Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Këshilli Kombëtar i PD-së së vulës vendosi mbrëmjes e kësaj të enjtjeje të anulojë zgjedhjet e 29 korrikut për kreun e ri.
Një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Lulzim Basha, kandidati për kreun e Partisë Demokratike, i cili ka publikuar në rrjetet sociale disa foto nga takimet për fushatë elektorale.
Basha "ngul këmbë" se zgjedhjet e së shtunës do të mbahen. Ai deklaron se PD nuk është pronë e asnjë individi, por investim i përbashkët i demokratëve.
Statusi i plotë:
Të shtunën, më 29 korrik demokratët do të shprehin vullnetin e tyre në një nga momentet më të rëndësishme për Partinë Demokratike. Ata do të votojnë jo vetëm për kryetarin, por për të nisur një rrugëtim të ri, të organizimit, ringritjes dhe shndërrimit të PD në alternativën që duan dhe presin shqiptarët.
Gjatë këtyre javëve jam takuar dhe kam biseduar me shumë demokratë, kemi folur hapur pa asnjë kufizim për gjithçka që kemi kaluar këto kohë e se si duhet të ringremë PD.
Partia Demokratike nuk është pronë e asnjë individi, por investim i përbashkët i demokratëve, të cilët e kanë mbrojtur atë në ditë të vështira dhe pas çdo sfide i’a kanë dalë ta bëjnë atë edhe më të fortë. Jam i bindur se kështu do të ndodhë sërish, sepse këtë presin prej nesh shumica e shqiptarëve.
Ndonëse jemi përballur me një agresion të pandërprerë, nuk jemi mposhtur, as dorëzuar, por kemi qëndruar e qëndrojmë të vendosur për kauzat tona dhe më të vetëdijshëm se kurrë për vlerat që na bashkojnë e misionin që na thërret.
Ajo që është e rëndësishme për sot dhe të ardhmen e PD është qëndrimi i palëkundur për interesin kombëtar dhe standartet euroatlantike të demokracisë, barazisë para ligjit dhe konkurrencës së ndershme në politikë, ekonomi dhe kudo.
Në një lidhje të re e të pastër me të djathtën historike, me njerëzit e lirë dhe demokratë që ishin radha e parë e persekutimit komunist, me kontribuesit pas viteve ’90, me të gjithë anëtarët e partisë, qytetarët, intelektualët, gratë dhe të rinjtë, sipërmarrësit, fermerët dhe grupet e interesit, ne do të ndërtojmë alternativën më të mirë të Partisë Demokratike dhe të djathtës shqiptare.
Aleanca Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për ta çliruar ekonominë dhe për t’i çuar përpara ndryshimet kushtetuese, që do të zhbëjnë ato të 2008-ës, duke mundësuar:
Listat e hapura;
Kufizimin e mandateve;
Votën e diasporës;
Vetting-un në politikë.
Nuk ka rrugë tjetër për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç asaj që dikton lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe pastrimi i politikës nga të gjithë ata që kanë shpërdoruar besimin e qytetarëve, duke i shërbyer interesave korruptive dhe klienteliste.
Shqipëria i ka jetike ndryshimet në sistemin politik që mundësojnë kontrollin dhe balancën e pushteteve, transparencën dhe llogaridhënien para publikut.
Për këtë arsye:
Duhet të ndryshojmë formulimin e Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit;
Numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti;
Heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë;
Zgjedhjen e drejpërdrejtë të Presidentit nga populli, si mbartës dhe balancues i pushteve.
Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model që mishëron kulturën e re politike të ndërtuar mbi aktet dhe veprat e qendrestarëve, burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave që mbrojtën me vendosmëri vlerat dhe parimet që janë në themel të forcës sonë politike.
Sot ky është një mision i ri, më i rëndësishmi që nga krijimi i kësaj partie. Me shpresë të madhe dhe dhembshuri për fatet e çdo shqiptari, me besim tek Zoti, ta nisim së bashku këtë rrugëtim për Shqipërinë!/ CNA.al
Vetëm pak minuta më parë ka përfunduar mbledhja online e K...
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të vulës, i mbledh...
Këshilli Kombëtar i PD-së së vulës ka vendosur pak më parë...
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar pranim...
Partia Demokratike ka dalë me një deklartatë për operacion...
Këtë pasdite ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka bërë një thirr...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një vëzhgim për pa...
Kryesia e PD-së së vulës sulmoi Gazment Bardhin, pasi ky i...
Zgjedhjet e 23 korrikut në Rrogozhinë rezultuan me një...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili dhe ish...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me oper...
Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka qenë sot në...
Ivanka Trump, vajza e ish presidentit të SHBA, Donald Trum...
“Thash t’ua them këtyre ministrave fajtorëve, këtyre mëkat...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar shkarkimin e Da...
Ish kryeministri, Sali Berisha në deklaratë për mediat nga...
Është mbledhur ditën e sotme Asambleja Kombëtare e Partisë...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko k...
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka dekla...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...