Pastrimi i parave në ndërtim/ Kreu i SPAK-ut: Kemi kompani nën hetim
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...
Kreu i SPAK-ut Klodjan Braho ka deklaruar se janë kryer tr...

Gjatë intervistës me Richard Attias, organizatorin e mirënjohur të FII (Iniciativa e Investimeve të Ardhshme), Rama fol për fitoren e tij në zgjedhjet e 11 majit ku mori mandatin e katërt.
Rama nuk kurseu ironinë duke thënë se e ka zënë belaja me kolegët të cilët e pyesin “si është e mundur që je socialist, ke fituar katër mandate?”
Referuar kësaj Rama është shprehur se ndoshta fiton se nuk është socialist i mirë.
Pjesë nga intervista
Richard Attias: Z. Kryeministër, pak ditë më parë, ju u rizgjodhët për mandatin e katërt me radhë, që është historike për Shqipërinë. Cilat do të jenë tri përparësitë kryesore tuajat për këtë mandat?
Kryeministri Edi Rama: Së pari, më duhet të ndaj me ju që jam zënë paksa në bela me kolegët socialistë, sepse kur dikush më pyeti, “si është e mundur që je socialist, ke fituar katër mandate?”
Richard Attias: Ndodh, sepse jeni humanist.
Kryeministri Edi Rama: “Çfarë do t'u thoshe të tjerëve?” I thashë: “Dëgjo, nuk di ç’të të them. Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë.” Tani që flasim, tri gjërat kryesore për ne janë BE-ja, BE-ja, BE-ja. Dritarja e mundësisë është hapur. Është shumë e trishtë që na duhej Putini, që kjo dritare mundësie të hapej, sepse ishte agresioni i tij kundër Ukrainës që i zgjoi të gjithë nga gjumi dhe e ktheu në veprim mesazhin përherë shumë të qartë, por vetëm me fjalë, se një ditë, Europa do të jetë e bashkuar. Unë shpresoj që edhe zgjedhja e Donald Trump-it do ta shtyjë Europën të kthejë në veprime gjërat e duhura. Nëse ne ia dalim, atëherë katër mandatet do t’ia kenë vlejtur.
Richard Attias: Çfarë roli po luajnë gratë në modelin e ri të Shqipërisë?
Kryeministri Edi Rama: Kur nisëm fushatën, doja që ajo të hapej me gratë, kështu që gjysma e parë e fushatës ishte takime me gratë. E filluam më parë me gratë dhe vajzat në vijën e parë, në partinë tonë dhe pastaj u shtrimë përtej. Një ditë – e dini, ndonjëherë kur bën fushatë mund të thuash gjëra që nuk janë të paqortueshme dhe që mund të ndezin diskutime – pra, një ditë thashë, shikoni, po mobilizojmë gratë, sepse 56 për qind e grave dhe vajzave në Shqipëri votojnë për ne. Kjo është një forcë e madhe dhe, nëse kemi gratë, kemi votuesit për herë të parë, atëherë na duhen vetëm gjysma e burrave, sepse gjysma tjetër janë çyrykë. Kjo ndezi një debat të madh.
“Si mund të thotë ai që gjysma tjetër janë çyrykë?” Meqë, prej natyre, jam kokëfortë, ngula këmbë dhe u thashë: “Dëgjoni, nuk ka lidhje se jeni çyrykë se nuk votoni për mua, por se ai që nuk kupton që, në këtë moment, na duhet të bashkohemi për të hyrë në BE, çka është për të gjithë ne, socialistë a demokratë, është çyryk. Dhe, në fund, kjo solli një numër edhe më të madh grash që na votuan dhe burrat, po ashtu, ishin mirë, arritëm ca më shumë se gjysmën e tyre dhe fituam një shumicë dërrmuese. Pastaj, ua shpjegova se çdo burrë i zgjuar e kupton që, po, gratë janë forca shtytëse. Kemi punuar shumë për këtë, sepse në këtë vend, kemi kaluar dy faza.
Njëra, ishte fazë e gjatë disashekullore, gjatë së cilës gratë trajtoheshin... Kanuni i famshëm, ka anën e shndritshme të mikpritjes, ka edhe anën mjaft të errët për gratë, e konsideron gruan si një prej kafshëve të shtëpisë, bagëti. Kur erdhi komunizmi, fliste për emancipim, por ajo çfarë bëri ishte që i detyroi gratë të dilnin nga shtëpia, të punonin. Por komunizmi ishte kundër anës femërore, kundër së bukurës, e donte çdo gjë njësoj dhe gratë paraqiteshin si burra, thuhej se ishin të forta si burrat.
Edhe në pikturat e fotot e propagandës, nuk shihje kurrë një grua të bukur. Pastaj, kur erdhi liria, patëm një valë të parë të Miss Albania, Miss Tirana, Miss Shkolla, madje edhe Miss Kopshti, sepse ishte një lloj reaksioni për të nxjerrë në pah anën femërore. Megjithatë, as kjo nuk ishte mënyra e duhur. Kur mora kryesimin e Partisë Socialiste, nisëm të vendosnim kuota, të ftonim gratë dhe vajzat të merrnin pjesë dhe kështu ndryshuam gjithçka dhe ia vlen, ia vlen shumë./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë ekskluzi...
Kandidati i PD në listën e hapur për qarkun e Durrësit, Au...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike...
Lefter Maliqi, që kandidoi për deputet me koalicionin Ale...
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publ...
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku...
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ishte...
Vijon vala e shkarkimeve në Bashkinë e Tiranës. Mësohet se...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët...
Belind Këlliçi ka folur për zgjedhjet e 11 majit, ku ka de...
Gazetari Bledian Koka ka komentuar zhvillimet zgjedhore dh...
Analisti Andi Bushati ka degjeneruar me fjalorin ndaj ...
Me mbylljen e votimeve të 11 majit, tani që Partia Sociali...
Në intervistën në “Opinion”, në një analizë për Partinë De...
Në studion e emisionit “Opinion”, kryetari i Partisë Demok...
Drejtuesi politik i PD për Tiranës, Belind Këlliçi në një ...
Kryetari i PD, Sali Berisha thotë në emisionin “Opinion” s...
Gazetari Blendi Fevziu njoftoi në emisionin “Opinion” se p...
Komisionerja e zgjerimit të BE, Marta Kos ka reaguar pas h...
Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...