
Në vitin 2000, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha që sot është në aleancë me Ilir Metën, hidhte akuza ndaj këtij të fundit për vjedhjen e Thesarit të Shtetit në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë.
Ndonëse PD-ja kërkonte interpelancë, kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta nuk pranonte të diskutonte për këtë çështje në Parlament dhe këtë gjë Berisha e përkthente si përfshirje të Metës në vjedhjen e floririt.
“Meta u deklaroi shqiptarëve se Berisha kishte të drejtë, por nuk u kërkoi të falur atyre për mashtrimin e madh dhe publik që u bëri nëpërmjet zëdhënësit të tij se kanë humbur lingota dhe nuk kanë humbur monedha, se Thesari është vjedhur në mars të vitit 1997 dhe nuk është vjedhur në fund të vitit 1999, se kontollin e kemi bërë në mars, pastaj do të deklaronte se është bërë në prill, ndërkohë që prokuroria ka bllokuar çdo gjë”, shprehej Berisha.
Kreu i demokratëve pretendonte se kryeministri ose kishte mbushur xhepat me flori, ose po heshte për grabitjen për shkak të lidhjeve të krimit dhe të mafies.
“Meta ishte po aq transparent sa çmund të jetë njeriu që ka mbushur xhepat me monedhat e Thesarit ose njeriu, i cili për shkak të lidhjeve të krimit dhe të mafies nuk guxon të denoncojë kusarët e vërtetë të Thesarit.
Në rast se Meta u deklaroi shqiptarëve se ka të drejtë Berisha, atij i takon që më parë të denoncojë publikisht njeriun që braktisi objektin e ruajtjes së Thesarit dhe që krijoi kushtet për grabitjen e tij në bashkëpunim me Guvernatorin Cani”, deklaronte kryetari i PD-së.
Në 23 maj të vitit 2000, gazeta “Rilinda Demokratike” shkruante se Berisha kërkonte me insistim dorëheqjen e Ilir Metës si kryeministër dhe të Shkëlqim Canit si Guvernator të Bankës së Shqipërisë.
Sipas tij, dorëheqja e Metës dhe Canit do të shërbente për zbardhjen e së vërtetës mbi grabitjen e thesarit./ B.A. - CNA.al

Deputeti demokrat Edi Paloka ka deklaruar se protesta ...
Kreu i PAA, Agron Duka, ka deklaruar se qëndrimi i tij...
Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reagu...
Ish deputeti Myslim Murrizi ka folur për protestën e o...
Grupi i përçarësve të Enkelejd Alibeajt është katandis...
9 deputetë të Partisë Demokratike nga grupi i përçarësve, ...
Pas akuzave të kreut të PD-së, Sali Berisha, ka reaguar kr...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Shkodra në një konferencë ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në mes të ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka shkuar sot në Shkodër në qa...
Jorida Tabaku, deputetja e PD-së, në mbledhjen e Komisioni...
Deputeti Bujar Leskaj ka dhënë tri këshilla për demokr...
Deputeti dhe kandidati në primaret e PD-së, Belind Këlliçi...
Ditën e sotme është prezantuar një tjetër kandidaturë për ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar se protesta e r...
Aktori dhe kandidati i primareve të PD-së për Tiranën,...
Ilir Alimehmeti, kandidati për primaret e PD-së për Ti...
Gerti Bogdani, kandidati i inceneratorëve në primaret ...
Belind Këlliçi, kandidati për primaret e PD-së për Tir...
Adriana Kalaja, kandidatja e primareve të PD-së për Ba...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...