web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: Prokurimet do t’i realizojmë me inteligjencë artificiale

26 Tetor 2024, 11:48, Politikë CNA
Rama: Prokurimet do t’i realizojmë me inteligjencë artificiale
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, në Podcastin e përjavshëm kishte dy drejtues të lartë Agjensisë së Prokurimeve Publike.

Ai foli për prokurimet publike në sferën e kushteve që duhet të plotësojë vendi për integrimin në BE, në një kohë që u hap grup-kapitulli i parë i negociatave.

Kryeministri Edi Rama është shprehur se po punohet që Shqipëria të ketë sistemin e parë të prokurimeve publike në Europë me inteligjencë artificiale. 

"Duam të bëjmë sistemin e pare te prokurimeve me inteligjence artificiale, jo vetëm në rajon, por edhe ne Europë. Jemi në fazën e zbatimit të fiksimit tim të shumë viteve të katalogut të prokurimeve që të ikë përfundimisht historia që në një shkollë karriget të jenë ndryshe në një klasë dhe ndryshe në klasën tjetër, por të ketë një katalog dhe një autoritet prokurimesh qendror që do të heqë përfundimisht prokurimet nga duart e ministrive. Ministritë nuk do të merren me prokurime, entet politikbërëse, entet e shërbimeve nuk do të merren me prokurime, por do t’i bëjë kjo agjenci.

Unë mendoj që, në këtë pikë, sikur t’ia linim të gjithë inteligjencës artificiale që ta merrte baltën, mirë do të ishte.

Të thoshim nuk kemi më punë fare, e ka inteligjenca artificiale, shkoni gjejeni ku është dhe bjerini për grabitje fondesh (qesh).

Zot do t’i dalim, por na mbytën. Ne duhet të jemi të guximshëm dhe sikur modeli të bëjë 85-90% të punës, tek pjesa vendimmarrëse në fund është njeriu, por të gjithë këtë pjesën e volumit të madh të marrjes së futjes së vaporave në port dhe shkarkimit të kontejnerëve, hapjes vendosjes në tavolinë dhe shqyrtimit paraprak, sikur ta bëjë këtë AI dhe të heqim këtë barrë nga mijëra njerëz që futën në Komisione Prokurimi, bëjnë vlerësime etj., do të jetë standard tjetër", deklaroi kreu i qeverisë.

Prokurorimet Publike në kohën e qeverisjes Rama kanë rezultuar jo pak abuzive me fitues të paracaktuar, vlera të rritura, etj.

Për abuzime në tendera dhe prokurime janë duke u hetuar dhe dënuar shumë zyrtarë vendore dhe qëndorë. Kjo është një çështje, për të cilën BE ka bërë thirrje që të merren masa, pasi është një pikë kyçe e anëtarësimit të vendit në bllokun europian./ CNA





Lajmet e fundit nga