Denoncimi: Qytetarët në radhë në Poliklinikën e Lushnjes
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...
Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka denoncuar një tjetër p...

PD, përmes zëdhënëses për Antikorrupsionin, Genta Vangjeli, ka bërë një tjetër denoncim.
Në një deklaratë për mediat, Vangjeli u shpreh se janë shpenzuar 11 milionë euro për një farsë, duke iu referuar kontratës së KQZ-së me DHL-në.
Vangjeli bën me dije se kjo kontratë është shkelur dhe nënkontraktorët kanë operuar në kundërshtim me ligjin.
Sipas saj, përgjegjës për dështimin e procesit të votimit nga jashtë është KQZ dhe kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.
Deklarata e plotë e Genta Vangjelit.
Në datën 7 prill 2025, APP ka publikuar në buletinin e saj nr.16, të dhënat lidhur me procedurën e prokurimit me negocim pa shpallje zhvilluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me objekt: "Shërbimi postar për zgjedhësit nga jashtë vendit" me vlerë 11 milionë euro me TVSH, të cilat shkojnë për DHL International Albania.
Ndalemi te kushtet e kontratës të paracaktuara nga KQZ.
Qartësisht KQZ vetë ka deklaruar se DHL International Albania nuk do të lejohet të nënkontraktojë subjekte të tjera dhe as subjekte mbështetëse në zbatimin e kësaj kontrate.
Tani shkojmë te postimet e Talulant Ballës, por jo vetëm në rrjetin e tij FB dt. 2 maj 2025 ku shkruhet:
NESËR ZYRAT E DHL, SPEEDEX dhe COURIER JANË TË HAPURA NË TË GJITHË GREQINË
Në Greqi shumica e pikave të shërbimit të DHL-së dhe nënkontraktorët do të jenë të hapura.
Zarfi mund të dorëzohet në një pikë shërbimi të DHL, Courier Center ose Speedex ose mund të organizoni marrjen nga banesa.
Sa i përket kompanisë ACS, kjo kompani pranon vetëm dërgesa për disa zona të largëta.
Lutemi dorëzoni zarfin tuaj sa më parë në DHL, Speedex ose Courier Center që vota të mbërrijë në kohë në Shqipëri.
Pra përveç DHL, Taulant Balla njofton emrat e 3 nënkontraktorëve Speedex, Courier Center dhe kompania ACS Courier.
Të dhënat zyrtare sipas dokumenteve të prokurimit dhe vetë kontratës së nënshkruar ndërmjet palëve njoftojnë dhe lejojnë vetëm DHL-në si zbatues të saj.
Taulant Balla, Partia Socialiste dega Greqi, eksponentë e deputetë të PS-së, madje vetë Ambasada e RSH në Greqi, nga i dinin këto të dhëna për nënkontraktorët dhe detaje të tjerë organizimi e kontaktet e tyre?
Për PS-në jemi të qartë, por vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shkelur:
1. Kodin Zgjedhor neni 25/1:
KQZ nuk mund t’ia besonte shërbimin asnjë operatori lokal dhe ky detyrim ligjor nuk është një zgjedhje alternative.
2.Në përputhje dhe në zbatim me Kodin Zgjedhor, vendimin e komisionit rregullator nr.13 datë 12.11.2024 për miratimin e rregullave për procedurën e votimit nga jashtë vendit, në seksionin “Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor te zgjedhësi”, përcakton qartë se:
2.1.Dokumentacioni zgjedhor i dërgohet zgjedhësit nga jashtë në mënyrë individuale.
2.2 Dokumentacioni i dërgohet në adresën e deklaruar në PER nga vetë zgjedhësi.
2.3. Dërgimi i dokumentacionit zgjedhor bëhet nëpërmjet një shërbimi postar ekspres që mundëson gjurmimin e dërgesës.
Në këto kushte, z. Ilirjan Celibashi, si Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve dhe drejtues ekzekutiv i këtij institucioni, kishte detyrimin të sigurohej që:
Kontrata e lidhur me operatorin e përzgjedhur (në këtë rast DHL) të ishte në përputhje të plotë me kriteret e sipërcituara ligjore dhe nënligjore;
•Të merrte masa imediate në momentin që lajmi se DHL po operonte me nënkontraktorë;
të monitoronte zbatimin e këtyre detyrimeve ligjore dhe detyrimeve kontraktuale në çdo moment;
të garantonte shpërndarjen individuale dhe të gjurmueshme të dokumentacionit tek çdo votues i regjistruar në Diasporë.
• Nisur nga infomacionet e marra nga votuesit në diasporë DHL nuk është siguruar për identitetin e marrësit me dokument identifikimi, por është mjaftuar me paraqitjen tek dera të një personi dhe ka lënë zarfet pa i kërkuar mjet identifikimi.
•Mënyra e zbatimit të kontratës nga DHL për të cilën z.Celibashi foli në konferencën për mediat dt. 22 maj, jo tani, por duhet të ishte monitoruar e ndjekur që në lidhjen e kontratës sipas planit të hartuar nga KQZ në zbatim të nenit 107 të VKM nr.285/2021.
4. Përveç dështimit të procesit që solli si pasojë këtë farsë elektorale KQZ është përgjegjëse për shkeljen e LPP neni 122/1, VKM nr.285/2021 për miratimin e rregullave të prokurimit publik neni 73/1, neni 89 pika 2 dhe 4, neni 107, dhe shkeljen e vetë kontratës nr.1358/20 datë 4 prill 2025 të lidhur ndërmjet AK KQZ dhe Kontraktorit DHL International Albania sh.p.k. zbatimi i të cilës u kushton shqiptarëve 11 milionë euro me TVSH, por që dështoi me sukses.
Prandaj PD do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore lidhur me dëmin financiar dhe elektoral që erdhi si pasojë./ CNA
Gjatë intervistës me Richard Attias, organizatorin e mirën...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzi...
Kandidati i PD në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Au...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike...
Lefter Maliqi, që kandidoi për deputet me koalicionin Ale...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publ...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte...
Vijon vala e shkarkimeve në Bashkinë e Tiranës. Mësohet se...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët...
Belind Këlliçi ka folur për zgjedhjet e 11 majit, ku ka de...
Gazetari Bledian Koka ka komentuar zhvillimet zgjedhore dh...
Analisti Andi Bushati ka degjeneruar me fjalorin ndaj ...
Me mbylljen e votimeve të 11 majit, tani që Partia Sociali...
Në intervistën në “Opinion”, në një analizë për Partinë De...
Në studion e emisionit “Opinion”, kryetari i Partisë Demok...
Drejtuesi politik i PD për Tiranës, Belind Këlliçi në një ...
Kryetari i PD, Sali Berisha thotë në emisionin “Opinion” s...
Gazetari Blendi Fevziu njoftoi në emisionin “Opinion” se p...
Komisionerja e zgjerimit të BE, Marta Kos ka reaguar pas h...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...