web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“FAKE NEWS”/ Këlliçi nxjerr blof median e paguar nga inceneratorët

10 Mars 2025, 19:58, Politikë CNA

“FAKE NEWS”/ Këlliçi nxjerr blof median e paguar nga

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka nxjerrë blof median e paguar nga inceneratorët, Tv e Carlo Bollinos në lidhje me një lajm të publikuar mbi avokatin amerikan që ka vizituar sot kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj, ku thuhet se ka mbrojtur Presidentin Donald Trump.

Këlliçi thekson se ky është një FAKE NEWS nga media e paguar nga inceneratori fantazmë i Tiranës, media e Carlo Bollinos.

Ai sqaron se, bazuar në shkrimin e shqiptarja.com, është thënë se avokati Joshua Roberts, po këshillon Veliajn dhe është shkruar se ai ka përfaqësuar Presidentin Trump dhe bizneset e tij për 15 vite.

Bazuar në vetë deklaratën e z. Roberts, ai shprehet se është thjeshtë një vëzhgues dhe asnjëherë nuk e përmend përfaqësimin e z. Trump.

Pas këtij FAKE NEWS, Këlliçi shtron pyetjen “Z. Roberts është vëzhgues apo këshilltar i ekipit mbrojtës të Veliajt?”

“Nëse është këshilltar i ekipit mbrojtës të Veliajt”, shton Këlliçi, “nga vijnë fondet dhe nga kush paguhet ky këshilltar i kësaj studio ligjore, ku në përgjithësi pagesa mesatare për partnerët e kësaj studio është jo më pak se $1.000/ora?!”

Në përfundim Këlliçi hedh dyshimet se si mundet një partner i një studioje ligjore, që nuk ka lidhje me gjyqet kriminale, përveç atyre të RICO, të jetë i përfshirë në ekipin ligjor të një kryebashkiaku të akuzuar për korrupsion, kur vetë avokati z. Roberts, nuk ka asnjë tagër apo juridiksion që rrjedh nga licenca e tij e avokatit, në Republikën e Shqipërisë.

“FAKE NEWS”/ Këlliçi nxjerr blof median e paguar nga
Shkrimi nga shqiptarja.com

Reagimi i plotë i Belind Këlliçit.

FAKE NEWS i radhës nga TV Bollino, që financohet me paratë e inceneratorit fantazmë të Tiranës dhe është ndërtuar mbi një truall të destinuar për shkollë!

Të dashur miq,

Sot marrëzia e tv dhe portalit që financohet nga paratë e korrupsionit të inceneratorit fantazmë të Tiranës, ka prodhuar FAKE NEWS-in e vitit!

Bazuar në shkrimin e shqiptarja.com, është thënë se avokati Joshua Roberts, po këshillon Veliajn (të cilit as nuk di ti shqiptojë emrin në deklaratë publike) dhe është shkruar se ai ka përfaqësuar Presidentin Trump dhe bizneset e tij për 15 vite!!!

Bazuar në vetë deklaratën e z. Roberts, ai shprehet se është thjeshtë një vëzhgues (e nuk po këshillon Veliajn) dhe asnjëherë nuk e përmend përfaqësimin e z. Trump!

Tani pyetja është e thjeshtë: Z. Roberts është vëzhgues apo këshilltar i ekipit mbrojtës të Veliajt?

Nëse është këshilltar i ekipit mbrojtës të Veliajt, nga vijnë fondet dhe nga kush paguhet ky këshilltar i kësaj studio ligjore, ku në përgjithësi pagesa mesatare për partnerët e kësaj studio është jo më pak se $1.000/ora?!

Pyetja tjetër që shtrohet është: Nëse z. Roberts ka përfaqësuar Presidentin Trump për 15 vite, përfshirë dhe gjatë fushatës së tij presidenciale, a e ka ai lejen e Presidentit Trump për të mbajtur këtë qëndrim publik?!

Apo kemi të bëjmë thjeshtë me një mashtrim publik nga Report TV dhe z. Roberts nuk e ka përmendur kurrë këtë fakt?!

Ajo çka bën habi nga kjo dalje televizive e një avokati të huaj është se si mundet një partner i një studioje ligjore, që nuk ka lidhje me gjyqet kriminale, përveç atyre të RICO, të jetë i përfshirë në ekipin ligjor të një kryebashkiaku të akuzuar për korrupsion, kur vetë avokati z. Roberts, nuk ka asnjë tagër apo juridiksion që rrjedh nga licenca e tij e avokatit, në Republikën e Shqipërisë!!!

Tentativa të tilla për të shantazhuar drejtësinë, apo për të mashtruar opinionin publik, janë thjeshtë dhe vetëm manovra të dëshpëruara të personave të korruptuar, të cilët nuk dinë se si ti shpenzojnë paratë e vjedhura të qytetarëve…/ CNA





Lajmet e fundit nga