si organizatë kriminale? Po mor miq, sepse në qoftë se një kryeministër vendos për t’i dhënë 8 pike një kompanie që nuk ekziston, dhe që një ministër i ka thënë se kompania nuk ekziston, një ministër tjetër i ka thënë me shkrim se kjo nuk është tagër i qeverisë, dhe ai e firmos dhe bashkë me të firmosin edhe ministrat e tij, a nuk është ky një krim i përbashkët, a nuk është kjo një organizatë kriminale?
Më keni dëgjuar t’i them Dumanit se drejton organizatë kriminale, po mo po, kriminale, shumë të rrezikshme, sepse vjedhjen e shekullit, vjedhje në të cilën Edi Rama, Engjëll Agaçi, Artur Metani, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Lefter Koka, etj, kanë vepruar si një organizatë kriminale duke dëmtuar vendin në 30 vite 1 miliard. Duke zhdukur gjer sot 200 milionë euro për tre djegësa që nuk ekziston asnjëri.
Të gjitha këto i mbulon Dumani, i mbulon Kraja.
A e dini se çfarë ndodh në Skapin e partisë miq? Ua them unë. Zihen si cackej njëri me tjetrin, pse nuk arreston ti këtë, nuk arrestoj unë atë, pse mbron ti këtë, unë do të mbroj atë.
Ky është sot Skapi dhe vërsulet si hiena kundër opozitës”, theksoi Berisha./ CNA
Lulzim Basha, me një lëvizje sabotuese ndaj opozitës, ka n...
Lulzim Basha ka filluar të sabotojë opozitën, duke vij...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe thekson se ...
Prej disa javësh tashmë, Lul Basha dhe Enkelejd Alibea...
Në Komisionin e Reformës Zgjedhore, pati përplasje mes...
Partia Demokratike ka reaguar për kërcënimin që iu bë ...
Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit të Reform...
Përplasje në Komisionin e Reformës Zgjedhore mes Damian Gj...
Deputetët e opozitës kanë mundur të futen brenda sallë...
Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja e Grupit të Part...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Në media dhe jo vetëm zien prej muajsh çështja e shumë...
Prej datës 17-18 janar, CNA zbuloi ekskluzivisht skemën dh...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatin e krijuar...
“A janë të mjaftueshme 7 milionë lekë pagë për gjyqtarin k...
Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ësht...
CNA ka zbuluar skenarin e mazhorancës për seancën plenare ...
Kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi, mblodhi sot Grupin Par...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka mbaj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...