Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë takimit me mësues, prindër e përfaqësues të komunitetit të njësisë nr.5 në kryeqytet, i zhvilluar në shkollën e mesme të përgjithshme “Besnik Sykja”, tha se mbyllja e ‘TikTok’-ut ka qenë hapi i duhur. Rama tha se ky vendim ofron një mbrojtje nga një influencë shumë negative për të rinjtë dhe adoleshentët.
Raam theksoi se ky proces u realizua falë ndërveprimit dhe konsultimit me mësuesit dhe prindërit.
Rama shtoi se hapja e platformës nga të ashtuquajturat VPN të lira që gjenden në internet është shumë e rrezikshme sepse ato praktikisht e bëjnë telefonin të grabitshëm me të gjitha të dhënat që ka brenda.
“Dua ta nis nga fakti që kur hyra mu përsërit në mendje gjithë ai cikli shumë interesant i takimeve që zhvilluam bashkë me Ogertën, me mësuesit dhe me prindërit në të gjithë territorin. Ndodhi si rezultat i nevojës për të këshilluar dhe për të dëgjuar opinionin e mësuesve edhe të prindërve lidhur me TikTok, por në ndërkohë aty mundëm, unë ta paktën, të dëgjoj dhe të mësoj shumë gjëra nga ai ndërveprim.
Më vjen mirë që sot TikTok është mbyllur dhe që fëmijëve, nxënësve iu kemi siguruar një mbrojtje nga një influencë shumë negative që i qëndronte mbi kokë 24/24. Përfitoj nga rasti ta përsëris për të gjithë dhe mirë është që mësuesit t’ia thonë prindërve, por edhe nxënësve që përpjekja për të instaluar TikTok, duke përdorur të ashtuquajtura VPN të lira që gjenden në internet është shumë e rrezikshme sepse ato praktikisht e bëjnë telefonin të grabitshëm me të gjitha të dhënat që ka brenda, kështu që prindërit duhet të jenë të vëmendshëm në këtë aspekt.
Në ndërkohë, që ne kemi hyrë në një dialog me kompaninë, nëpërmjet AKSHI-t dhe Ministrisë së Arsimit dhe kemi kërkuar nga kompania që nëse do të ketë përsëri akses në Republikën e Shqipërisë duhet të na paraqesë një propozim të besueshëm dhe bindes për një numër të caktuar filtrash sigurie për fëmijët tanë.
Dhe njëkohësisht dhe një program specifik për të stimuluar mësimin, për të stimuluar mësimin e shkencës, të matematikës e kështu me radhë, gjëra që në fakt TikTok i ka në gamën e vet të shërbimeve. Patjetër edhe për pjesë të tjera të parrezikshme, ndërkohë që duhet të na garantojë që fëmijët dhe adoleshentet janë të mbrojtur nga pjesët e rrezikshme.
Kompania e ka marrë shumë seriozisht në këndvështrimin tim dhe na ka premtuar që do të na e paraqes këtë propozimi.
I kam thënë dhe i kemi thënë që në të gjitha rastet çfarë kompania do të na ofrojë do duhet të ndahet me mësuesit dhe me prindërit. Do duhet të marri edhe një miratim nga ana e tyre në kuptimin që mesuesit dhe prindërit duhet të jenë të informuar se për çfarë bëhet fjalë. Pra, cilat ndryshime do të bëhen dhe çfarë do të sjellin këto ndryshime. Kështu që shpresoj, besoj që në një kohë jo shumë të largët ata do të vijnë në Shqipëri dhe ne do të kemi mundësi pastaj që të rikthehemi përsëri tek ju dhe t’i ndajmë këto të dhëna që do marrim nga propozimi i kompanisë.
Por, ajo që ndodh është që në fakt është çdo minutë dhe unë prandaj besoj shumë që mbyllja e TikTok nuk është se ka zgjidhur gjithë këtë problematikë, por ama ka qenë hapi i duhur dhe unë i falënderoj të gjithë mësuesit dhe prindërit, 95% e tyre na kanë inkurajuar që ta hedhim këtë hap.
Nuk ka qenë një hap i lehtë. Ne s’jemi as Amerika, as Britania, ne jemi një vend i vogël dhe TikTok është sa shumë shtete si ne të bëra bashkë, por besoj që kemi bërë gjënë e duhur dhe kemi bërë detyrën.
Nga ana tjetër po ashtu, unë besoj që mbase nuk kemi forcat që të përballemi me këtë universin paralel, ku fëmijët tanë jetojnë një pjesë të madhe të kohës së tyre dhe ku ne e kemi të pamundur që të penetrojmë, por nga ana tjetër nuk duhet të dorëzohemi dhe e vetmja rrugë që unë shoh, që ne shohim është që të ngremë në një nivel tjetër ndërveprimi mes shkollës, prindërve dhe institucioneve”,-tha Rama./CNA
Kryetari i FRPD-së, Besart Xhaferri ka deklaruar sot se ka...
Frida Mavriqi, drejtuesja e qarkut të Fierit në Partinë Mu...
Drejtuesi Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, Tau...
Drejtuesi i PD-së për Qarkun Tiranë, Belind Këlliçi është ...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku zhvilloi sot një ins...
Sot në Tiranë u prezantua Programi për Sportet i Partisë D...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me mësuesit n...
Kandidati i PS-së për Vlorën në listën e hapur, Ardit Bido...
Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pak minuta më parë sa i pë...
Sot u prezantua programi për Rininë i PD-ASHM, në Amfiteat...
Sot në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve, u prezantua ...
Ministria e Brendshme ka publikuar sot listën përfundimtar...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Grigels Muçol...
Sot në ambientet e Amfiteatrit, në Universitetin e Arteve,...
Zbardhen detaje nga raporti i SPAK-ut për vitin 2024 të de...
Drejtuesi politik i PD-së, Belind Këlliçi, denoncoi pak mi...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Sot u njoftua se PD i paska nisur kërkesë SPAK-ut për të m...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, i dha ultimatum Lulzim B...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...