web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Lum ata që kanë Pallatin me Shigjeta”/ Rama: Pas 35 vitesh nuk kemi një sistem adresash

19 Shtator 2025, 13:20, Politikë CNA

“Lum ata që kanë Pallatin me Shigjeta”/ Rama: Pas 35

Kryeministri Edi Rama, nga Ministria e Brendshme ku ka prezantuar ministren e zgjedhur të Brendshme, Albana Koçiu, ka ngritur shqetësimin se ende pas 35 vitesh në Shqipëri nuk ka një sistem integral adresash.

“Ministri i Brendshëm nuk është kryepolic. Ndryshimi radikal i profilit të ministrit të Brendshëm është pikënisja e ndryshimit cilësor që Koçiu duhet të sjellë në qasjen e kësaj ministrie në mbarëvajtjen e punëve të brendshme të Republikës së Shqipërisë. Si rezultat i fokusimit të kësaj ministrie për dekada ekskluzivisht te policia, 35 vjet transformime demografike dhe fizike i vendbanimeve të Shqipërisë që nga Tirana që janë sot shumë më të mëdha seç ishin 35 vite më parë nuk e kemi ende një sistem funksional integral adresash.

Akoma sot na e gjejnë shtëpinë me të pyetur apo me shenja në rrugë.

Lum ata që kanë Pallatin me Shigjeta”, tha Rama./ CNA

 





Lajmet e fundit nga