Partia Socialiste po korr një fitore spektakolare, shumë therëse ndaj opozitës, tronditëse, sa dhe vetë e majta nuk e beson. Përtej parashikimeve të Edi Ramës, i cili njëherë thoshte mbi 100 mandate, pastaj shkonte te 71 dhe në parashikimin e tij publik deklaroi nga 78 deri në 88 mandate.
Duket qartë që Partia Socialiste do të ketë rreth 78 mandate apo edhe më tepër sesa aq. Në Tiranë mazhoranca po shkon te targeti i vendosur, 19-20 mandate dhe pa Erion Veliajn. Ndoshta po të ishte Erion Veliaj kryetar bashkie, Partia Socialiste do të merrte më pak mandate.
Tashmë jemi përballë një fakti, që duhet t’ia themi edhe opinionit publik: Partia Socialiste fiton edhe pa zdromsin! Pra, fiton edhe pa Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg. Fiton edhe me skandalet e inceneratorëve, “5D”-në. Fiton edhe me skandalet e korrupsionit, aferave etj. Partia Socialiste është një makineri e madhe elektorale dhe Erion Veliajn apo të tjerët i ka thjesht drejtorucë të përkohshëm që i zëvendëson.
Rezultati i zgjedhjeve të 11 majit tregon mjaft qartë se Partia Socialiste i ka tranzitorë, pra kalimtarë, individët si Erion Veliaj. Ashtu sikundër dikur ka pasur Fatos Nanon, apo më pas pranoi Edi Ramën, që e ka perfeksionuar dhe e ka bërë këtë parti edhe më të madhe. Megjithëse krahasimi është i gabuar, pasi Erion Veliaj në llojin e tij nuk mund të jetë pjesë e një analize përballë dy figurave ikonike të Partisë Socialiste.
E gjithë kjo shërben për të kuptuar një detaj, atë që thuhej në muajt e vjeshtës dhe të dimrit të vitit të shkuar, se Erion Veliaj kishte probleme me drejtësinë, por në rast se do të arrestohej ai, Partia Socialiste do të kishte probleme. Në CNA kemi bërë disa shkrime që PS duhet të ndahet nga Erion Veliaj dhe ka për të fituar më shumë vota.
Ndërkohë që kokat e nxehta të korruptuara mediatike të mazhorancës, Rilindjes dhe 99-çave, në atë kohë i mbushnin mendjen Ramës se pa Erion Veliajn nuk do të fitonte dot zgjedhjet.
I mbushnin mendjen Ramës se rënia e Erion Veliajt do të sillte rënien e tij. I mbushnin mendjen Ramës se zgjedhjet e ardhshme pa kryebashkiakun e Tiranës do të ishin një katastrofë elektorale prej ndoshta 100 mijë votash në Tiranë, pasi Erioni kishte fituar zgjedhjet elektorale me plus 60 mijë vota me rivalin e tij, Këlliçin, dhe administrata e bashkisë s’do të dilte, nuk do të votonte. Në fakt, të gjithë dolën, të gjithë votuan dhe vota në Tiranë është një votë edhe kundër Erion Veliajt.
Pra, socialistët votojnë edhe pa Erion Veliajn. Mund të ketë dhe qytetarë të thjeshtë të Tiranës që shkojnë të votojnë sepse më në fund shpëtuan nga zdromsi. Erion Veliaj është në burg, administratën e bashkisë e drejton një zonjë. Rezultati i Tiranës është spektakolar. Për çfarë i duhej Partisë Socialiste në fushatë një figurë e neveritshme si Erion Veliaj? Rezultati foli. Erion Veliaj është në burg, PS fiton edhe pa Erionin! Ndoshta Erioni në burg ka bërë që Partia Socialiste të marrë më shumë vota në Tiranë./ CNA
Drejtuesi politik i PS-së për Korçën, Niko Peleshi, ka fol...
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Delvinës. P...
Në Bashkinë e Vorës është aplikuar votimi elektronik për z...
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Rrogozhinës....
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Poliçanit. ...
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Skraparit. P...
KQZ ka publikuar rezultatet e votimit elektronik në Vorë d...
Deri tani janë numëruar 2002 kuti votimi në të gjitha qarq...
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Himarës. Par...
Deri tani janë numëruar 1819 kuti votimi në të gjitha qarq...
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Pukës. Koal...
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Hasit. Koal...
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Memaliajt. ...
Ka përfunduar numërimi i votave në Bashkinë e Tepelenës. P...
Drejtuesja politike e PS-së për Tiranën, Elisa Spiropali, ...
Burime për CNA thanë se Partia Demokratike dhe aleatët nuk...
Gazetari Milaim Zeka, pas rezultateve të deritanishme nga ...
Janë numëruar 1673 kuti votimi në të gjitha qarqet nga 522...
Vlorë Numëruar 172 kuti nga 449 në total Rezulatet P...
Berat Numëruar 111 kuti nga 275 në total Rezultatet ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...