Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti shprehu sot kërkesën që në situatën në të cilën ndodhet drejtimi i institucionit, të hapet gara për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë Tiranë.
Në një intervistë në ‘Syri Tv’, Teliti u shpreh se kërkesa për të diskutuar statusin e kryetarit është dorëzuar para 70 ditësh.
Teliti shtoi se drejtimi i bashkisë ndodhet në një situatë antikushtetuese.
“Kemi pothuajse 70 ditë që kemi dorëzuar në Këshillin Bashkiak kërkesën për të diskutuar mbi statusin e kryetarit, i cili nuk është më në krye të detyrës, Erion Veliaj. Ne e dimë tashmë që ai nuk është më thjesht në hetim, por është marrë i pandehur nga SPAK. Kemi një amulli në menaxhimin e Bashkisë së Tiranës. Bashkia e Tiranës duhet të jetë një institucion me rëndësi të lartë, i cili nuk mund të mendohet dhe menaxhohet sot në kushtet kur kemi një kryeministër që bën detyrën e kryetarit të bashkisë, por ndërkohë ka komanduar katër ministra që ushtrojnë po ashtu detyrën e kryetarit të bashkisë. Gjithashtu, ka komanduar një nënkryetare bashkie, e cila sot do të merrej në testim për të vlerësuar nëse është e denjë apo jo për të vazhduar detyrën.
Jemi në një situatë antikushtetuese dhe kërkojmë hapjen e garës për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë Tiranë. Kjo garë duhet të hapet kur Këshilli Bashkiak kërkon fillimisht shkarkimin e kryetarit të bashkisë, gjë që ne e kemi kërkuar prej kohësh në mbledhje, por na është mohuar nga këshilltarët e majtë, të cilët nuk e kanë futur as në diskutim në rendin e ditës, pavarësisht se kjo është e drejta jonë që të diskutohet.
Ata presin urdhrin e kryetarit real të bashkisë, kryeministrit, i cili e konsideron Bashkinë e Tiranës dhe çdo bashki tjetër në vend si një bashki të vetme. Për të, Shqipëria është një bashki. Pritet urdhri politik. Dita kur do të vendoset për zgjedhje të parakohshme, atëherë do të mblidhet Këshilli Bashkiak për të riaktivizuar edhe kërkesën tonë dhe të tyre për të shkarkuar Veliajn. Deri sot, duket se Rama nuk është i bindur për ta shkarkuar Veliajn.
Shkarkimi i menjëhershëm i kryetarit të bashkisë dhe hapja e rrugës për zgjedhje të ndershme janë të domosdoshme. Ne nuk po kërkojmë që këta të ikin dhe të vijmë ne, sepse kush do të vijë e vendosin qytetarët. Ajo që ne kërkojmë është që qytetarët të vendosin se kush do të vijë. Jemi në një situatë absurditeti, ku kemi një zonjë të nderuar në aspektin personal, por në shkelje të Kushtetutës, që po vepron në drejtim të punëve të Bashkisë së Tiranës, rasti i Anuela Ristanit. Ajo kishte vetëm një afat prej 3 muajsh, ndërsa sot, prej 6 muajsh është në krye të Tiranës si një person jo i zgjedhur nga qytetarët, thjesht një person që po menaxhohet për arsye politike”,-tha Teliti./CNA
Drafti i Kodit të ri Penal, që aktualisht është në fazën e...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje nga plazhi në...
Deputeti socialist, Lavdrim Krashi, komentoi sot lidhur me...
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka qenë i pranishëm në ...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Deputeti i zgjedhur i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi de...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të enjte lidh...
Gazetari Klodian Tomorri ndau sot qëndrimin e tij lidhur m...
Kryeministri Edi Rama është shprehur sot se nuk do të tole...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kolegji Zgjedhor ditën e sotme, përveç Elbasanit, ka certi...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokrat...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur një mbledhje qeverie, e c...
Pas vetëm një mandati të marrë si koalicion në zgjedhjet e...
Drejtoria e Burgjeve ka hedhur poshtë pretendimet e Metës ...
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emis...
Teksa pak ditë më parë në media u publikua lajmi se ish-am...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj deklaroi sot se legj...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një reagim lidhur me zë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...