Veliaj “shigjeton” opozitën/ Mburret për furnizimin e Tiranës me ujë
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sulmuar sërish kreun e P...

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot fondin për financimin e partive politike në zgjedhjet vendore të 14 majit.
Fondi kap shifrën e 100 milionë lekëve dhe u propozua nga deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti. Ndonëse u miratua me shumicën e votave, mbledhja u zhvillua me debate.
Deputeti i PD-së, Edmond Spaho, kërkoi që para se të miratohej fondi të kishte konsultime me partitë politike, por Gjylameti e kundërshtoi dhe i përmendi “përplasjet” mes grupeve të PD-së.
Pjesë nga debati:
Blerina Gjylameti: Për sa kohë në ligj parashikohet cila është dyshemeja e shpenzimeve për partitë politike, ndërkohë edhe në çdo palë zgjedhje ka një fond, i cili është në dispozicion të partive politike, nga 45 milionë lekë që ishte në 65 milionë lekë që duhet të ishte, në 130 që ka qenë në 2021-shin, ku mbulohen shpenzimet më të mëdha që kanë partitë politike, sipas vendeve që kanë në Kuvend. Në këto kushte duhet të jemi ne që të marrim një vendim dhe të bëjmë një propozim, duke qenë që fondi që duhet t’u dedikohet partive politike që t’i ndahet sipas vendeve në KQZ, është 100 milionë lekë për të mbuluar shpenzimet. Të mos jemi në 130 milionë që ishin zgjedhje qendrore, por të jetë 100 milionë lekë, sepse janë dhe zgjedhjet lokale. Shpenzimet ndahen në dy pjesë, buxheti i shtetit sipas karrigeve që kanë në Parlament, plus ato që janë donacionet qoftë në pjesën financiare, që s’mund të jenë më shumë se trefish nga totali që buxheti i shtetit ka sanksionuar. Propozimi im është për 100 milionë lekë.
Eduart Shalsi: Është marrë në konsideratë që zgjedhjet e 2019-ës mund të jenë indikatorë, ne mund të ngrihemi dhe të shkojmë deri te shifra që kërkon KQZ, por dhe që propozon Kuvendi. Jemi dakord me shifrën prej 100 milionë lekësh.
Edmond Spaho: Përpara se të marrim vendime, është e mira të konsultohemi me partitë politike. Janë të partive politike. Nuk mendoj që është e udhës, baza në llogaritjen e fondeve është diçka tjetër. Nuk është në linjën e analizave strikte ekonomike apo dëshirave për të përdorur këto para diku tjetër. Mendoj unë!
Eduart Shalsi: Prej disa javësh kemi pasur disa takime me përfaqësuesit e KQZ-së. Kjo e fundit ka marrëdhëniet me partitë politike. Sigurisht që janë bërë me dije ndërkohë, që formula e shpërndarjes është e përcaktuar në ligj. Pra, s’ka mundësi për t’u interpretuar. Të qarta kriteret dhe %.
Blerina Gjylameti: Unë jam dhe anëtare e Komisionit të Reformës Zgjedhore prej shumë vitesh tashmë. Kërkesat politike kanë qenë edhe që 100% i fushatës të financohet nga Buxheti i Shtetit. Po qe se flasim për kërkesa të partive politike jemi në nivele të tjera. Besoj se shifra 100 milionë lekë është e mjaftueshme për të adresuar kërkesat e partive politike.
Edmond Spaho: Çështjet zgjedhore janë trajtuar me konsensus ndërmjet palëve. Sikurse është vepruar në të shkuarën në ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duhet që partitë të bien dakord dhe për financimin nga Buxheti i Shtetit. Ju që po merrni këtë iniciativë s’keni vuajtur ndonjëherë për fonde. Madje keni përdorur edhe burime joligjore. Para krimi, droge dhe kuptoj se jeni të gatshëm t’i hiqni fare këto fonde nga Buxheti i Shtetit dhe t’u thoni partive financohuni me donacione. Ju po thoni, t’i shkurtojmë se janë zgjedhje vendore e t’i përdorim për të mbjellë pemë. E ka thënë kryetari juaj në letrat që u është drejtuar kryetarëve të bashkive. Shikoni letrën dhe…
Anila Denaj: Ju në fjalën tuaj ngatërroni shumë elemente. Sot të fokusohemi vetëm te kjo që kemi këtu. Të gjitha akuzat që keni, janë organet që janë për këtë çështje. Mos i ngatërroni këtu… Nuk është ky vendi, gjeni metodën dhe mënyrën për t’i adresuar. Mos ktheni këtu ditën e bilbilave. Bilbilfryrësin bëjeni diku tjetër. Dyshimet që keni denoncojini.
Blerina Gjylameti: Po flasim për rritje të fondit, jo ulje. Nga 65 milionë lekë të parashikuar, shkojmë në 100 milionë lekë. Ndarja është formulë e sanksionuar me ligj për këtë fond. 65 milionë lekë është minimumi që kërkon ligji, ne po themi 100 milionë lekë. Akuza e kundërakuza e probleme të brendshme të opozitës janë në vend tjetër. Ju shoh sot më keq se më parë, do doja të ishit të bashkuar, por është çështje juaja jo jona. Besoj që te ky moment që jemi të shkojmë në votim, s’ka elemente të tjera që kemi hapësirë.
Edmond Spaho: E ke qarë?
Blerina Gjylameti: Unë jo vetëm e qaj, por them gjënë e duhur që ju shqetëson. Hallin tuaj nuk e zgjidh dot. Çështjen se si do t'i ndani paratë mes jush nuk e zgjidh dot.
Arbi Agalliu: Nuk i shkon këtij komisioni ta kalojë diskursin në çështje politike. Zonja Gjylameti s’keni pse përmendni asnjë situatë tonën. Ne kemi shumë më shumë se ju për të përmendur. E mbajmë diskutimin në çështje të rendit të ditës. Këto thumbat apo ironitë thojini sa të doni, por do t'ju përgjigjemi me të njëjtën monedhë./ CNA.al
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sulmuar sërish kreun e P...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar se Drejtor...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, e ka cilësuar atentatin kundr...
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi...
Elisa Spiropali ka kërkuar zbardhjen urgjente të atentatit...
Presidenti Bajram Begaj ka shprehur shqetësimin e tij lidh...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka folur në lidhje me aten...
Shtyhet seanca në Gjykatën Kushtetuese për kërkesën e ...
Kandidati i PD-së së vulës për Tiranën, Roland Bejko k...
Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, ka f...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuz...
Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi tha m...
Opozita i ka cilësuar kandidatët e Enkelejd Alibeajt për z...
Partia Socialiste do të hapë nesër fushatën e elektorale p...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha pasditen e sotme se...
Ish-presidenti Bamir Topi ka “vënë me shpatulla pas mu...
Partia Demokratike e vulës ankimoi tri ditë më parë në KAS...
Deputeti Luan Baçi ka bërë një thirrje për SPAK-un që ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi...
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” do të hapë këtë të shtunë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...