“Albanian Files”/ Klodjan Braho: Askush nuk është imun për SPAK, nëse dikush ka prova t’i depozitojë
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...
Nga opozita në Komisionin për Nismat Qytetare, kreu i SPAK...

Ish-deputeti Ervin Salianji ka reaguar nga qelia për hapjen e kapitujve të parë të anëtarësimit të Shqipërisë në Be.
Salianji thotë se ky është një lajm pozitiv dhe meritën për këtë duhet ta marrin shqiptarët, jo qeveria e kryeministri Edi Rama.
Ai shprehet se sa më afër BE-së të shkojmë, aq më i madh do të jetë ekspozimi i qeverisjes së keqe dhe aq më e dukshme do të jetë fotografia e realitetit të demokracisë nën thundër në Tiranë.
Deklarata e plotë:
Kënd nga qelia nr.6- Për Shqipërinë në BE.
Lajmet e mira, pak më vonë se të këqiat, sidoqoftë mbërrijnë dhe në qelitë e të burgosurve politikë. Kështu lajmi mbi avancimin e Shqipërisë në marrëdhëniet me BE-në, një hap më shumë drejt Brukselit, është pozitiv, në gjithë atmosferën mbytëse në Shqipëri e pavarësisht se autokrati e ka hapur shampanjën e fitores së gënjeshtërt edhe 8 herë të tjera vitet e shkuara. Mundet që ndokush nuk e përjeton të tillë, sepse ndërsa duket se këtu po bëhen hapa pas, kur janë vënë në dyshim parime dhe vlera, liri e të drejta që u arritën para 34 viteve me rrëzimin e regjimit komunist, edhe kur shihet se sundimi i qeverisë dhe kontrolli i institucioneve nga një dorë është fakt dhe shfaqet në gjithë përmasat e tij si e kundërta e Europës, hapen negociatat. E pra, sërish e gjithmonë zgjidhja e vetme është; më shumë Europë.
Ka idealistë që me të drejtë shqetësohen me paradoksin se si disa zyrtarë të Brukselit mbështesin autokratin e korruptuar. Por, sërish e në çdo rast, më shumë Europë, është melhemi për plagën tonë. Sa më afër BE-së, aq më i madh ekspozimi i qeverisjes së keqe, aq më e dukshme fotografia e realitetit të demokracisë nën thundër në Tiranë.
Ai ka për t’i marrë nderet e rastit, fotot dhe lëvdatat. Janë thjesht kortezia e protokollit. Është shoqëria, shqiptarët, që në fakt i kanë të gjitha meritat.
Nuk besoj të ketë një vend të rajonit tonë, ku qytetarët me vokacionin dhe aspiratat, vlerat e parimet ku qëndrojnë, të kenë shkuar shumë më përpara shumë më herët drejt Perëndimit, se sa udhëheqësit e tyre.
Të gjitha ngjarjet tregojnë madje se rilindja ka qenë pengesë, e pengesë serioze në rrugën e integrimit. Sfidat më të vështira që ka hasur dhe përballet edhe sot vendi ynë, janë korrupsioni dhe krimi e lidhjet e tij me politikën. Nëse dikush bën pyetjen se kush është burimi më i madh për këto dy fenomene, çdokush do të drejtojë menjëherë gishtin nga qeveria.
Po nëse qëndrojmë në këtë terren, në këtë argument, është dikush që sot duhet falenderuar për kontributin në këtë drejtim. Është Opozita, Partia Demokratike, dhe kjo duhet thënë pa droje, pa asnjë kompleks. Në këtë sens, ne kemi bërë më shumë se qeveria për integrimin. Aferat më të mëdha korruptive sot, të cilat shënohen si rekorde të luftës që po i bën drejtësia, janë zbuluar dhe janë denoncuar, madje edhe referuar nga Opozita. Në asnjë rast të vetëm qeveria nuk ka prodhuar një kontroll, një audit, ku të ketë gjetur shkelje e të jetë “vetkorigjuar”.
Edi Rama reagon gjithnjë pas vaktit, dhe hajdutëritë e mëdha e ka zakon t’i emërtojë si gjëra të vogla, si fruta. Kush më shumë se sa ne, se sa Opozita ka luftuar me krimin, me bandat, me grupet e rrezikshme mafioze të lidhura me qeverinë.
Një betejë pa ndalim dhe jo me pak kosto, jo me pak sakrifica. Një sakrificë është dhe këndi nga ku po shkruhet ky shënim, me laps e me letër. Ky pozicionim nuk ishte një spontanitet, një produkt rrethanash, aspak. Por, një zgjedhje, një vlerë që u mbajt në mënyrë konsistente, pa hezitim, në 12 vite. Skena publike dhe politike sot është më e pastër prej angazhimit pa kompromis të demokratëve. Me denoncime, me emra, me fakte, ja dolëm që shumë të inkriminuar dhe banditë të ktheheshin atje ku e kishin vendin. Cila ishte zgjedhja e qeverisë dhe e kryeministrit në këtë rast? Të gjithë e panë së fundmi, listën e deputetëve të Durrësit. Si qe bërë përzierja, si qenë vendosur emrat, dhe kush kishte lobuar për vendet e sigurta. Me firmën e kryetarit të PS-së, krimi i organizuar ja ka dalë të dërgojë njerëzit në sallën më të lartë kushtetuese, aty ku bëhen ligjet e vendit. Nga kjo pikpamje, është Opozita, janë demokratët që kanë gjakuar për Europën. Janë qytetarët që kanë dhënë mundin e punën e tyre. Është shoqëria që ka kulturalisht busullën kah perëndimit. Është dhe qeveria që ka ngritur çdo herë pengesa.
Rezultati? Kemi nisur bisedimet, por 12 vite me vonesë. E sot pas 12 vitesh despoti është vlera më antieuropiane që ka Shqipëri./ CNA
Deputetja Monika Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj SPAK-u...
Të dielën rikthehen në Shqipëri mbetjet e rezikshme, a...
Kryeministri Edi Rama, në Podcastin e përjavshëm kisht...
Kreu i qeverisë Edi Rama, në episodin e radhës të podk...
Drejtuesit e Partisë Demokratike në qarqe dhe ato të degëv...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka zbul...
Një paralajmërim ka bërë mbrëmjen e sotme drejtuesi i ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi mb...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, reagoi m...
SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur deputetin e Parti...
Ilva Gjuzi, zv.kryetarja e asamblesë së PS-së që u zgj...
Erion Veliaj është vënë në lëvizje pas arrestimeve të ...
Sot, Erion Veliaj ka bërë lëvizje të tjera, duke shkar...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në përmbyllje të deklaratës së...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar arrestimin e kreu...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur mbi deklaratat e krye...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Kelliçi, gja...
Pas hetimeve të çëshyjeve të nxehta si inceneratorët apo d...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Klevis Balliu ka deklaruar nga protesta para Bashkisë së T...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...