web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksioni i qeverisë/ Shehaj: Shpërqendroi vëmendjen nga "Bankers" dhe parqet fotovoltaike

22 Korrik 2025, 12:53, Politikë CNA

Aksioni i qeverisë/ Shehaj: Shpërqendroi vëmendjen nga

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka reaguar për aksionin e fundit të qeverisë për ushqimet pa faturë dhe lirimin e hapësirave publike.

Shehaj shkruan se aksioni është bërë për të shpërqendruar vëmendjen nga "Bankers" dhe tokat që janë marrë për parqe fotovoltaike.

Më tej, Shehaj thotë se kjo skemë fillon nga bashkitë që japin tokën me qira, vazhdon te qeveria e më pas përfundon financimi nga sektori bankar.

 

“Ditët e fundit e gjithë qeveria ka zbritur në terren për informalitetin e bidonave të fshatarëve.
Ndërkohë ky aksion shpërqendroi vëmendjen nga elefanti në dhomë, sektori energjetik (Bankers dhe tokat e fshatarëve për fotovoltaikë).
Prej dy vitesh Bashkitë e majta u janë vërsulur tokave duke ua dhënë me qira kompanive të krijuara rishtas, toka të cilat më pas do përfundojnë në Parqe Fotovoltaike.
Sigurisht kjo skemë e mirëorganizuar fillon me bashkitë që japin tokë për 10 vite me qira, vazhdon me qeverinë që lidh kontrata koncesionare mbi këto toka shtetërore për 49 vite (edhe pse kontrata e qirasë është 10 vite), e në fund përfundon me financimin e tyre nga Sektori Bankar, të cilin Rama e cilësonte si pastrues të parave të pista, tani e ka bërë partner për të financuar projektet e enturazhit të tij.
Ky i fundit tregon kujdes të veçantë kur përfshihet vetë, dhe pse familjeve për një kredi shtëpie u merr shpirtin me letra e kërkesa, çuditërisht kompanitë me 0 qarkullim që kanë përfituar këto kontrata koncesionare i financion me miliona pa asnjë problem”, shkruan Shehaj./ CNA





Lajmet e fundit nga