Kishte përshtatur lokalin për prostitucion/ Arrestohet pronarja dhe 2 persona të tjerë
"Evidentohet dhe goditet si rezultat i një hetimi dymujor,...

Kandidatja e Enkelejd Alibeajt për Bashkinë e Vaut të Dejës, Klomentina Drini, ka vizituar tregun në Shelqet.
Drini ka treguar gjendjen e mjerueshme të tregut si dhe lënien në harresë të tij nga ana e bashkisë.
Ajo ka theksuar se për të mirëqeverisur bashkinë duhet “Të duash” dhe “Të dish”, ndërkohë që kandidatët e PS-së janë aq hipokritë sa kërkojnë votat e qytetarëve pa bërë asnjë investim.
"Bashkë me ekipin tim vizituam tregun Shelqet - Një ndër tregjet më të mëdha të gjësë së gjallë në Veri të Shqipërisë dhe për shkak të pozicionit gjeografik është një pikëtakim masiv i banorëve nga të gjitha zonat që e rrethojnë, e pse jo edhe vendshkëmbim kulturash dhe eksperiencash të ndryshme.
Mirëpo realiteti është krejt tjetër, saqë është e pamundur ta besosh se bëhet fjalë për Shqipërinë e vitit 2023 anëtare e NATO-s dhe në negociata për anëtarësim në BE.
Tregu frekuentohet nga qindra e ndoshta mijëra njerëz çdo të shtunë, dikush për të shitur e dikush për të blerë, ndaj do të duhej të ishte ‘Panair Krenarie dhe Zhvillimi’ në aspektin promovues dhe tregtues të produkteve të shumta, të freskëta dhe natyrale të njerëzve të mrekullueshëm punëshumë e fjalëpakë të bashkisë sonë, që punojnë e investohen në sektorin bujqësor/blektoral, pa lënë aspak mënjanë edhe të ardhurat që arkëtohen në buxhetin e Bashkisë Vau i Dejës nga sektori Agro ??
Në fakt pamjet e demonstrojnë qartë mosinteresimin total të bashkisë në të gjithë ekzistencën e këtij tregu shumëvjeçar.
Pamjet tregojnë vetëm mjerim, se për standarde as që bëhet fjalë. I vetmi standard (nëse quhet i tillë) është pasqyrimi më real i mundshëm se si dhe sa janë vlerësuar në vite banorët taksapagues dhe vijojnë të vlerësohen po njëlloj edhe nga bashkia aktuale.
Të dashtun bashkëqytetare/ë, më vjen keq që jam e detyruar ta pranoj këtë realitet skandaloz, por se si mund të tregtohen në këto kushte mishi e peshku, bulmeti e veza, frutat e perimet, vena e vaji i ullirit, rrobat e përdorura dhe veglat e punës e plot artikuj të tjerë, vetëm ata që ju kanë drejtuar në kto 25 vite munden ta shpjegojnë ?
Ama, kjo është tallje me të gjithë ju, frekuentues/shfytëzuesit e këtij tregu, por edhe i mundit e djersës suaj, që shpenzoni për prodhimet që i nxirrni në atë treg për shitje e pastaj të përpiqeni me ato pak të ardhura të plotësoni nevojat familjare.
Për të mirëqeverisur duhet 'Të duash' dhe 'Të dish', mirëpo këta as nuk dijnë dhe as nuk duan, dhe për më keq akoma, kanë kurajën e hipokrizisë së 'turpit' të kërkojnë edhe votat tuaja për të qeverisur 4 vitet e ardhshme! Si munden se kuptoj?!
Dinjiteti juaj është i shenjtë dhe askush nuk mundet që t'ju dërgojnë po ata sekserë që ju prisnin nëpër oborre, për t'ju zhvatur ndonjë gjë, tani po ata sekserë ju vijnë me 'bakshishe' në zarf për t’ju joshur, por kjo nuk mund e nuk duhet të ndodhë.
DINJITETI JUAJ NUK ËSHTË NË SHITJE?
Ju premtoj që ndër vendimmarrjet më të para në krye të bashkisë do të jetë çështja e tregut dhe transformimi total i funksionimit dhe i plotësimit të kushteve të nevojshme në raport me standardet e kërkuara, me zona e stenda të ndara sipas kategorive të produkteve dhe ta kthejmë këtë treg realisht në Panair Zhvillimi Ekonomik.
Ne dimë se si dhe duam ta bëjmë, prandaj na mbështesni me votat tuaja e na ngarkoni me përgjegjësi që t’ju shërbejmë ashtu siç ju e meritoni", tha ajo./CNA.al
"Evidentohet dhe goditet si rezultat i një hetimi dymujor,...
Zëdhënësja e koalicionit "Bashkë Fitojmë”, Floriana Garo, ...
Zëdhënësja e fushatës së Tiranës të koalicionit “Bashk...
Deputeti socialist, Pandeli Majko, ka reaguar pas pre...
Kreu i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka dhënë një d...
PD e Enkelejd Alibeajt ka ankimuar në KAS vendimin për reg...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me banor...
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Elbasanin, Lu...
Kandidati i PS-së për Bashkinë e Elbasanit, Gledjan Llatja...
Kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, Bel...
Kandidati i PS-së për Bashkinë Vlorë, Ermal Dredha, ka...
Zëdhënësja e fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë”,...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka deklaruar se do t...
Kryebashkiaku në detyrë i Shkodrës, Bardh Spahia, ka d...
Pasditen e sotme Partia Demokratike e Alibeajt çeli fushat...
Kryetari i dorëhequr i PD-së, Lulzim Basha i cili rezulton...
Kandidati i PD-së së Alibeajt për Bashkinë e Tiranës, ...
Kreu i komanduar i PD-së së vulës, Enkelejd Alibeaj e ...
Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj ka përmend...
Në këto momente është duke u zhvilluar takimi i çeljes...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...