web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama: A ia vlen të humbasësh shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?!

23 Korrik 2025, 21:27, Politikë CNA

Rama: A ia vlen të humbasësh shezllonë e çadra për

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një reagim lidhur me zënien e hapësirës së plazhit në Lalëz, me shezllonë dhe çadra.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se shumë përsona u gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa.

Sipas Ramës, lirimi i plazhit publik është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj bregdetit.

“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?!

Nuk e di, këta e dinë - në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa - po kthesa e këtij viti me plazhet publike është vetëm hapi i parë i një qasjeje të re ndaj buzës së detit, e cila është e të gjithë shqiptarëve jo vetëm e disa tregtarëve”,-shprehet Rama./CNA

 





Lajmet e fundit nga