“570 video për të dëshmuar farsën”/ Këlliçi: Komisionerë të PS-së kanë kërcënuar votuesit
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi de...

Eksperti i Ekonomisë, Dorjan Teliti, në një deklaratë për mediat, ka bërë me dije se qeveria ka vendosur të rrisë çmimet e referencës për pasuritë e paluajtshme në të gjithë vendin, pa kryer asnjë konsultim publik me qytetarët dhe grupet e interesit.
Sipas Telitit, çmimet e referencës rriten ndjeshëm, madje në disa zona ato janë trefishuar, duke arritur deri në 2 mijë euro për m2.
Ai thekson se është një akt i pastër politik që ka si synim të rrisë të ardhurat në buxhet përmes një forme të fshehtë të rritjes së taksave.
Kështu, Teliti deklaron se PD kërkon anulimin e menjëhershëm të kësaj iniciative, duke mos ndryshuar çmimet e referencës së banesave.
“Qeveria ka vendosur të rrisë çmimet e referencës për pasuritë e paluajtshme në të gjithë vendin, pa kryer asnjë konsultim publik me qytetarët dhe grupet e interesit.
Çmimet e referencës rriten ndjeshëm, madje në disa zona, si p.sh. Durrësi, këto çmime reference janë trefishuar, duke arritur deri në 2 mijë euro për m2.
Të jini të qartë se ky vendim i beftë nuk është thjesht një ndryshim me karakter teknik financiar. Është një akt i pastër politik që ka si synim të rrisë të ardhurat në buxhet përmes një forme të fshehtë të rritjes së taksave.
Me këtë vendim qeveria godet drejtpërdrejt qytetarët. Rritet menjëherë taksa e pronës së banesave.
Bëhet më e kushtueshme blerja e një apartamenti si pasojë e rritjes së taksës së ndikimit në infrastrukturë, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në rritjen e kostove të jetesës.
Në vend që të përkrahen familjet që përpiqen me ndershmëri të ndërtojnë një të ardhme në vendin e tyre, qeveria ua vështirëson jetesën. Dhe e bën këtë në një kohë kur vendi vuan nga emigracioni masiv, rritja e çmimeve të shportës dhe pasiguria e lartë ekonomike.
Ky nuk është një vendim i rastësishëm. Është pjesë e një modeli qeverisës të gabuar, ku qytetarët e zakonshëm e ndiejnë përditë mungesën e shtetit dhe praninë e rëndë të padrejtësive. Rritja e çmimeve të referencës është një taksë e re, e fshehur, mbi çdo familje shqiptare që dëshiron të blejë, të trashëgojë apo të dhurojë një pronë.
Opozita është tërësisht kundër dhe nuk mund të rrijë e heshtur përballë kësaj padrejtësie.
Ne besojmë se politika duhet të jetë në shërbim të njerëzve, e jo në dëm të tyre.
Qëndrimi ynë është i qartë dhe i pandryshuar: të mbrojmë interesat e qytetarëve dhe aktorëve të tregut dhe të ndalojmë çdo përpjekje të qeverisë për të thelluar hendekun social dhe ekonomik.
Nisur nga sa përmendëm më lart, Partia Demokratike kërkon:
1. Anulimin e menjëhershëm të kësaj iniciative, duke mos ndryshuar çmimet e referencës së banesave.
2. Realizimin e një reforme të thellë dhe të ndershme fiskale, me anë të një procesi konsultimi publik transparent me qytetarët, grupet e interesit dhe profesionistët e fushës, me qëllim uljen e barrës fiskale për familjet dhe sipërmarrjet shqiptare.
Të nderuar qytetarë!
Ne jemi këtu për t’i thënë JO çdo politike qeveritare që e bën banesën luks dhe që e kthen shtetin në një mjet zhvatjeje. Strehimi është një e drejtë e çdo shqiptari”, deklaroi Teliti./ CNA
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi de...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
Drafti i Kodit të ri Penal, që aktualisht është në fazën e...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga plazhi në...
Deputeti socialist, Lavdrim Krashi, komentoi sot lidhur me...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka qenë i pranishëm në ...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi de...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të enjte lidh...
Gazetari Klodian Tomorri ndau sot qëndrimin e tij lidhur m...
Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se nuk do të tole...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kolegji Zgjedhor ditën e sotme, përveç Elbasanit, ka certi...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokrat...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje qeverie, e c...
Pas vetëm një mandati të marrë si koalicion në zgjedhjet e...
Drejtoria e Burgjeve ka hedhur poshtë pretendimet e Metës ...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emis...
Teksa pak ditë më parë në media u publikua lajmi se ish-am...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...