Kërkesa e PS-së për Bardhin dhe Nokën/ Pritet të mblidhet Komisioni i Etikës
Ditën e sotme pritet të mblidhet Komisioni i Etikës pë...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një deklaratë për mediat hodhi akuza ndaj prokurorit Dritan Prençi për hetimet për inceneratorin e Tiranës.
Sipas Këlliçit, Prençi ka kryer 6 shkelje dhe vijon të pengojë hetimin e plotë dhe të thelluar të kësaj megaafere.
"Është koha që SPAK-u të mos fshihet më. Është koha që përfituesit dhe pronarët e vërtetë të kësaj sipërmarrjeje korruptive të dalin përpara drejtësisë. Nuk ka asnjë shqiptar në botë, që beson se në një aferë si inceneratori fantazmë i Tiranës, ku deri më sot janë vjedhur rreth 120 milionë euro, fajin e ka një ish-drejtor periferik i dalë në pension dhe një drejtor tjetër i Bashkisë Tiranë, i cili as në banjë nuk shkonte dot pa lejen e Erion Veliajt", shprehet Këlliçi.
Reagimi i plotë:
U bënë tashmë 3 muaj që sjellim përpara jush fakte të pakontestueshme se si prokurori i çështjes së hetimit të inceneratorit të Tiranës, ka fshehur provat që lidhin në mënyrë të drejtpërdrejtë kryebashkiakun Erion Veliaj me këtë megavjedhje.
Në vendimin e gjyqtares Irena Gjoka, për masat e sigurisë ndaj punonjësve të Bashkisë Tiranë, shihet fare qartë se prokurori i kësaj dosje, Dritan Prençi, ka fshehur:
1. Shkresën e Erion Veliajt dërguar ish-ministrit të Financave, Shkëlqim Cani, në të cilën kërkonte miratimin për të zhvilluar këtë koncesion, kërkesë së cilës ish-ministri i Financave i përgjigjet negativisht.
2. Komunikimin shkresor të Erion Veliajt me ish-ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, të cilit i ridërgon kërkesën për miratimin e fillimit të procedurave për këtë koncesion. Arben Ahmetaj me një gjuhë edhe më të prerë dhe kategorike, i rikujton Veliajt se kjo kërkesë nuk është e bazuar në ligj, se studimi është i paplotë dhe se mungojnë fondet për të përballuar këtë koncesion.
3. Shkresat e dërguara në Këshill të Ministrave të ish-ministrit Lefter Koka, ku citohet shprehimisht se ky është një projekt i kërkuar me ngulm nga Erion Veliaj, për të cilin vetë kryebashkiaku kishte filluar dëgjesat publike, pasi e konsideronte si prioritar këtë koncesion.
4. Mbledhjen zyrtare të datës 28 shtator të vitit 2017, të Këshillit Bashkiak Tiranë, ku Erion Veliaj me zë dhe figurë mashtronte këshilltarët në vendimmarrjen e tyre, duke thënë se ky koncesion nuk do të sillte asnjë implikim financiar për Bashkinë Tiranë.
5. Të dhënat e dosjes hetimore ndaj Arben Ahmetajt, ku vetë drejtuesi i SPAK-ut, Altin Dumani, si prokuror i kësaj dosje, përmend e-mailet e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, komunikime, të cilat çuditërisht janë zhdukur nga dosja hetimore e Dritan Prençit.
6. Raportin e KLSH-së, të zhvilluara pranë ministrisë së Financave, ku citohet shprehimisht se Erion Veliaj nuk ka marrë miratimin e Këshillit Bashkiak për këtë kontratë koncensionare, e cila e futi Bashkinë Tiranë në një angazhim financiar 30-vjeçar, në vlerën 91 milionë euro.
Të nderuar qytetarë,
Edhe pse kanë kaluar 3 muaj nga publikimi i këtyre fakteve tronditëse, të pamohueshme, të dokumentuara nga vetë institucionet e shtetit shqiptar dhe madje edhe të vetë drejtuesit të SPAK-ut, sërish prokurori i dosjes së inceneratorit të Tiranës, vijon të pengojë hetimin e plotë dhe të thelluar të kësaj megaafere.
Çdo ditë që kalon, qytetarët e Tiranës vijojnë të paguajnë 80.000 euro në ditë për një shërbim, të cilin nuk e marrin, për një incenerator fantazmë që nuk ekziston, e ndërkohë personat dhe pronarët realë të kësaj sipërmarrjeje, Erion Veliaj dhe vetë kreu i qeverisë, Edi Rama, vijojnë të projektojnë vjedhje të tjera në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
Është koha që SPAK-u të mos fshihet më. Është koha që përfituesit dhe pronarët e vërtetë të kësaj sipërmarrjeje korruptive të dalin përpara drejtësisë. Nuk ka asnjë shqiptar në botë, që beson se në një aferë si inceneratori fantazmë i Tiranës, ku deri më sot janë vjedhur rreth 120 milionë euro, fajin e ka një ish-drejtor periferik i dalë në pension dhe një drejtor tjetër i Bashkisë Tiranë, i cili as në banjë nuk shkonte dot pa lejen e Erion Veliajt. Hi sy shqiptarëve nuk u hidhni dot më./CNA
Ditën e sotme pritet të mblidhet Komisioni i Etikës pë...
Agron Gjekmarkaj ka hedhur mbrëmjen e sotme akuza ndaj...
Agron Gjekmarkaj ka dalë sërish krah ish-kryeministrit...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi foli mbrëmjen ...
Qytetarët u mblodhën sërish këtë të mërkurë poshtë banesës...
Ushtari i Lulzim Bashës që dikur e shante, Edvin Kulluri, ...
Disa përfaqësues të opozitës u takuan këtë të mërkurë me K...
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Gazment Bardhi...
Pas përplasjeve në mbledhjen e sotme të Komisionit të Medi...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, denoncoi nga ...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari, de...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ësht...
Pak ditë më parë, atletja Luiza Gega akuzoi Ministrinë...
Deputeti i PS-së, Petro Koçi, në mbledhjen "online" të...
Lulzim Basha mesa duket është zgjuar më herët ditën e ...
Pas përplasjeve në mbledhjen e sotme të Komisionit të ...
Ferit Hoxha, i cili aktualisht është ambasador i Shqip...
Me debate ka nisur mbledhja në Komisionin e Medias, me...
Debate të ashpra ka pasur në mbledhjen e sotme të Komision...
Pasi takoi dje Enkelejd Alibeajn dhe Damian Gjiknurin,...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...