Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...

Sipërmarrësi dhe biznesmeni, Gjergj Luca reagoi në lidhje me koalicionin e zgjeruar të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj. Luca, ironizoi me partitë e tjera pjesëmarrëse të koalicionit ndërsa në fund mesazhin e mbyll se edhe ai kërkon vendin që i takon në këtë koalicion si një demokrat i vjetër.
“Sapo erdha në aeroportin e Athinës, po kthehem nga Izraeli pas dy ditësh të një vizite shumë të suksesshme. Edhe hapa tani këtë tallavanë tonë, ju lutem më ndiqni vetëm pak se mbase është pak listë e gjatë, por do t’ju lexoj aleatët e partisë sime.
Ore zotëri, të partisë sime, janë 26 parti e nuk shoh veten unë kërkund. Partia Demokratike e Shqipërië, pra partia ime e kryesuar nga naltmadhëria e tij, Partia e Lirisë e përfaqësuar nga Likja, Partia Republikane me Fatmir Mediun, Partia Demokristiane me të madhin Nard Ndoka, më i miri në botë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut përfaqësuar nga kryetari Vangjel Dule. Vangjel, të shkon mbas Nardit se aty-aty jeni, nuk jeni larg edhe për elektorak edhe për fe se jeni të krishterë të dy palët.

Partia Agrare Ambientaliste nga miku im Gon Duka. Për Gonin duhet me nejt serioz, se pse vazhdon këtë tallava unë se marr vesh, një djalë i mrekullueshëm për së mbari.
Partia Ndërkombëtare Konservatore Albania, përfaqësuar nga kryetari Kujtim Gjuzi. Është kryevepër miq, Kujtim Gjuzi. O Kujtim, o ta hëngsha zemrën. E mban mend sa kemi pas shitur te Bar Sahati kur u dehnim, ça lloj katunarësh na vinin rreth e përqark. Je i madh, ajo është partia që të takon Kujtim, edhe vej pak rregull aty. Merru içik me kryetarin se vetëm të vërteta flet nga goja, o Kujtim o ta hëngsha zemrën.

Partia Emigracionit Shqiptar, po mirë mo ne duam ta mbyllim emigracionin. Po çfarë do Partia e Emigracionit me ne o Doktor? Lërë këtë parti jashtë, ne duam që shqiptarët të kthehen, çështë kjo parti? Kristaq Papa…
Partia Aleanca Arbnore. Doktor, çështë ky Gjet Ndoji? Po nuk duam më luftë o Doktor, o ta hëngsha zemrën.
Partia Aleanca Europiane Ekologjike, ja këtu e kemi hallin te ekologjia se gjithë të tjerat i kemi marrë. Po Sazani është burrë i mirë dhe kur e shoh me kanatjerë që është aq ekologjik, nuk ka burrë si ai.

Partia Lëvizja e Legalitetit nga Shpëtim Anxhani, Legaliteti do të thotë që rri i fshehur, se ça do me Doktorin që del haptas nuk e di.
Partia Lëvizja Demokristiane Shqiptare. O Nard ça është ky që na ka hyrë më vlla. Mhill Kecaj, pse na ka hy ky o Nard?
Fryma e Re Demokratike e përfaqësuar nga Sali Shehu. Salën e kam mik, e kam pas ndihmuar dikur, se di a do ta ndihmoj më se mua më ka lënë rrugëve.
Partia Balli Kombëtar Shqiptar, përfaqësuar nga kryetari Adriatik Alimadhi. Balli Kombëtar më mirë se komunistat kanë qenë, por se çfarë duan bashkë me komunistat nuk e di. Partia Balli Kombëtar Demokrat, paska edhe një tjetër Ball Kombëtar, përfaqësuar nga Artur Roshi.

Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve, para vdekjes kjo Doktor apo pas vdekjes? Po kjo është partia që ti duhet të përfaqësosh, Bashkimi për Pensionistët. Këtë merr në dorë, mos na sakato ne që kemi edhe 20 vjet punë për të punuar.
Partia Aleanca e Maqedonasve, janë të mirë këta shulat. Po çdoni ju o shula me Doktorin? Do na merrni në qafë.
Partia për Drejtësi Integritet dhe Unitet, o Shpëtim po si të kanë lënë të fundit o burrë? Ne të kishim të parin, të linim në krye të tavolinës. Po si mor këta demokratët të kanë lënë në fund të tavolinës, po si e harrove bukën e vjetër?

Miqtë e mi, ju të gjithë partitë e aleancës nëse nuk i thoni Doktorin të më bëjë edhe mua atë vend që më takon, mbani mend do t’ju bëj copë”, përfundoi Luca. /CNA
Koordinatori për programin ekonomik në Partinë Demokratike...
Drejtuesi politik i PD për Qarkun e Tiranës, Belind Këlliç...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Genc Strazimiri...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në një dalje tel...
Emigrantët shqiptarë jashtë kufijve të Shqipërisë do të ke...
Senati italian miratoi sot në seancë plenare me 129 vota p...
Partia Demokratike ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kër...
Jamarbër Malltezi reagoi pasi GJKKO e la në arrest shtëpie...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi një ditë më parë tri ...
Një ditë më parë KQZ regjistroi koalicionin e PD-së me 25 ...
Pas gënjeshtrës së një dite më parë, kryebashkiaku i arres...
Kandidatja e Primareve në Elbasan, Alesia Balliu, është sh...
Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar koalicionin e P...
Partia Demokratike do të hyjë në zgjedhje në koalicion me ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me komentuesit sa u ...
Pak minuta pas mbylljes së procesit të regjistrimit të dia...
Ka përfunduar në mesnatë afati i regjistrimit të emigrantë...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se partit...
Ditën e sotme KQZ zyrtarizoi koalicionin e Partisë Demokra...
Koordinatori për Diasporën në PD, Tedi Kopliku komentoi rr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...