Protestë brenda dhe jashtë Kuvendit/ Seanca plenare, me 8 deputetë të përjashtuar të PD-së
Seanca plenare e Kuvendit, që nis në orën 10:00 do të zhvi...

Ledina Mandija, kryetare e grupit të auditimit për financimet në PD, deklaroi në studion e lajmeve në "MCN TV" se mospranimi i mazhorancës për të ngritur një komision hetimor për çështjen “McGonigal” tregon që parlamentarizmi në vendin tonë ka rënë dhe se dhuna është e dukshme.
E ndalur te hetimet që po kryen PD për financimet ruse, Mandija tha se është çështje ditësh që raporti të bëhet publik për mediat dhe se për të bërë transparencë me gjithçka pjesë e procesit janë bërë dhe ekspertë të pavarur.
Sipas saj, Basha nuk ka pranuar të intervistohet nga komisioni, dhe se me këtë veprim ai tregon një papërgjegjshmëri totale pasi nuk ka pranuar të bashkëpunojë dhe pas daljes në dritë të skandalit “McGonigal”.
“Raporti është çështje ditësh që të publikohet. Kemi marrë çdo veprim, dhe kemi thirrur dhe ekspertë të pavarur. Janë persona të niveleve të larta që në mënyrë të pavarur do të bëjnë leximin e dokumentacioneve të vendosura në dispozicion nga institucionet shtetërore. Pranë PD-së nuk gjetëm asnjë dokument, grupi i vulës nuk ishte bashkëpunues për të bërë transparente para demokrateve këtë çështje.
Kemi operuar, kemi kërkuar dokumentacion në Prokurori, Gjykatë, KQZ, duke u dërguar pyetësorë anëtarëve të kryesisë, kemi thirrur në intervistë dhe Bashën, dhe nuk ka pranuar të pyetet në lidhje me financimin me para ruse.
Në dokumentet që janë në dosjen hetimore të Prokurorisë ka korrespondenca qoftë me organet e drejtësisë amerikane, ku janë vënë në dispozicion përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe deklarimet e Nik Muzin, por nuk është vazhduar nga ana e Prokurorisë shqiptare për ta thirrur si dëshmitar.
Deklarimet janë që Muzin ka marrë gjoja 500 mijë dollarë, por s’ka asnjë dokument, asnjë provë që këto para janë dalë nga PD-ja dhe i janë vendosur në dispozicion Muzin për të lobuar për PD-në. Personat që i kanë kryer këto veprime janë për t’u hetuar u takojnë organeve të drejtësisë. Nëse ka persona të implikuar, nuk mund të njollosin emrin e PD-së.
Nuk e di nëse ka pasur lidhje Basha. Nëse akuza që ka hetuar dhe ka pushuar hetimet dhe ka dështuar për të implikuar dhe Muzin që të ishte pjesë e hetimit këto u takojnë atyre. Komisioni i auditimit ku do të paraqitet dhe raporti është për të bërë transparencë në lidhje me dokumentacion, apo transfertave bankare sa i takon PD-së për lobimet. Në rolin e Bashës do të hetojnë organet e hetimet.
Çështjet e hetimet në lidhje me Bashën nëse do të ketë apo jo thellime i takojnë Prokurorisë”, është shprehur Mandija.
Më tej ajo ka treguar se për këtë hetim kanë thirrur personat që kanë qenë të ngarkuar me detyra në PD si ish-sekretari i përgjithshëm.
“Basha dhe një person tjetër nuk kanë denjuar të shprehen, dhe persona të tjerë nuk kanë pranuar. Komisioni ka operuar në bazën e dokumentacionit. Reflektimi do të jetë tek ajo që thotë eksperti. Berisha nuk duhet të ishte i thirrur në intervistë. Në atë kohë funksione kanë ushtruar Basha, sekretari i përgjithshëm.
Është cenim që i është bërë emrit të PD-së si forcë e djathtë. Nga 'Mcgonigal' po kuptojmë dhe implikimin e Ramës për të njollosur PD-në. Basha duhet të kishte bashkëpunuar, për këtë arsye duke parë që dhe Rama ka dashur të implikojë qoftë atë vetë dhe emrin e PD-së.
Fakti që Basha ka qenë pasiv dhe nuk është ndier me ngjarjet që kanë ndodhur tregon papërgjegjshmëri të ish-kryetarit. Nuk dua të besoj që kemi të bëjmë me një bashkëpunim për të njollosur emrin e PD-së, është papërgjegjshmëri që në çdo rast çdo demokrat duhet të mendojë për të mbrojtur PD-në”, është shprehur më tej ajo./CNA.al
Seanca plenare e Kuvendit, që nis në orën 10:00 do të zhvi...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi mund të kandidojë në zg...
Ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi,...
Kreu i PL-së, Ilir Meta është pyetur për rreth 3 orë n...
Belind Këlliçi ka publikuar të tjera foto nga takimet me b...
Mjeku Gjergji Gjata është prezantuar sot zyrtarisht si...
Partia Demokratike, edhe pse i janë përjashtuar disa deput...
Kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliç...
Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar menjëherë pas Gjyka...
Pranvera Rizai është kandidate e grupit të Alibeajt, për k...
Në rrugëtimin që bëri në njësinë nr.3, kandidati i Partisë...
“Nesër u bëj thirrje qytetarëve që të protestojmë me fuqin...
Kandidati i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka vijuar...
Pas mbledhjes me grupin parlamentar, kreu i PD-së, Sali Be...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një dalje për mediat ka fol...
Saimir Korreshi, deputeti i Partisë Demokratike, i ftuar n...
“Miratimi i fondeve vjetore të partive politike do të shty...
Arian Galdini i LRE-së, ka shpërndarë një njoftim për medi...
Ish-zëvendësministri i Financave, Sherefedin Shehu, ka ngr...
Deputeti Kreshnik Çollaku sot ka dalë kundër Partisë s...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...