SPAK kërkon "arrest shtëpie"/ Berisha nuk ndal akuzat për inceneratorët
Pak minuta pasi u publikua në media shkresa e SP...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, ka komentuar shkresën e SPAK-ut, ku i kërkon Kuvendit autorizimin për ndryshimin e masës së sigurisë për të.
Berisha është shprehur se është 100% dakord me procedurën dhe se do të votojë pro në Kuvend.
"Në vitin 2012 Sali Berisha ka dërguar në parlament aprovimin nga Kushtetuta të çdo lloj mbrojtjeje të deputetëve të Kuvendit. Ky ligj i qeverisë është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Edi Rama dhe është lejuar vetëm hetimi i deputetëve. Jam i gatshëm ta votoj vetë këtë ligj edhe sot nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse unë nuk kam pranuar udhrin e gjykatës është se ajo është shkelje e Kushtetutës, kam mbrojtur parlamentin dhe jo Sali Berishën. Kam refuzuar të zbatoj një urdhër antikushtetues, por për sa i përket konsistencës sime ndaj propozimit të 2012 ajo qëndron plotësisht. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjë lloj dallimi nga qytetarët e tjerë. Kjo është një kërkesë krejtësisht normale dhe jam 100% dakord. Unë kam mbrojtur parlamentin, jo Berishën. Tani parlamenti të vendosë çfarë të dojë", tha kreu i PD-së.
Të martën është zbardhur shkresa që kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i ka dërguar Kuvendit të Shqipërisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Shkresa është dërguar ditën e sotme dhe është firmosur nga kreu i SPAK-ut, Altin Dumani.
Në shkresën dërguar Kuvendit, shkruhet: “Kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin dhe heqjen e lirisë së deputetit nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurisë”.
"Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 231, 260, 288, 289 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë së deputetit Sali BERISHA, nëpërmjet zëvendësimit të masës së sigurimit personal shtrëngues nga ajo e "Detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit" parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, në atë të arrestit në burg/ arrest në shtëpi, parashikuar nga nenet 238/237 të K.Pr.Penale, në kuadrin e procedimit penal nr. 287 të vitit 2020, të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. Gjithashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse”, thuhet në shkresë./CNA
Pak minuta pasi u publikua në media shkresa e SP...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, e konsideron rrjetin ...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në nj...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, firmo...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në nj...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, në nj...
Më 27 dhjetor, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë çështjen e ...
Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri, i...
Ish-deputeti Belind Këlliçi ka bërë një denoncim të fo...
Në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, është ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në organ...
Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin e organizuar ...
Mbrëmjen e kësaj të hëne, ish-kryeministri Sali Berisha po...
Lulzim Basha për vitet të tëra me radhë pësoi vetëm humbje...
Bamir Topi është bashkuar me Lulzim Bashën. Topi këtë të ...
Me rastin e 33 vjetorit të themelimit të Partisë Demok...
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit, kry...
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i përfaqësuar nga...
Ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlli...
Partia Socialiste kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të op...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...