Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Me mbylljen e votimeve të 11 majit, tani që Partia Socialiste siguroi një mazhorancë solide në rang kombëtar, ka nga ata që presin një tjetër lëvizje në arenën politike: lirimin nga burgu. Është fjala për ish-miq dhe bashkëpuntorë të Edi Ramës, politikanë që mbajtën poste të larta shtetërore gjatë qeverisjes socialiste, por që, nga njëri tender në tjetrin, nga njëra firmë në tjetrën e panë veten të kapur në një çark akuzash nga SPAK dhe përfunduan në burg.
Pikërisht me minjtë i ka krahasuar kryeministri Edi Rama gjatë fushatës së 11 majit, kur mburrej se Partia Socialiste ishte “macja” më e mirë për t’u votuar, sepse arrinte të kapte jo vetëm minjtë e tjerë por edhe minjtë e saj.
Shpresat se diçka do të ndryshojë pas zgjedhjeve, natyrshëm janë shfaqur edhe në paraburgimin e Durrësit, aty ku po qëndron Erion Veliaj, kryebashkiaku ende në detyrë i Tiranës, i izoluar në qeli që prej muajit shkurt
Pak ditë më parë, në një mesazh të shpërndarë nga burgu, Veliaj kujtonte me nota hidhërimi se ishte ende në detyrë dhe se po mbahej në qeli ende pa një akuzë konkrete: “Sot bëhen 100 ditë nga burgimi im pa asnjë justifikim të arsyeshëm. Ndalimi im i padrejtë dhe arbitrar vazhdon, megjithëse nuk jam akuzuar për asnjë vepër penale. Si pasojë, po pengohem forcërisht nga ushtrimi i detyrave të mia si Kryetar i zgjedhur, me votë masive 3 herë, i Bashkisë së Tiranës.”
Ky mesazh, më shumë se një reagim formal, u duk si një përpjekje për të qëndruar në skenën publike si viktimë e një padrejtësie, një profil të cilin Veliaj është përpjekur ta ruajë që nga dita e arrestimit në 10 shkurt.
Por megjithëse i izoluar, kryebashkiaku i Tiranës nuk e humbi mundësinë për të përshëndetur fitoren elektorale të partisë së tij me një mesazh me tone optimiste: “Shqiptarët folën – dhe folën fort! Folën më fuqishëm se çdo herë tjetër, që prej vitit të mbrapshtë 1997… Ata nuk i besojnë më Saliut & co dhe 11 maji i vuri vulën këtij diskutimi.”
Përtej shampanjës që u hap në qelitë e paraburgimit në Durrës, duket se sinjalet për Veliajn tregojnë se realiteti nuk po ndryshon shumë pas 11 Majit. Madje nëse shihet me kujdes, ndaj tij po vazhdon çmontimi sistematik i figurës politike që dikur dukej se do të trashëgonte timonin e së majtës shqiptare.
Ditën kur agjentët e BKH-së hynë në zyrën e kryebashkiakut të Tiranës dhe e shoqëruan më pas drejt qelive, spekulimet nisën menjëherë: a do të paguante Partia Socialiste një çmim elektoral për arrestimin e një prej figurave më të ekspozuara të saj? Sa do ta dëmtonte Ramën në zgjedhje mungesa e figurinës së tij politike?
Por ajo që shumëkush harroi, ishte fakti se Edi Rama kishte kohë që e kishte zëvëndësuar Erion Veliajn në strukturat partiake. Si një njeri që nuk i lë gjërat në dorë të rastësisë, aq më pak një çështje si Tirana, Rama nisi të spostojë Veliajn në mesin e vitit 2024 nga skena qendrore e partisë. Ogerta Manastirliu dhe Elisa Spiropali morën gjithnjë e më shumë peshë në hierarki. Më pas, në nëntor, u rikthye nga Dibra një tjetër njeri i besuar me të cilin Rama kishte bashkëpunuar në bashki, Blendi Gonxhja. Një qarkullim ushtarësh i heshtur në dukje, por që përgatiti terrenin për një fitore pa “Lalin”.
Dhe rezultati e tha fjalën e vet. Në votimet e 25 Prillit 2021, me Erion Veliajn në kulmin e pushtetit, Partia Socialiste mori në qarkun e Tiranës 226 mijë e 842 vota. Në votimet e 11 majit 2025, me Veliajn në burg dhe PS arriti të grumbullojë 230 mijë e 157 vota në të njëjtin qark.
Fitorja ishte e pastër, pa aftësitë organizative të njeriut që dikur konsiderohej si makineria elektorale e socialistëve në kryeqytet.
Me SPAK-un që hoqi 28 mijë votat e Ilir Metës në Tiranë dhe me votën e emigrantëve në xhep, Partia Socialiste merrte një shtysë të re, që sot ia bjerr vlerën Erion Veliajt.

Ka ditë që të bien si çekiç pas koke dhe kjo e enjte ishte një prej tyre për Erion Veliajn. I mbyllur në qelinë e burgut të Durrësit prej më shumë se 100 ditësh, kryebashkiaku i pezulluar mori një treshe sinjalesh që nuk mund të jenë rastësi.
Të enjten, më 22 maj, SPAK njoftoi një masë të re sigurimi pasuror: sekuestro preventive mbi një tjetër pasuri të lidhur me Veliaj, një apartament në kompleksin “Kodra e Diellit”, në pronësi të kompanisë Agikons shpk.
Në njoftimin zyrtar thuhet: “Nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa kanë interesa pasurore faktike mbi dy pasuri… fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë, (rezidenca Kodra e Diellit), ku aktualisht këta shtetas jetojnë.”
Ajo që e rëndon më tej situatën është edhe zgjerimi i spektrit të akuzave. SPAK ka shtuar ndaj Veliajt dhe Xoxës veprën penale të “Refuzimit për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive…”, ndërkohë që më herët Veliaj ishte arrestuar për korrupsion, pastrim parash dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli. Edhe bashkëshortja, Ajola Xoxa, po hetohet për të njëjtat akuza, përfshirë “korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë” dhe pastrim parash.
Apartamenti ka qenë në përdorim të aktorit të Portokallisë, Gazment Paja dhe ndodhet në katin e sipërm të banesës së Erjon Veliajt. Zyrtarisht apartamenti është në pronësi të kompanisë AgiKons, por SPAK pretendon se prona realisht ishte e çiftit Veliaj që nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor.
Vendimi i Gjykatës së Lartë, të enjten

Të enjten, më 22 maj, Gjykata e Lartë, vendimi i së cilës pritet nga Veliaj si një mundësi për të zhbërë procesin e deritanishëm penal, hodhi poshtë rekursin e Ajola Xoxës për kthimin e sendeve personale të sekuestruara.
Ky vendim është sinjal i qartë që edhe në nivelet më të larta të sistemit gjyqësor, çështja e Veliajt nuk gëzon as tolerancën minimale, megjithëse kreu i kësaj gjykate është deklaruar haptasi si një simpatizant i Partisë Socialiste.
Jo më kot, shpresat e Veliajt janë se do të jetë Gjykata e Lartë që do ta nxjerrë nga burgu, ndërsa ai që deri dje shihej si një proces gjyqësor, gjithnjë e më shumë po merr trajtat e një procesi me ndikim të pastër politik.
Pastrimi i bashkisë nga “erjonvelistat”, të enjten
Kur po bëhen 4 muaj nga burgosja e Veliajt, në Bashkinë e Tiranës po mbizotëron fryma e pastrimit të njerëzve të tij. Një nga një, njerëzit më besnikë të Veliajt po largohen. Fillimisht ishin Sara Goxhaj e Alban Dokushi, dy emrat që u refuzuan të emërohen me një urdhër të firmosur nga Veliaj, por këtë të enjte, më 22 Maj është mësuar për largimin e drejtorit të protokollit, drejtoreshës së shërbimeve mbështetëse, për shoferë, sekretare dhe koordinatorë, të gjithë njerëz që vendin e tyre të punës ia dedikonin “Lalit”.
Anuela Ristani, e komanduar si kryetare bashkie, po ndjek me kujdes një linjë të pastër administrative: të gjithë ata që ishin hallka të strukturës së ndërtuar nga Veliaj, po zëvendësohen.
Vendime të tilla tregojnë se përplasja e brendshme politike nuk ishte një episod spontan, por pjesë e një fushate spastrimi institucional. Një skenar që paralajmëron largimin një herë e përgjithmonë të Veiajt nga Bashkia e Tiranës.
Blendi Gonxhja, kryebashkiaku i të ardhmes?
Në këtë panoramë të zymtë për Veliajn, gjithnjë e më shumë po përflitet në mediat pranë qeverisë një emër i ri për Tiranën. Ai është Blendi Gonxhja, kandidati që siguroi mbi 24 mijë vota në Tiranë, më i votuari nga Partia Socialiste dhe me një eksperiencë për të mos u nënvlerësuar në bashki. Rastësisht këtë të enjte, Blendi Gonxhe u pyet nga gazetarët për ambicien e tij si kryetar bashkie.
Fillimisht Gonxhe thotë se bashkia e ka kryetarin, por në përgjigjen e tij ai nuk e mohon faktin se Bashkia ka nevojë të mbështetet pas kësaj që ndodhi.
“… asaj që ne të gjithë si anëtarë të rinj të Parlamentit duhet të ndjejmë sapo të kemi para syve tona tema, çështje, vendime që lidhen me Bashkinë e Tiranës, duhet të jemi më të vëmendshëm dhe solidarë për Bashkinë Tiranë për çdo problematikë, situatë, projekte, ku ka vonesa, duhet të lobojmë sa më shumë që një organ i rëndësishëm si Bashkia Tiranë të shërbehet dhe ndihmohet sa më shumë në këtë situatë jo vetëm për shkak të ngjarjes që lidhet me kryetarin e saj, por edhe për shkak të rëndësisë që ka. Këtë lidhje shoh unë me Bashkinë Tiranë”, u shpreh ai këtë të enjte.
Nëse lexon sinjalet që erdhën për Veliajn vetëm të enjten e parë pas 11 Majit, kuptohet se ndërsa ai dërgon nga burgu pusulla të mbushura me emocion, dhe me mall, pushteti po i përgjigjet me një kalkulim të ftohtë. SPAK ka shtuar një akuzë, Gjykata e Lartë i ka refuzuar një kërkesë, ndërsa bashkia ka spastruar një grup tjetër përkrahësish nga puna. I gjithë ky ansambël veprimesh që shoqërohen nga zëri i Blendi Gonxhes në sfond,nuk ka si të jenë rastësi./Lapsi.al
Në intervistën në “Opinion”, në një analizë për Partinë De...
Në studion e emisionit “Opinion”, kryetari i Partisë Demok...
Drejtuesi politik i PD për Tiranës, Belind Këlliçi në një ...
Kryetari i PD, Sali Berisha thotë në emisionin “Opinion” s...
Gazetari Blendi Fevziu njoftoi në emisionin “Opinion” se p...
Komisionerja e zgjerimit të BE, Marta Kos ka reaguar pas h...
Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të ...
Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Belind Këlliçi në një ...
Kandidati i PD-së për Qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 11...
Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot tabelat përmble...
Kandidatja e PD-së për Tiranën, Ilda Zhulali ndau sot kome...
Dashamir Shehi u shpreh sot sërish lidhur me dorëheqjen e ...
Si shkëlqeu Blendi Gonxhja në zgjedhjet e vitit 2025? Me n...
7 mijë falenderime, erdhën si mirënjohja më e mirë që kand...
Dashamir Shehi komentoi sot situatën në vend, teksa ndodhe...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të rinisë punimet me një seanc...
Kandidati i PD-së për Tiranën, Kreshnik Çollaku, në nj...
Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun Berat, Lef...
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, u është përgjigjur "flak...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...