Ndryshimet në Komisione/ Miratohet projektvendimi
Kuvendi ka miratuar projektvendimin për strukturën e re të...

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj kritikave dhe akuzave të opozitës për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe arkitekturën politike të komisioneve.
Balla tha se opozita gjithçka që do t’i propozohej do ta kundërshtonte. Kreu i grupit parlamentar socialist tha se mazhoranca u votua për ta çuar përpara agjendën dhe deri në vitin 2029 të mbyllin anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe se struktura me 11 komisione përqas agjendën me BE-në.
“E vërteta është ndryshe, ne jemi shumë dakord që ju nuk jeni dakord për të rënë dakord me ne. Ne e dimë, sikur gjithçka të kishim sjellë ne këtu, që të them të drejtën pati marrë mirëkuptimin tuaj 4 vite më parë, kur e kemi iniciuar për herë të parë këtë çështje. Ishte Rrushaj kryetar i grupit dhe folëm për domosdoshmërinë e ndryshimit të Kuvendit. E paimagjinueshme, Komisioni i Ligjeve me 26 anëtarë ka vende që me 40 kanë Kuvendin. E di si thoni ju, kur ne jemi dakord, Kushtetuta mund të shkelet, ose shkelja nuk është antikushtetuese.
Dëgjova edhe një deputet që ka firmosur procesverbalin më 14 shtator 2017, me kërkesë të PD-së. Brenda së njëjtës ditë u depozitua propozimi për ndryshimin e nenit 20, brenda së njëjtës ditë ngritëm Këshillin e Rregullores dhe e votuam ndryshimin. Tani kjo është antikushtetuese, në shkelje të rregullores, as unë si kryetar grupi, as kjo mazhorancë s’do të bëjmë asnjë hap pas, ku s’ka asnjë shkelje.
Këtu nuk ka shkelje, jemi në një fazë që parashikohet faza e konstituimit. Ende nuk e kemi mbyllur, duhet të mbyllim kryesinë e komisioneve që nesër të shkojmë te konferenca e kryetarëve.
Ne nuk mund të bëjmë teatër, dhe as juve këtë teatrin që e dini që s’jeni dakord. Juve kështu u është thënë, të mos jeni dakord. Ne kemi përgjegjësi, jemi votuar për këtë agjendë, kemi marrë një mandat që të mbyllim në 2029 anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria në BE ka nevojë për një Kuvend që e përqas agjendën e punës me kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE. Na duhet të votojmë të gjitha ato komisione, Kuvendi ta organizojë punën në 11 komisione”, tha Balla.
Edhe një herë tjetër Balla tha se nuk është shkrirë Komisioni i Integrimit. Ai tha se Marta Kos, Kosta dhe Von der Leyen mendojnë si mazhoranca, ndërsa opozita mendon ndryshe për komisionin.
"Nuk e kemi shkrirë Komisionin e Integrimit. Sot e 20 vite më parë në këtë sallë kemi pasur një nen që e konsideronte si komision të dorës së dytë, ne do ta shkrijmë atë nen. Ne po e ngremë në nivelin më të lartë që ky komision ka që nga 2005 kur u ngrit për herë të parë. PS, Europën dhe punët e jashtme i sheh bashkë, ju veç e veç. Edhe fushata tregoi se ne e kishim Europën në qendër të vëmendjes, ju Europën nuk e përmendët. Ne kemi pritshmëri t’i mbyllim negociatat brenda 2029-ës, edhe Kos, edhe Kosta, edhe Von der Leyen mendojnë si ne, ju mendoni ndryshe. Në mars të 2025, në thamë ç'do të thoni ju, ju kështu do të thoni edhe në shtator të 2029-ës”, deklaroi Balla./CNA
Kuvendi ka miratuar projektvendimin për strukturën e re të...
Deputetja Ina Zhupa kundërshtoi ndryshimet në rregulloren ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në fjalën ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur me tone të ashpra në ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, tha se ndrys...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e ...
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet socia...
Kryetarja e Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaj...
Ditën e sotme u zhvillua seanca parlamentare ku u bënë me ...
Gjatë gjithë fushatës, Jorida në çdo takim me votues, por si...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë me dije emrat n...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë me dije emrat e...
Pas ndërprerjes së seancës parlamentare në Kuvend, është z...
Ndërpritet seanca plenare për të rinisur sërish sot në orë...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka bërë me dije sot në ...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar ...
Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla i është përg...
Nis seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë. Seanca drejto...
Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me Komisio...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...