Të qeshura dhe shtrëngime duarsh/ Fotot e deputetëve para seancës së Kuvendit
Sot, në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet seanca plenare e d...

Po zhvillohet sot gjatë pasdites mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. Kreu i Partisë, Ilir Meta mbajti fjalën e tij përmes një audio-mesazhi. Nga burgu, Meta tha se koalicioni me Partinë Demokratike është historik.
Meta tha se programi i tij i jep fund shpopullimit të Shqipërisë përmes politikave që mbështesin e fuqizojnë familjen.
Meta shtoi se ky është një koalicion vlerash, në themel të të cilit qëndron patriotizmi, mbrojtja e familjes dhe shoqërisë nga sorosifikimi.
“Të dashur anëtarë dhe anëtare të Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë!
Duke ju përshëndetur të gjithëve dhe falenderuar për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj, dua t’ju uroj suksese në këtë mbledhje të rëndësishme, ku nuk mund të mungoja as sot.
Një vit më parë, në Konventën historike të 27 Prillit, ne miratuam programin tonë të 5 Prioriteteve madhore për 4 milion shqiptarë plus.
Sot kemi aderuar në një koalicion historik me Partinë Demokratike dhe 25 parti të tjera, jo vetëm për të garantuar rotacionin politik, por edhe për të hapur një rrugë të re, atë të realizimit të programit tonë konkret, që i jep fund shpopullimit të Shqipërisë përmes politikave që mbështesin e fuqizojnë familjen dhe çiftet e reja, përmes dyfishimit të pensioneve dhe pagave, përmes dyfishimit të mbështetjes për arsimin, me qëllim fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe të rinjve tanë.
Përmes mbështetjes të jashtëzakonshme të bujqësisë dhe ushqimit si dhe programit tonë të nxitjes të prodhimit vendas dhe investimeve përpunuese dhe prodhuese me qëllim final, shndërrimin e Shqipërisë në fuqi eksportuese.
Ky qëllim final, ky prioritet i pestë i programit tonë, Shqipëria Fuqi Eksportuese, është për ne vet Shqipëria Madhështore që do të realizojmë.
Jemi krenarë se 20 vjet më parë, me krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, garantuam jo vetëm rotacionin politik në vend, por edhe ndihmuam në zhbllokimin e Integrimit Europian të vendit.
Ne do të jemi edhe më krenarë në 12 Maj për përmbysjen e Narkoregjimit dhe të Narkoekonomisë, që jo vetëm kanë dëbuar 1 milionë shqiptarë, por edhe aktualisht kanë zhytur në varfëri ekstreme 42% të popullsisë së mbetur.
Ky është së pari një koalicion vlerash, në themel të të cilit qëndron patriotizmi, mbrojtja e familjes dhe shoqërisë nga sorosifikimi, por edhe modeli ekonomik që mbështet prodhimin vendas dhe fuqizon eksportet.
Që të jeni në dijeni, Partia e Lirisë më këtë koalicion ka dhe një marrëveshje për përfaqësimin parlamentar të detyruar nga Kodi Zgjedhor antidemokratik i “Rilindjes”.
Në këtë koalicion, Partia e Lirisë do të përfaqësohet në bazë të mandateve të fituara në Prill 2021.
Por duhet të shpreh bindjen time se me mënyrën e përfaqësimit dhe organizimit që ka zgjedhur Kryesia e Partisë së Lirisë, ne do të kemi në çdo rast një grup parlamentar dyshifror.
Për këtë na duhet që në listat e hapura të përzgjedhim kandidatë sa më përbashkues dhe përfaqësues.
Po kështu dua të theksoj me forcë se prioriteti ynë më madhor është fitorja sa më e plotë e këtij koalicioni në radhë të parë.
Është shumë më e rëndësishme që koalicioni të marrë sa më shumë mandate, pasi kjo na ndihmon edhe ne, por edhe partitë e tjera aleate për të fituar më shumë mandate në listat e hapura.
Për ne është vendimtare fitorja e koalicionit, i cili është më i gjeri dhe më përfaqësuesi.
Po kështu, rezultati historik i Partisë së Lirisë, do t’i japë përmasën e duhur kësaj fitoreje historike që është në interes të mbarë shqipëtarëve kudo që ata ndodhen.
Ajo që është më e rëndësishmja në marrëveshjen e koalicionit janë të pestë prioritetet e Partisë së Lirisë",-tha Meta./CNA
Sot, në Kuvendin e Shqipërisë po mbahet seanca plenare e d...
Sot, në nisje të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka takuar deputetin italian,...
Partia Demokratike do të kandidojë në zgjedhjet e 11 majit...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e ...
Ish-ministri i Financave të PS-së, Arben Malaj, tha sot se...
Disa ditë më parë është ndarë lajmi në media se Erion Veli...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë sot një informacio...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se a...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimi...
Partia Demokratike e Shqipërisë prezantoi sot koalicionin ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka prezantua...
Nga qelia, Erion Veliaj vazhdon të japë intervista, pronon...
Drejtuesja e Departamentit të Arsimit në PD, Lili Sula, ka...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i akuzuar për korrupsion dhe p...
Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin...
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit të Partisë Soc...
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të hëne ka mble...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...