VIDEO-Protestë nga burgu i Pojskës/ E burgosura: Rama jep dorëheqjen
Një e burgosur në burgun e Pojskës është filmuar nga drita...
Një e burgosur në burgun e Pojskës është filmuar nga drita...

Policia në Peqin njoftoi të premten se kanë nisur hetimet për Dervish Beqirin, kryeplakun e fshatit Pekisht, pas denoncimit nga Partia Demokratike.
Në bar-kafenë e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 10 fletë të ngjashme me fletët e votimit, të paplotësuara dhe të dyshuara të falsifikuara si dhe një listë emërore e zgjedhësve. Deputeti i ardhshëm i selisë blu në Elbasan, Blendi Himçi, pas këtij njoftimi tha se Policia e Shtetit po mbulon krimin elektoral të qeverisë në Pekisht, ndërsa kërkoi ndërhyrje ndërkombëtare për të zbuluar të vërtetën.
“Dua të denoncoj sot, me shqetësim dhe indinjatë, përpjekjen e turpshme të Policisë së Shtetit për të fshehur një nga rastet më të rënda të krimit elektoral në këtë fushatë, në fshatin Pekisht.
Si kandidatë dhe përfaqesues të Partisë demokratike në Qarkun e Elbasanit, e konsiderojmë të pavërtetë dhe keqdashës çdo aludim apo pretendim të Policisë se materialet zgjedhore të zbuluara në lokalin e kryeplakut të fshatit Pekisht janë të falsifikuara. Materialet përputhen me formatin zyrtar të fletëve dhe listave të votimit të shpërndara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Së dyti, për të garantuar transparencë të plotë, kërkojmë që ekspertiza mbi materialet e sekuestruara të bëhet nga ekspertë ndërkombëtarë të pavarur, jo nga strukturat që janë tërësisht të politizuara dhe të kapura nga pushteti.
Së treti, e cilësojmë deklaratën e Policisë së Shtetit, si një farsë të mirorganizuar që ka për qëllim të zbehë rëndësinë e ngjarjes dhe të mbulojë provat e krimit elektoral të ndodhur në Pekisht. Kjo sjellje konfirmon se Policia e Shtetit nuk është neutrale, dhe po përdoret për të mbrojtur interesat e qeverisë.
Ngjarja e Pekishtit është një dëshmi e qartë e tentativave për të blerë votën dhe për të deformuar vullnetin e qytetarëve. Ne do të ndjekim çdo hap ligjor e institucional për të nxjerrë të vërtetën në dritë dhe për të mbrojtur procesin zgjedhor.
Ata që e gatuan dhe e mbajnë në këmbë këtë farsë elektorale do të përgjigjen.
Detyra jonë është ta bëjmë publike këtë farsë dhe ta shtyjmë drejtësinë dhe faktorin ndërkombëtar të flasë dhe të veprojë.
Pa zgjedhje të lira nuk ka zgjidhje!” tha Himçi.
Rasti në fjalë u denoncua fillimisht të enjten nga kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe Himçi.
Ky i fundit tha se listat e emrave të zgjedhësve ishin me vula të njoma. Ndërkohë sipas Berishës, në këtë rast është aplikuar “treni bullgar” për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve./ CNA
KQZ ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve për Qarkun e Ti...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, denoncoi në një deklaratë për ...
Kryeministri Edi Rama ka folur paksa për profesionin dhe p...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka denoncuar në një deklaratë ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, i ka bërë thirrje SHBA-së që t...
PD, përmes zëdhënëses për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli...
Gjatë intervistës me Richard Attias, organizatorin e mirën...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzi...
Kandidati i PD në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Au...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike...
Lefter Maliqi, që kandidoi për deputet me koalicionin Ale...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publ...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte...
Vijon vala e shkarkimeve në Bashkinë e Tiranës. Mësohet se...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët...
Belind Këlliçi ka folur për zgjedhjet e 11 majit, ku ka de...
Gazetari Bledian Koka ka komentuar zhvillimet zgjedhore dh...
Analisti Andi Bushati ka degjeneruar me fjalorin ndaj ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...