"Rama jepe dorëheqjen"/ Diaspora proteston në Bruksel
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...
Diaspora po zhvillon sot një protestë përballë godinës së ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë duke thënë se nuk po mbron qytetarët në kohë krize.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se qeveria ka dështuar, duke listuar disa pika që kanë të bëjnë që nga mosrritja e kapaciteteve të energjisë nga HEC-et, mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazsjellesit strategjik të TAP deri te mosreduktimi i humbjeve.
Ndërkohë qe nuk i kursen edhe ironitë, duke dhënë formulën si mund të kurseni.
Sipas Metës, mënyra më e mirë për të “kursyer” energjinë është fikja e televizorëve sa herë përfaqësuesit e Ri-lindjes dalin e gënjejnë për “sukseset” e tyre.
Postimi i plote
“Kryefjala e diskursit gjeopolitik-politik në Europë e përtej saj, në kushtet e luftës në Ukrainë dhe pasojave të saj, është energjia: sigurimi i burimeve alternative të gazit rus, por mbi të gjitha, ruajtja e qytetarit nga kostot në rritje të tejskajshme të energjisë. Në Shqiperi, ku kryeministri artist vijon lejen krijuese për vjedhje dhe korrupsion, mënyra e vetme e gjetur prej tij për të trajtuar krizën energjetike është të kërcënojë me 4-fishimin e kostove për tejkalimin e fashos së konsumit prej 800kë.
Sigurisht që regjimet autokratike i pëlqejnë politikat shtrënguese; kufizimet dhe burgjet (Ju kujtohet “burg, burg, burg – për fakirët që nuk paguanin dot faturën e energjisë?) Këto politika kanë qëllim kryesor të mbulojnë pa-aftësinë e regjimit për të bërë detyrat më minimale në menaxhimin e ekonomisë në përgjithësi dhe sektorit energjitik në veçanti. Faktet flasin për një realitet të trishtë, por jo të papri-tur, të krijuar nga pa-aftësia, papërgjegjshmëria, grykësia në vjedhje dhe korrupsioni i tejskajshëm, ku fjala dështim është përcaktori i vetëm.
Dështim dhe premtim i pambajtur është realizimi i di-versifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, nëpërmjet energjisë së rinovueshme minimalisht 38% të kapacitetit ekzistues të instaluar. Dështim përben mosrritja e kapaciteteve të energjisë nga HEC-et. Ndërkohë që janë me dhjetëra projekte me kapacitet total rreth 800 deri 1000 MË (rreth 4 HEC-e sa i Vaut të Dejës) që nuk lejohen të investohen nga sektori privat për arsye korruptive. Dështim përbën mosgazifikimi i vendit pas ndërtimit të gazsjellesit strategjik të TAP. Në 15 nëntor 2020 ka filluar operimin gazsjellesi i TAP.
Ka patur kohë të mjaftueshme për të ecur sipas para-shikimeve të Master Planit të Gazit për rrjetin kombëtar, për projektet e IAP (Ionian Adriatic Pipe-line), ALKOGAP (Albanian Kosovo Gas Pipeline), lidhja e TAP me tubacionin e Fier-TEC Vlorë. Gazifikimi Shqipërisë është në pikën zero. Dështim përbën mos vendosja në punë e TEC-it të Vlorës dhe për të rritur kapacitetin prodhues me deri dy njësi të tjera prodhimi me nga 97 MË secila, gjë që do të krijonte një balancim dhe siguri më të lartë të prodhimit nga uji.
Dështim përbën mungesa e mbështetjes për instalime të prodhimit të energjisë nga burimet e diellit dhe të erës. Duhet hequr menjëherë kufizimi prej 0.5 MË i prod-himit për bizneset dhe të mbështeten me 50 % insta-limi i impianteve fotovoltaike familjare me mundësi për futjen në rrjet, si dhe për rritjen e efiçensës së energjisë të ambienteve të banimit. Dështim është modeli financiar i sistemit të energjisë elektrike, si dhe administrimi i tij. Përkeqësim ka patur në nivelin e arkëtimeve korrente dhe i detyrimeve të prapambetura të energjisë së konsumuar.
Vlera e pa arkëtuar është rreth 70 miliard lekë, afërsisht 600 milion euro. Dështim ka gjithashtu në mos operimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike dhe në përmirësimin e bilancit të import eksporteve. (Prej vitit 2019 duhet të ishte funksionale.)
Dështim dhe vonesa mbi 5 vjet (ende në faza filles-tare) me risk shumë të larte për mosrealizim janë projekte të rëndësishme të sistemit të transmetimit, si nënstacione, linja interkonjeksioni, me vlerë rreth 140 milion euro. Dështim i rëndë me impakt të drejtpërdrejtë mbi qy-tetarin është mosreduktimi i humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike deri në 6-10%, apo matja e automatizuar e konsumit me matesat smart (instaluar vetëm rreth 5760 matësa në afërsisht 1 milion klientë konsumatorë, pra, rreth 6 %) parashikuar në strategjinë kombëtare të energjisë. Dhe zgjidhjen për këto dështime nga regjimi autokra-tik i dështuar e gjejnë duke e kaluar barrën tek qyte-tarët dhe bizneset, duke u bërë thirrje të kursejnë në shërbimet jetike të familjeve të tyre.
Në fakt, mënyra më e mirë për të “kursyer” energjinë është fikja e televizorëve sa herë përfaqësuesit e Ri-lindjes dalin e gënjejnë për “sukseset” e tyre që në fakt janë veç dështime me pasoja për sot dhe për të ardhmen e vendit”./CNA.al
Kreu i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka thotë ...
Analisti Lutfi Dervishi, tha se në lëvizjet e socialis...
Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka risjell në ...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka komentuar takimin e...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka treguar formulën se...
Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Blendi Klosi, ka dek...
Kreu i PD, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta për r...
Gjatë takimit të tij me sindikatat, kreu i PD-së, Sali...
Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë takimit me sindikatat n...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka fol...
Kryetari i Partisë Demokatike Sali Berisha, gjatë taki...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvil...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi, ka deklaruar se nuk ...
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka zhvill...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hed...
Analisti Fatos Lubonja është shprehur i shqetësuar në lidh...
Analisti Lorenc Vagjeli ka komentuar përgatitjet zgjedhjet...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, do...
Ilir Meta, kreu i PL-së, është zënë mat sot, teksa është p...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka den...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...