Rritja e çmimeve të referencës/ PD kërkon anulimin e menjëhershëm të kësaj iniciative
Eksperti i Ekonomisë, Dorjan Teliti, në një deklaratë për ...

Bashkëkryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Ekrem Spahiu, pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, në një deklaratë për mediat është shprehur se është domosdoshmëri kombëtare bashkimi politik në një front të përbashkët i të gjithë faktorëve dhe aktorëve opozitarë.
Sipas Spahisë, duhen përdorur të gjitha mjetet dhe mënyrat demokratike për të krijuar një qeveri kalimtare me mandat të kufizuar për të realizuar, ndryshimet kushtetuese, rishikimin e reformës territoriale, reformën zgjedhore, zgjedhjet e parakohshme.
"'Lëvizja për Zhvillim Kombëtar' ka një arsye domethënëse përse e bëjmë sot këtë deklaratë për mediat. Si sot një vit më parë, më 26 korrik 2024, Kuvendi i Shqipërisë, në seancën e fundit plenare të sesionit parlamentar, pas mesnate, miratoi ndryshimet në Kodin Zgjedhor me vetëm 106 vota të deputetëve të PS,PD.
Sigurisht që me këtë Kod Zgjedhor, ne dolëm të humbur në zgjedhjet e 11 majit 2025. Pikërisht për këtë humbje kemi bërë analizën, marrë përgjegjësitë tona dhe kemi marrë vendimet përkatëse, por ama kemi të drejtën morale për të mos heshtur se koha na dha të drejtë shumë shpejt.
Arsyeja legjitime përse po vijojmë dhe do të vijojmë ta evokojmë atë moment, është se ai Kod Zgjedhor u vërtetua që prodhoi deformime të rënda për sistemin e demokracisë në Shqipëri:
-Fiks dy muaj e gjysmë më parë janë zhvilluar zgjedhjet dhe nuk ka dalë akoma rezultati zgjedhor.
-Sipas rezultateve paraprake rezulton se në Kuvend do të kemi përfaqësim disproporcional: PS, nga 74 mandate që i korrespondojnë sipas votave, ka marrë 83 mandate, pra 9 më shumë.
-PD, nga 46 mandate që i korrespondojnë sipas votave, ka marrë 50 mandate, pra 4 më shumë.
-Ndërkohë, të gjitha subjektet e tjera jashtë PS-PD, kanë marrë 13 mandate më pak.
-Aq i paprinciptë ishte sistemi që prodhoi ky Kod saqë këta muaj jemi bërë dëshmitarë të akuzave dhe përplasjeve të rënda të kandidatëve brenda subjekteve për votat preferciale të PS-së, PD-së deri edhe të subjektit Nisma Shqipëria Bëhet.
Nga zgjatja e numërimit të votave, dukej qartë lodhja deri në rraskapitje e komisionerëve, numëruesve, vëzhguesve, kandidatëve, etj.
Produkti final i këtij kodi; Tashmë Kryeministri Rama edhe me angazhimin e gjithë shtetin në funksion të zgjedhjeve, ka pushtetin absolut dhe nuk pyet më për askënd, ndërsa PD ka monopolin e gjithë opozitës dhe tani duhet të marrë të gjitha përgjegjësitë për të dalë nga kjo situatë tepër e rëndë për shqiptarët.
Pikërisht për të mos degraduar në këto deformime të rënda të sistemit demokratik, 'Lëvizja për Zhvillim Kombëtar' dhe deputeti i saj z. Dashamir Shehi, për rreth dy vjet bënë të gjitha përpjekjet për të arritur në një reformë zgjedhore në përputhje me standardet demokratike për zgjedhje të lira, të drejta dhe të pranuara nga konkurruesit.
Për ilustrim, po ju sjell në memorien dhe vëmendjen tuaj vetëm finalizimin e përpjekjeve të 'Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar', që sigurisht e keni në arkivat e televizioneve dhe mediave tuaja:
'Lëvizja për Zhvillim Kombëtar' më datë 8 korrik 2024 organizoi në Hotel & Tirana International një tryezë për Reformën Zgjedhore, që është jetike për zgjedhjet politike të vitit 2025.
Në këtë tryezë morën pjesë partitë parlamentare të opozitës, të përfaqësuara nga zotërinjtë Oerd Bylykbashi, Fatmir Mediu, Agron Duka, Vangjel Dule, Nard Ndoka, deputetët: Enkelejd Alibeaj, Ferdinand Xhaferri, Dash Sulaj, Flamur Hoxha, etj.
Të pranishëm në tryezë ishin edhe përfaqësues të zyrës së OSBE në Tiranë, të Institutit Republikan Amerikan dhe të Institutit Demokratik Amerikan, Instituti i Studimeve Politike - Afrim Krasniqi, ish-kryetari i KQZ Kristaq Kume, përfaqësues të Grupimit Dhjetor '90.
Aksioni i Vëzhgimit për Zgjedhjet, drejtues të shoqatave dhe organizateve joqeveritare si Aleksandër Çipa, Aulon Kalaja, etj., dhe ekspertë të fushës për zgjedhjet.
Qëllimi i tryezës ishte që faktori opozitar të përafronte dhe të unifikonte qëndrimet e saj për Reformën Zgjedhore, duke i adresuar ato në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
LZHK shpreh qëndrimin e saj se prioriteti kryesor i gjithë opozitës duhet të jetë Reforma Zgjedhore, me qëllimin e vetëm që në Shqipëri vitin e ardhshëm 2025, të zhvillohen zgjedhje të lira, të ndershme, të besueshme dhe të pranuara nga konkurruesit.
Tani jemi përballë kësaj situate të rëndë dhe pyetja që shtrohet është, çfarë do të bëjmë?
Një opozitë e përgjegjshme ka për mision mbrojtjen e demokracisë, duke qenë në betejë të hapur me qeverinë abuzive dhe përgatitjen e alternativës qeverisëse. Në këtë kontekst, 'Lëvizja për Zhvillim Kombëtar', jo vetëm që nuk dorëzohet përballë së keqes, pengesave dhe veshtirësive që i krijohen demokracisë në Shqipëri, por përkundrazi, motivohet edhe më shumë.
Përballë këtij realiteti, 'Lëvizja për Zhvillim Kombëtar' shpreh qëndrimin e saj se është domosdoshmëri kombëtare bashkimi politik në një front të përbashkët i të gjithë faktorëve dhe aktorëve opozitarë, duke përdorur të gjitha mjetet dhe mënyrat demokratike, për të krijuar një qeveri kalimtare me mandat të kufizuar për të realizuar:
- Ndryshimet kushtetuese
- Rishikimin e reformës territoriale
- Reformën zgjedhore
- Zgjedhjet e parakohshme", ka deklaruar Ekrem Spahiu./ CNA
Eksperti i Ekonomisë, Dorjan Teliti, në një deklaratë për ...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi de...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
Drafti i Kodit të ri Penal, që aktualisht është në fazën e...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga plazhi në...
Deputeti socialist, Lavdrim Krashi, komentoi sot lidhur me...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka qenë i pranishëm në ...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi de...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të enjte lidh...
Gazetari Klodian Tomorri ndau sot qëndrimin e tij lidhur m...
Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se nuk do të tole...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kolegji Zgjedhor ditën e sotme, përveç Elbasanit, ka certi...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokrat...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje qeverie, e c...
Pas vetëm një mandati të marrë si koalicion në zgjedhjet e...
Drejtoria e Burgjeve ka hedhur poshtë pretendimet e Metës ...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emis...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...