“Rritjet, si për mëshirë”/ Paketa për krizën ndez debat mes Tabakut dhe Ibrahimajt: Ju nuk dini as të lexoni
Deputetja Jorida Tabaku, në seancën e sotme plenare ka dekla...

Deputetja Jorida Tabaku, gjatë fjalës së saj në seancën plenare të ditës së sotme është shprehur se ndryshe nga çfarë deklaron qeveria nuk ka asnjë paketë antikrizë.
Sipas Tabakut, nuk ka asnjë paketë të tillë dhe se sot janë 50 mln euro rutinë me ndryshim buxheti për të cilët nuk përfiton në mënyrë të qëndrueshme asnjë grup.
“Sa herë ka një krizë kjo qeveri fillon dhe ankohet. Nuk mund të ndodhë ndryshe edhe këtë herë. E ka fajin opozita për çdo gjë në këtë vend, edhe pse ka 8 vite në opozitë. Kryeministri flet për ndërtimet pa leje, sikur do t’i prishë këto ndërtime të lejuara po nga këto. Rama tha se këtë vit qeveria shqiptare nuk ka paketë, por është ndryshim normal buxheti. E gjitha është 50 mln euro. Duhet t’i shpjegojë dikush këtij se indeksimi lidhet me normën e inflacionit. Çmimet janë rritur nga 7.5% deri në 29% për disa produkte. Dhe rritjet janë si për mëshirë.
Pse nuk diskutojmë sot për një paketë si të gjitha vendet e tjera. Gjermania ka bërë paketë mbështetëse 65 miliardë. Vende të tjera kanë vendosur çmim tavan për energjinë. A e dëgjuat të flasë për klubin e oligarkëve? A e dëgjuat të flasë për fermerët? Janë të gjitha politika normale! Vetë e pranoi që ‘NUK KA PAKETË’. Nuk përfiton në mënyrë të qëndrueshme asnjë grup! Si mund të rrisësh pagën minimale dhe të mos e ndihmosh biznesin që i shtohet një kosto shumë e madhe në kohë krize.
Sot fatkeqësisht mbi 35% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot çmimin e energjisë. 16.2% janë vjedhjet në rrjet. Sot flasim për energjinë elektrike të prodhuar në vend. 60% e energjisë elektrike është prodhuar nga privatët. Çfarë ka bërë qeveria shqiptare për diversifikimin e prodhimit të energjisë? Po një park fotovoltaik. Përsëri sot nuk diskutojmë asnjë alternativë. Sot diskutojmë përsëri sikur të jemi 8 vite më parë dhe sikur të kisgim qeverisur ne këtë kohët e fundit. Askush nuk flet për kompanitë e karburanteve që janë përfituesit kryesorë të rritjes së çmimeve. Kemi një bord antikushtetuese që vendos çmimet. Sot diskutojmë për kafshatën. Bëhet fjalë për një rritje 500 lekë për pensionistët, për të kompesuar rritjen deri në 29% të produkteve të shportës. Kjo qeveri nuk kaa bërë asgjë për tu përballuar me krizat”, tha ndër të tjera Tabaku.
Pas deklaratës së Tabakut, reagoi ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, e cilia iu përgjigj deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në lidhje me akuzat për paketën e dytë të rezistencës sociale.
‘Këtë refren akuzash do të dëgjojmë sa kohë që ju nuk dini as të lexoni as të dëgjoni. Flisni për shifra mbështetëse që nuk e di se ku i gjeni, por shifra është 43 mlrd lekë deri tani. Do ta shihini që me paketën që kemi marrë është e duhura. Qytetarët shqiptarë janë mësuar më gënjeshtra tuaja, që jeni mësuar me ulje taksash e rritje rrogash, ku matematika e thjeshtë nuk u del.’- u shpreh Ibrahimaj./ CNA.al
Deputetja Jorida Tabaku, në seancën e sotme plenare ka dekla...
Deputetja Grida Duma është e gatshme t’u bashkohet pro...
Pak ditë më parë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thirr...
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka komentuar aktin norm...
Presidenti Bajram Begaj, ka pritur me një ceremoni sht...
Sot në Kuvend është diskutuar akti normativ mbi simbol...
Kryeministri Edi Rama, në seancën e sotme plenare, nuk...
Deputetja Ina Zhupa ka kërkuar interpelancë me Ministr...
Deputetja demokrate, Grida Duma, ka folur për situatën...
Pak kohë më parë u shkarkua nga pozicioni i zv.kryeministr...
Seanca plenare e ditës së sotme ka nisur me debate. Depute...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, u ka bërë me di...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pas takimit të djeshë...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, paralajmëroi s...
Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, tregoi në “Now” m...
Kreu i Partisë së Lirisë ka reaguar në lidhje me shkëputje...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë mor...
Ish-presidenti Ilir Meta, është ankuar sërish për rrit...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, k...
Kryeministri Edi Rama gjatë një dalje sot për mediat, ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...