Ndahet nga jeta mjeshtri i humorit, Todi Llupi
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është rikthyer me rubkrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale, ku ka folur për lirimin e hapësirave publike.
Në përgjigjet e tij për komentuesit, Rama u ndal veçanërisht te kryeqyteti, për të cilin tha se ndodhet në një situatë të pazakontë, pasi i mungon drejtimi prej disa kohësh.
Për këtë arsye, tha Rama, socialistët janë riorganizuar dhe deputetët e Tiranës janë vendosur në një pozicion edhe më kërkues.
Sa i përket aksionit për çlirimin e hapësirave publike, Rama deklaroi se kjo nuk është çështje vetëm e inspektorëve, por synohet që kontrolli i territorit të arrijë të bëhet nëpërmjet teknologjisë.
Më tej, kryeministri tha se është në proces nisja e monitorimit teknologjik të territorit, ku gjithçka do të survejohet nëpërmjet dronëve.
"Puna e inspektorëve në terren do të ballafaqohet me raportimet e dronëve", u shpreh Rama.
“Dy gjëra që më kanë bërë shumë përshtypje në Tiranë. Nga njëra anë transformimet pozitive që ka pësuar Tirana. Negative, në aspektin e një zgjerimi të kufijve të veprimtarisë së njësive të shërbimit në hapësirat publike. Gjë që e kam dëgjuar dhe nga qytetarët, kjo ishte baza e një shqetësimi.
Pasi zgjedhjet përfunduan me një rezultat të jashtëzakonshëm, kemi diskutuar për domosdoshmërinë që të kthehemi në territor. Deputetët e PS-së kanë qenë në territor në mënyrë të vazhdueshme, në disa qytete të mëdha, për t’u ritakuar me komunitetin.
Në Tiranë kemi një situatë jo të zakonshme, i mungon drejtimi prej kohësh, kemi riorganizuar veten duke vendosur deputetët në një pozicion edhe më kërkues. Nga të katër anët e kryeqytetit ka qenë e qartë kërkesa e komunitetit: na çlironi hapësirat publike.
Ka nevojë për një organizim të mëtejshëm, nuk është një çështje vetëm inspektorësh dhe inspektimesh, është një çështje e vendosjes së një niveli tjetër e kontrolleve nëpërmjet teknologjisë.
Jemi në proces për të nisur monitorimin teknologjik të strukturuar të territorit ku do të mund të ndjekim gjithçka ndodh në territor përmes dronëve dhe do të marrim informacion për gjithçka që ndodh. Puna e inspektorëve në terren do të ballafaqohet me vëzhgimin e teknologjisë.
Nuk është një proces që nuk synon harmoni mes interesit të qytetarëve, atyre që kanë nevojë për hapësirat e tyre dhe atyre që ofrojnë shërbime, që bëjnë një biznes të vogël në këto hapësira.
Hap pas hapi do të krijojmë një vijë, ku 70% e trotuarit do të jetë për njerëzit dhe 30% për karriget.
Nuk merret qeveria me tavolinat dhe karriget, jemi në kushtet e mobilizimit për t’i dhënë një zgjidhje shqetësimit të qytetarëve për asfiksimin e hapësirave publike”, tha Rama./ CNA
Kandidati Zeqir Kordhoni, i përfolur së fundmi si pjesë e ...
Endri Shabani, bashkëdrejtues i koalicionit Nisma “Shqipër...
Ministri i Shtetit dhe drejtuesi politik i Partisë Sociali...
Presidenti i Komitetit Ekonomik dhe Social Evropian (EESC)...
Kryebashkiaku i Kavajës, Fisnik Qosja ka komentuar sot lid...
Kryeministri Edi Rama i rikthehet nesër rubrikës së komuni...
Gjatë një vizite në Kretë, ministri i Shtetit Taulant Ball...
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet social...
Kryetari i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri përmes ...
Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht ...
Përplasjet mes përfaqësuesve kryesorë të koalicionit “Nism...
Adriatik Lapaj ka postuar këtë të shtunë një thënie të një...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ka p...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë lidhur me ...
Bashkëkryetari i LZHK-së, Ekrem Spahiu akuzoi sot kryemins...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, me anë...
Sekretari për Bujqësinë në Partinë e Lirisë, Edmond Panari...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar...
Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet soc...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit To...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...