Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla i është drejtuar me një letër të gjithë kolegëve deputetë, me rastin e fundvitit.
Ajo shkruan se vitin tjetër duhet të shmangen tensionet dhe retorikat me debate në sallën e parlamentit.
Nikolla shkruan se debatet janë thelbi i demokracisë parlamentare por se fjala duhet të shoqërohet me përgjegjësi e qytetari.
Letra e plotë:
“Me rastin e mbylljes së sesionit parlamentar, dëshiroj t’ju falenderoj të gjithë Ju, deputetë të mazhorancës dhe opozitës, për kontributin Tuaj në debatin parlamentar të të gjitha përmasave, në ushtrimin e funksioneve dhe në veprimtaritë e Kuvendit të Shqipërisë.
Sesioni që sapo mbyllëm ishte një kohë punësh të rëndësishme për hartimin e akteve ligjore, kontrollin e monitorimin e qeverisë dhe mbështetjen e institucioneve të pavarura.
16 seancat plenare, 85 mbledhjet e komisioneve të përhershme dhe dhjetra veprimtari të tjera parlamentare, i kemi realizuar bashkarisht, në komunikim me njeri-tjetrin, ku ka mbizotëruar transparenca në rritje si shërbim ndaj qytetarëve.
Në punën time të përditshme jam përpjekur t’i qëndroj besnike angazhimit tim publik për të qenë e paanshme, në mënyrë që të gjithë deputetët të gëzojnë hapësirat dhe aksesin në seancat plenare, komisionet dhe veprimtaritë e tjera parlamentare, sipas Kushtetutës dhe Rregullores.
Janë të mirëpritura debatet dhe mospajtimi midis shumicës dhe pakicës. Ato përbëjnë thelbin e demokracisë parlamentare. Kultura joetike dhe joqytetare e debatit është një shembull i keq për shoqërinë dhe, si e tillë, e papranueshme dhe e dëmshme.
Kolege dhe kolegë të nderuar,
I bëj apel ndërgjegjes Suaj qytetare që në çdo debat të respektojmë kodet tona zakonore, kuvendet e odat shqiptare, të gjithë atë që ne e konsiderojmë traditë të vyer dhe krenohemi me të.
Liria e fjalës është dhe do të mbetet thelbi i demokracisë. Që kjo liri të mos cenohet kurrë, fjala duhet të udhëtojë gjithmonë përkrah përgjegjësiaë, akuza përkrah faktit.
Me modesti Ju sjell në vëmendje maksimën e Papa Françeskut se moskontrolli i fjalëve të këqia sjell edhe moskontrollin e ndenjave dhe shkakton një ndotje shumë më të madhe sesa ndotja e mjedisit.
Përfitoj nga ky rast për të përsëritur urimin tim për një vit të ri të mbarë për vendin tonë të dashur, Shqipërinë, dhe shëndet e gëzime në familjet Tuaja!
Sinqerisht, Lindita NIKOLLA”- shkroi Nikolla./CNA.al
Gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Njësisë nr.8, kr...
Ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi, i cili ishte ...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvi...
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pas humbjes nga jeta...
Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se z...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur s...
Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar gjuhën fyese të përdo...
Deputetja Jorida Tabaku ka publikuar disa foto nga dre...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, është shpr...
Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së, po bën fushatë për zgje...
Analisti Andi Bushati ka folur lidhur me mënyrën e qev...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një k...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka shpërnd...
Kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj, duket se është zbutur p...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se k...
Ilir Meta, kreu i PL-së, ka akuzuar kryeministrin e Edi Ra...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka folur me optim...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dënuar veprim...
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë se ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj është shprehur se një qendër e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...