Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...

Partia Demokratike zhvilloi sot një ceremoni në Shkodër ku përkujtoi martirët e 2 Prillit, ku regjimi komunist vrau katër të rinj.
Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij në një video-mesazh, u shpreh se martirët e 2 Prillit ranë për t’u bërë të pavdekshëm.
Ai theksoi se 2 Prilli është kushtrim për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës dhe për të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike.
"Edi Rama, njësoj si Ramiz Alia, bën përpjekje të mëdha për të zhdukur opozitën. Edi Rama është sot përfaqësues i një regjimi që ka boshatisur Shqipërinë më shumë se çdo regjim tjetër në tërë historinë e saj", u shpreh ndër të tjera Berisha.
Fjala e plotë:
Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta. Së pari, duhet të përshëndes dhe të përulem me mirënjohje para familjarëve të martirëve të 2 Prillit, të pranishëm në këtë ceremoni.
Të përshëndes demokratet dhe demokratët e Shkodrës, qytetaret dhe qytetarët e këtij qyteti dhe mbarë shqiptarët.
Ne sot nderojmë veprën e pavdekshme të martirëve të votës së lirë, bijve të Shkodrës, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmir Kryeziu dhe Besmir Ceka që ranë për t’u bërë të pavdekshëm në një protestë kundër grabitjes së votës nga diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia dhe klika e tij.
Protestuesit paqësorë rrethuan atë ditë, më 2 prill të vitit 1991, ndërtesën e partisë së krimit, të bindur se ajo ishte projektuesja, organizatorja dhe ekzekutuesja e aktit të vjedhjes së votës dhe zgjedhjeve.
Por, protestës së tyre paqësore, diktatori Ramiz Alia dhe falangat e tij në Shkodër, iu përgjigjën me breshëri, nga të cilat ranë për t’u bërë të pavdekshëm 4 martirët e 2 prillit dhe u plagosën 87 qytetarë të tjerë në rrugët dhe sheshet e qytetit.
Të dashur miq, Artan Broci, Bujar Bishanaku, Nazmir Kryeziu dhe Besmir Ceka ranë në lule të rinisë së tyre, por sakrifica e tyre u shndërrua në dritë, në rrugën e shqiptarëve për zgjedhje të lira.
Masakra e regjimit komunist në Shkodër jehoi si një barbari në të katër anët e planetit.
Parlamenti Europian, Kongresi i SHBA, qeveritë e vendeve mike, panë tek ajo masakër fytyrën e vërtetë të regjimit që pretendonte se po pranonte pluralizmin. Sot, pas 33 vitesh, ne nderojmë dhe do nderojmë përjetë veprën e martirëve të 2 prillit.
Por duhet të jemi realistë, ne këtë vit, për herë të parë nga ajo datë, i nderojmë me kokën e ulur.
Sepse përsëri në maj të vitit që shkoi, pasardhësit e bllokmenëve hoxhistë, Edi Rama dhe suita e tij i rrëmbyen Shkodrës votën dhe fitoren. Por kësaj radhe nuk ishin falangat e Sigurimit të Shtetit, por ishin falangat e krimit më të egër, më të urryer të Shkodrës dhe Shqipërisë.
Edi Rama, siç përdori Ramiz Alia policinë politike në vitin 1991, përdori famëzinjtë Bajrat, Gjokat dhe vrasës të tjerë serialë për të mposhtur dhe dhunuar vullnetin e qytetarëve të Shkodrës, që nuk i mposhti kurrë asnjë diktaturë, asnjë pushtim.
Në këtë kontekst, ne jemi pafundësisht të detyruar ndaj idealeve dhe sakrificave të martirëve të 2 prillit. Të dashur miq, sot Edi Rama ka në duart e tij të zeza pushtet të paktën 10 për qind më shumë se ç’kishte Ramiz Alia në vitin 1991.
Ai sot kontrollon të gjitha pushtetet. Edi Rama nuk ka një polici sekrete siç kishte Ramiz Alia, por ka një aleancë të tmerrshme me krimin e organizuar në Shkodër dhe mbarë vendin, me të cilën tmerron qytetarët e lirë dhe i kontrollon ata.
Edi Rama, njësoj si Ramiz Alia, bën përpjekje të mëdha për të zhdukur opozitën. Edi Rama është sot përfaqësues i një regjimi që ka boshatisur Shqipërinë më shumë se çdo regjim tjetër në tërë historinë e saj.
Që ka boshatisur Shkodrën më shumë se çdo regjim tjetër në tërë hsitorinë e saj. Ndaj dhe kjo ditë e sakrificës sublime, e martirizimit të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmir Kryeziut dhe Besmir Cekës, është ditë kushtrimi, është ditë thirrje për çdo demokrate dhe demokrat, për të garantuar votën e lirë të shqiptarëve.
Për të rrëzuar këtë regjim dhe të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike. Edhe njëherë, nderim përjetë veprës, sakrificës së pavdekshme të martirëve të 2 prillit. Nderimin më të madh familjeve të tyre, Shkodrës, Rozafës së lirisë së shqiptarëve./CNA
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, duke marrë sh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, tr...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, u pyet...
Të martën u zhvillua në Gjykatën e Tiranës, seanca për...
Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë është shoqë...
Këtë të martë ishte parashikuar të mbahej seanca në GJ...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi hetime për...
Këtë të hënë do të mblidhen dy Komisionet Hetimore për rrj...
Në lidhje me inceneratorin e Tiranës, Belind Këlliçi dekla...
Belind Këlliçi, anëtari i Kryesisë së PD-së ka bërë një de...
Sipas Belind Këlliçit, Prokuroria e Posaçme SPAK duhet të ...
Analisti dhe gazetari Andi Bushati, nga emisioni “Çim ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këll...
Lideri demokrat Sali Berisha, mbrëmjen e sotme ka kujtuar ...
Ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka deklaruar se do t...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar nj...
Gazetari Julian Hoxhaj, ka folur në lidhje me dosjen “5 D”...
“Të arrestohet menjëherë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Ve...
t Specialisti i Çështjeve Ekonomike në Partinë Demokrat...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...