web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dorëheqjet e kandidatëve të “vulës”/ Celibashi: Nuk do të jenë në fletën e votimit

30 Mars 2023, 12:15, Politikë CNA

Dorëheqjet e kandidatëve të “vulës”/ Celibashi:

Grupi i "vulës" së Enkelejd Alibeajt është braktisur nga 6 kandidatë në prag të zgjedhjeve të 14 majit.

Deri më tani janë tërhequr: Sandër Marku-Lezhë, Gjergji Gjata-Korçë, Sabah Sheta-Krujë, Bujar Vreto- Librazhd, Genc Doçi-Kurbin, Ibrahim Bruka-Vorë, ky i fundit me ndryshimin se nuk ka mundur të regjistrohet brenda afatit.

Për kandiatët e tërhequr, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, sqaroi se nuk do të jenë pjesëmarrës në garë dhe emri i tyre nuk do të jetë në fletën e votimit.

“Nëse tërhiqen nuk do jenë pjesëmarrës në garë. Nuk do jenë në fletën e votimit. Përjashto rastin nëse është miratuar fleta e votimit. Nuk do të jenë pjesë në fletët e votimeve”, është shprehur Celibashi.

Ndërsa për pretendimet e grupit të vulës se Partia e Lirisë po përdor simbolet e PD-së, Celibashi është shprehur se duhen verifikuar dhe nëse kjo krijon konfuzion te zgjedhësit atëherë do të ndalohet.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, do shohim rastin. Simboli i një partie politike nuk duhet të përdoret nga një tjetër. Nëse verifikohet një e tillë, ndalohet t’i përdorë ato. Do vlerësuar ngjashmëria. Nëse kjo konfuzon zgjedhësit, ndalohet”, tha Celibashi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga