“Nazeli dhe tekanjozë”/ Rama, porosi mjekëve: Mos e hani ministren e re
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu as batutat dhe as mesazhe...
Kryeministri Rama vijoi sot me prezantimin e ministrave të rinj të kabinetit, të cilët morën zyrtarisht drejtimin e ministrive përkatëse.
Prof. Dr. Evis Sala është ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, të cilën Kryeministri Rama e prezantoi sot në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza, si një ish-studente të shkëlqyer të Fakultetit të Mjekësisë, e cila prej thuajse 30 vitesh ka krijuar një karrierë nga më mbresëlënëset ndër shqiptarët nëpër Europë apo në botë, duke spikatur si mjeke, si akademike dhe si drejtuese në disa prej universiteteve dhe qendrave më të njohura të botës.
Gjatë fjalës së tij, Rama bëri një analizë të asaj që qeveria ka bërë në mandatet e mëparshme, ndërsa ndau dhe vizionin e asaj që do të bëjë në Shëndetësi në mandatin e katërt.
“Në mandatin tonë të parë, ne mbyllëm gropat e thella të borxheve të trashëguara të sistemit tonë shëndetësor.
Në dy mandatet e tjera bëmë investime të qenësishme për të transformuar infrastrukturën e sistemit tonë shëndetësor, ku praktikisht transformuam shumë spitale, ndërtuam spitale të reja dhe qindra e qindra Qendra Shëndetësore.
Në mandatin e tretë rritëm në mënyrë të konsiderueshme pagat e mjekëve dhe të infermierëve, duke i vendosur në një nivel të përafërt me rajonin.
Ndërkohë që në mandatin e katërt duam të shkojmë më tej dhe të hyjmë më thellë në përmbajtjen e transformimit për sa i përket asaj që duhet që shëndetësia, sistemi ynë shëndetësor, shërbimi ynë shëndetësor t’u ofrojë qytetarëve përtej infrastrukturës së transformuar dhe përtej asaj që u detyrohemi mjekëve dhe infermierëve si shpërblim punës të tyre.
Besoj që disa piketa kyçe janë vendosur. Është shumë e qartë që janë dy shtylla të rëndësishme mbi të cilat ne do të mbështetemi, nga njëra anë krijimi i mëtejshëm dhe zgjerimi i aleancave me ekselencat ndërkombëtare dhe nga ana tjetër futja me përparësi e Inteligjencës Artificiale në sistemin tonë shëndetësor.
Në aspektin e parë kemi hapur tanimë një trase dhe këtu në territoret e QSUT-së kemi firmosur edhe një marrëveshje me një nga ekselencat italiane dhe europiane, qoftë për administrimin e QSUT-së, qoftë edhe për universitetin që duam të krijojmë një sinergji mes universitetit “Vita e Salute” dhe universitetit tonë të mjekësisë.
Kemi nisur një bashkëpunim të drejtpërdrejtë për Spitalin Onkologjik me një ndër spitalet më të mira të botës, numri tetë në botë, 'Sheba' në Izrael. Duam të shkojmë më tutje me hapjen e një universiteti të ri mjekësor në Fier, pranë spitalit 'Memorial'.
Duam të shkojmë më tutje edhe me ndërtimin e një spitali ekselencë që të ofrojë dhe shërbime, si pikë referimi i turizmit shëndetësor dhe që të jetë në gjendje të përballojë kërkesat shumë të larta përgjatë, sidomos sezonit veror, për shërbimin spitalor. Dhe nga ana tjetër, jemi në diskutime për të lidhur një partneritet strategjik me një ndër kompanitë më të mirënjohura në fushën e Inteligjencës Artificiale në shërbim të shëndetësisë, e cila praktikisht është i vetmi 'unicorn' në shëndetësi që deri tani ka Mbretëria e Bashkuar.
Të gjitha këto dhe të tjera, sigurisht që do të jetë në fokusin e ministres së re, së cilës po ia kaloj fjalën për të thënë disa gjëra sot në ditën e prezantimit të saj dhe patjetër, duke i uruar punë të mbarë me kolegët e dikurshëm, në të njëjtat territore dhe me kolegët e rigjetur në po këto territore, pas një xhiroje të botës, dhe duke shpresuar që mirëkuptimi i padiskutueshëm profesional do të sjellë pastaj edhe mirëkuptimin e domosdoshëm në aspektin e administrimit secili dhe secila sipas nivelit të përgjegjësisë dhe pozicionit të vet”, tha Rama./ CNA
Kryeministri Edi Rama nuk kurseu as batutat dhe as mesazhe...
Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala ka vënë gishtin në një ...
Sot kryeministri Edi Rama prezantoi ministren e re të Shën...
Kryetari i Grupit Parlamentaar të PD, i pyetur në një stud...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në një dal...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi me anë të n...
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj në...
Anëtarja demokrate e Këshillit Bashkiak, Ilda Zhulali e ft...
Gazeteri Andi Bushati i ftuar në Syri Tv ka folur për kërk...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i ftuar në...
Korçari i famshëm, Ilir Vrenozi, i është drejtuar sot me n...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u është përgjigjur mediave të ...
Deputeti i PD-së, Xhelal Mziu, ka reaguar për herë të parë...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se duhet një reformë...
Kryeministri Edi Rama, nga Ministria e Brendshme ku ka pre...
Sot në Presidencë është paraqitur kabineti i qeverisë Rama...
Sot në presidencë Edi Rama është betuar si kryeministri i ...
Pak pas mesnatës në murin rrethues të banesës së deputetit...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka deklaruar se opozita ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi sot proc...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...