web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"E ka kthyer bashkinë në çerdhe punësimi familjar"/ Bozdo: Adriatik Zotkaj, figura tipike e Rilindjes

19 Tetor 2025, 12:03, Politikë CNA

"E ka kthyer bashkinë në çerdhe punësimi

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj është figura tipike e Rilindjes.

Bozdo thotë se pasuria familjare e Zotkajt është jashtë çdo logjike dhe e pajustifikuar dhe së shpejti dosja e tij do të dorëzohet në SPAK.

Demokrati shprehet se 75% e fondeve të Bashkisë së Poliçanit shpërdorohen, referuar investigmeve të emisionit “Plug”.

 

Reagimi i Bozdos

 

Adriatik Zotkaj, është figura tipike përfaqësuese e Rilindjes në pushtetin vendor. Me një bashki super të fryrë nga patronazhistët, me favore që u rezervohen vetëm anëtarëve dhe militantëve të Partisë Socialiste, me megakorrupsion me tenderat e Bashkisë, me pasuri familjare jashtë cdo logjike dhe të pajustifikuara, është një person dosja e plotë e të cilit po përgatitet dhe shpejt do t`i dorëzohet SPAK.

Ky kryetar bashkia ka rezervuar shtypjen më të egër dhe më cnjerëzore për ata që mbështesin opozitën, sikur të mos jenë shqiptarë por armiq. I mburret Ramës për terrorin që ushtron dhe ky i fundit e mban aty sepse i duhet me cdo kusht rezultatit i zgjedhjeve!

Në Bashkinë Polican vetëm 25% e fondeve të bashkisë shkojnë për investime, në një zonë që ka nevojë ulëritëse per rrugë, kanalizime dhe shërbime të cdo lloji.  75% e parave bëhën rrush e kumbulla, dhe këtë na e ka bërë të qartë Emisioni investigative Plug dhe gazetarët e tij të talentuar.

Adriatik Zotkaj e ka kthyer bashkinë në një çerdhe punësimi familjar, ku punësohen me shumicë patronazhistët që as nuk paraqiten në vendin e punës, familjarët dhe krushqit e tij. Këto të dhëna janë mbledhur dhe janë pjesë e dosjes së SPAK!

Në investigimin e emisionit “PLUG” është dokumentuar se 13 familjarë dhe të afërm të drejtpërdrejtë të Zotkajt janë punësuar në struktura kyçe të bashkisë. Disa prej tyre mbajnë poste drejtuesish, ndërsa të tjerët shërbejnë si “ushtri besnike” në çdo zyrë e sektor.

Në krye të listës që turpëron çdo standard administrativ qëndron:

• Maliq Zotkaj, djali i kryetarit – Shef sektori. 

• Benarda Kondi, bashkëjetuese – Përgjegjëse sektori. 

• Lindita Kondi, vjehrra – Sekretare e Këshillit Bashkiak. 

• Marsilda Kondi, kunata – Ekonomiste. 

• Artur Zotkaj, vëllai i kryetarit – i njohur për publikun për arrestimin e tij për trafik droge – sot zjarrfikës në Bashki. 

• Eriola Zotkaj, bashkëshortja – Përgjegjëse sektori. 

• Algerta Nurellari, motra e bashkëshortes së Arturit – punonjëse. 

• Abedin Nurellari, burri i Algertës – punonjës në ujësjellës-kanalizime. 

• Antigone Kondi, motra e Adriatikut – Kryeinfermiere. 

• Fatos Kondi, bashkëshorti i Antigones – punon si zjarrfikës. 

• Sara Satkaj dhe Ajna Satkaj – mbesa dhe kunata e mbesës, punonjëse në bashki. 

• Skënder Laze, vëllai i Lindita Kondit krushka e kryebashkiakut – mbyll listën e punësimeve familjare.  

Kjo nuk është më një bashki është një ndërmarrje familjare, një sistem klientelist ku taksat e qytetarëve paguajnë luksin e klanit Zotkaj

 





Lajmet e fundit nga