web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Heqim dorë nga mandati"/ Shabani: Kleana Xhuveli do të jetë deputete e Nismës "Shqipëria Bëhet"

21 Korrik 2025, 15:02, Politikë CNA

"Heqim dorë nga mandati"/ Shabani: Kleana Xhuveli do të

Drejtuesi i Nismës “Thurrje”, Endri Shabani, në një dalje televizive, është ndalur te situata në të cilën ndodhet koalicioni Nisma “Shqipëria Bëhet”.

Shabani tha se klima e tensionit e krijuar ka ardhur nga grabitja e rezultatit nga një njeri i vetëm. Më tej, Shabani tha se debati nuk po bëhet për mandatin, por për standardin, pasi Lapaj u tërhoq nga zotimi që bëri përpara zgjedhjeve.

Kreu i Nismës “Thurje” tha se Kleana Xhuveli ka revokuar dorëheqjen dhe nëse njihen revokimet, do të jetë ajo deputete e koalicionit në Parlamentin e ardhshëm dhe nisma që ai drejton ka hequr nga mandati dhe nga koalicioni.

Grabitja e rezultatit si produkt e një njeriu të vetëm, padyshim që krijoi një klimë tensioni.

Ky debat nuk ka qenë kurrë për një mandat, debati ishte për standardin. Z.Lapaj bëri një zotim ndaj nesh, ndaj aktivistëve të vet, ndaj votuesve të vet.

U angazhua duke u thënë njerëzve se nuk po luftonte për karrigen e vet. Pas zgjedhjeve pati një tërheqje nga ky zotim. La një zhgënjim dhe tek elektorati, tek aktivistët dhe te Nisma 'Thurje’.

Ka një vit që u kalua me kërcënimet. Pas kërcënimeve të aktivistëve tanë, ndaj meje… Kërcënimet kanë qenë me jetë. Kërcënime serioze nga aktorë të rrezikshëm. Po përgatitet një dosje.

Unë personalisht do të doja të mos shkojmë deri aty… Ky debat të mos shkojë në dyert e gjykatave. Sot nuk ka më një koalicion, ndërkohë që publikut me transparencë totale t’i tregojmë ç’po bëhet dhe ku po shkojmë.

Znj. Kleana Xhuveli ka revokuar dorëheqjen, ka kërkuar mandatin e deputetit. E fejuara ime ka dhënë dorëheqjen. Nëse njihen revokimet, sot Kleana Xhuveli do të jetë deputete e Nismës 'Shqipëria Bëhet'.

Për shkak të dështimit të këtij koalicioni, ajo do të jetë përfaqësuese e 'Shqipëria Bëhet' dhe ne heqim dorë nga mandati dhe ky koalicion”, tha Shabani./ CNA





Lajmet e fundit nga