Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Ministria e Arsimit dhe Sportit, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), ka shpallur thirrjen për aplikim për projektet e reja për vitin 2025 në tri programe kryesore: Projekte të Infrastrukturës së Kërkimit Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë, Projekte Kombëtare të Kërkimit dhe Zhvillimit (PKKZH) dhe Projekte të Teknologjisë dhe Inovacionit (PTI). Këto projekte do të mbështesin fushat prioritare si Biodiversiteti dhe Mjedisi, Bujqësia, Ushqimi dhe Bioteknologjia, Shëndetësia dhe Shkencat Mjekësore, Sistemet dhe Teknologjitë e Informacionit, Shkencat Sociale dhe Albanologjike, si dhe Uji dhe Energjia.
Në aktivitetin e organizuar për shpalljen e thirrjes, përfaqësues të institucioneve akademike dhe kërkimore ndanë sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e kërkimit shkencor dhe inovacionit në vend. Diskutimet u fokusuan në rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare, mbështetjen për doktoratat dhe zhvillimin e programeve të reja për studiuesit.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manstirliu, tha se këtë vit shpallja është bërë më herët se të gjitha vitet e tjetra dhe kjo e ka një arsye.
“Në këtë aktivitet të shpalljes së projekteve të reja për vitin 2025 të kërkimit shkencor dhe inovacionit, kjo thirrje për projektet e reja, që vjen më herët se çdo vit tjetër, në muajin dhjetor, i paraprin edhe buxhetit të vitit 2025 për t’u dhënë mundësinë të gjitha universiteteve, studiuesve dhe kërkuesve të kërkimit shkencor jo vetëm të bëjnë një bilanc të punëve që kanë realizuar në funksion të kërkimit shkencor gjatë këtyre viteve, por edhe të mund të vendosin piketat për projektet e reja në tri programet që ju sot po shpallni. Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, e mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe nga qeveria shqiptare, përmes buxheteve tashmë të rritura të përvitshme, krijon mundësinë e lidhjeve jo vetëm të partneriteteve përmes universiteteve në Shqipëri, por edhe përmes biznesit dhe universiteteve të huaja, ato ndërkombëtare. Nxit në mënyrë të shumëfishtë programet tona, qoftë programet e ndërkombëtarizimit, qoftë programet të cilat lidhen me tregun e punës, me zhvillimin sektorial, dhe që besoj se jemi në një moment të mirë”, tha ministrja Manastirliu.
Ministrja theksoi se këto projekte nxisin bashkëpunimin jo vetëm mes universiteteve në Shqipëri, por edhe me biznesin dhe institucionet ndërkombëtare. Ajo vuri në dukje rëndësinë e programeve të reja si READ Albania, që synojnë bashkëfinancimin e projekteve dhe angazhimin e kapaciteteve brenda dhe jashtë vendit. Po ashtu, programet për mbështetjen dhe financimin e doktoratave përmes partneriteteve ndëruniversitare do të fillojnë në fillim të vitit 2025.
“Kërkimi shkencor është zemra e universitetit, por nëse mbetet brenda mureve të universitetit, nuk do të arrijë të ofrojë atë që në fakt arrihet përmes kërkimit shkencor: t’i shërbejë shoqërisë. Ne kemi qenë avangardë përsa i përket projekteve të reja dhe programeve të reja që kemi ndërtuar, por edhe ato që do të nisim së shpejti. Këtu e kam fjalën për një program i cili është finalizuar në fakt në thirrjen e fundit, përmes një iniciative të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, si dhe programit READ Albania, për kontributin e përbashkët në bashkëfinancimin e projekteve, për të bashkuar jo vetëm fondet, por edhe kapacitetet, burimet njerëzore brenda dhe jashtë kufijve, të shqiptarëve që janë në diasporë për të kontribuar në kërkimin shkencor. Një tjetër program i READ, që ne do të nisim në fillim të vitit 2025 për mbështetjen dhe financimin e doktoratave, si dhe për partneritetet që mund të krijohen përmes universiteteve të ndryshme dhe studiuesve të ndryshëm të shkollave të doktoraturave, për të arritur një tjetër dimension përsa i përket bashkëpunimit mes studiuesve dhe kërkuesve për ciklet e treta të studimit”, tha ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.
Ministrja Manastirliu në fund vuri theksin te buxhetet e rritura për kërkimin shkencor dhe inovacionin si një hap i rëndësishëm për zhvillimin e dijes dhe krijimin e mundësive të reja për studiuesit shqiptarë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
“Fondet për kërkimin shkencor janë rritur. Buxheti për kërkimin shkencor dhe inovacionin kap vlerën prej 1.5 miliardë lekësh në vit dhe që vetëm për këto projekte që ne hapim sot për vitin 2025, për ciklin e projekteve 18-24-mujor, do të kemi një mbështetje financiare prej 6 milionë eurosh, një buxhet i rritur krahasuar me vitin e kaluar.”/ CNA
Pastor Akil Pano ka qenë pjesë e tryezës në forumin ‘T...
Mazhoranca socialiste ka propozuar që të anulohen te gjith...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastru...
Ish-ushtari i Kreshnik Spahiut, Llapaj i Veliajt, njer...
Një ditë pas hapjes së kapitullit për politikën e jash...
Forcimi i partneritetit mes BE dhe vendeve të Ballkanit Pe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi ...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Kryeministri Edi Rama zhvilloi mbrëmjen e sotme një ta...
Këshilli i Bashkimit Europian, në konkluzionet e publikuar...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka “skanuar” ekspertët e k...
CNA ka publikuar disa shkrime, ku ngre dyshime të arsy...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka bërë një paralajmër...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve ditën e sotme ishte i...
Adriatik Lapaj e ka pranuar publikisht para qytetarëve...
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Kjo thënie e merr k...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dh...
Pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e ardhshme parlamenta...
Kryeministri Edi Rama nga Brukseli ka bërë me dije se Shqi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...