Rama “arratiset” nga rrëmuja politike/ Kë qytet ka zgjedhur për të kaluar fundjavën me familjen
Kryeministri Edi Rama është larguar nga rrëmuja politi...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën e djeshme, ku morën pjesë mijëra qytetarë.
Në një takim me kryetarët e degëve të Tiranës, Berisha përmendi jehonën që mediat e huaja i bënë protestës së opozitës.
Gjithashtu, ai thekson se protesta e djeshme dhe mesazhi që ajo përcolli ishte suksesi më i madh në arenën ndërkombëtare.
"Së pari, edhe njëherë dua të falënderoj me mirënjohjen më të thellë, ato qytetare dhe qytetarë, të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët e atij cunami që jehoi në Shqipëri dhe botë më shumë se çdo protestë tjetër qe kemi organizuar deri më sot. Ishte ajo, nisja më dinjitoze, më e merituar e revolucionit tonë demokratik paqësor.
Nëqoftëse ne dolëm në 6 dhjetor, në protestën më të pazakontë që Shqipëria kishte njohur ndonjëherë, ne me 6 dhjetor na nxori mbrojtja e të vërtetës në shesh. Ne kishim vetëm një mesazh, që mikëpritësi juaj është turpi i Shqipërisë dhe i botës dhe se ju jeni të mirëseardhur në këtë vend, si miq të mëdhej të kombit tonë.
Ne e ndërmorrëm atë akt sepse nuk mundesh kurrë të pranonim që një samit evropian të përdorej për kreun e një organizate kriminale si makeup. Nuk mund ta pranonim ne një gjë të tillë. Por në një hark kohor të shkurtër u faktua para gjithë botës sa të drejtë kishim ne.
Në dhjetor mediat e botës e dhanë lajmin gjerësisht protestën tonë, por mbizotëroi lajmi i atentatit që ata bënë. Megjithatë në dhjetor pati edhe nga ata që thanë se ishin tensione të brendshme politike. Koha provoi se ne dolëm për të vërtetën në rrugë, për të ju thënë të vërtetën liderëve evropiane se çfarë përfaqësonte Edi Rama. Se koha provoi se ne bëmë një nga veprimet më të goditura, më të duhura të ekzistencës tonë.
Zhvillimet e mëpasshme, faktuan se ky individ, ky njeri dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë nuk njohin asnjë kufi, asnjë normë, asnjë ligj, asnjë moral. Nuk ndalen para asnjë veprimi për hir të pushtetit të tyre të krimit.
Hapja dje e revolucionit tonë, me një protestë aq madhështore ka pushtuar të gjithë mediat e botës. Agjencitë më të mëdha, por tani siç ishte Shqipëria në mesin e ciklonit gjatë dy javëve, në protestën tonë, në lajmet, ishte Edi Rama me McGonigalin, që kishte korruptuar dhe e kishte porositur si vrasës me pagesë kundër opozitës. Nuk kishte sukses më të madh në arenën ndërkombëtare se sa ky. Protestën tonë e përcollën gjerësisht të gjitha agjencitë, të gjitha mediat e mëdha të Amerikës, Europës, Kanadasë dhe vendeve të lira", theksoi ai./ CNA.al
Kryeministri Edi Rama është larguar nga rrëmuja politi...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës ka ...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka folur lidhur me protest...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka publikuar një video në ...
Deputeti dhe kandidati i PD-së për Bashkinë e Elbasani...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina Topal...
Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka reaguar pas...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, ka folur lidhur me ...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi, e ka cilësuar...
Deputeti i PD-së, Luan Baçi dhe avokatja Adriana Kalaj...
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, së bashku me Albana...
Të hënën më 13 shkurt, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka njof...
Protestuesit kanë mbërritur në selinë blu pas mbylljes së pr...
Protesta e opozitës është zhvendosur nga sheshi përpara Krye...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve...
Gjatë fjalës së tij nga protesta, kryetari i PD-së, Sali Ber...
Kryetari i PD, Sali Berisha, ka “elektrizuar” protestuesit, ...
Rreth një orë më parë ka filluar protesta e opozitës para kr...
Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka...
Plot mesazhe ironizuese në drejtim të qeverisë vijnë nga p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...