Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Akuzat për korrupsion po bien si rrebeshi mbi të. Ndërsa qytetarët protestojnë për dorëheqjen e tij, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është nën hetim nga SPAK.
I braktisur nga Partia Socialiste, a do të mundet ky ish-i preferuar i kryeministrit Edi Rama t’i shpëtojë burgut?*(Lexo këtu)
Korrupsion, pastrim parash, deklarata të rreme pasurie... Më 26 dhjetor, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u mor në pyetje për pesë orë nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
I dyshuar për “korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”, sipas nenit 260 të Kodit Penal, ai rrezikon një dënim nga katër deri në 12 vite burg dhe një gjobë nga një deri në pesë milionë lekë shqiptarë.
Që nga prilli i vitit 2024, opozita organizon çdo javë protesta përpara bashkisë së Tiranës. Deri tani, janë mbajtur jo më pak se 39 tubime për të kërkuar ndjekjen penale të Erion Veliajt.
“Erion Veliaj, pronar de facto i incineratorit të Tiranës dhe kreu i grupit kriminal 5D, duhet të përballet me drejtësinë si nismëtar, promovues, ekzekutues dhe përfitues kryesor i çështjes më të madhe të korrupsionit që qyteti ynë ka njohur ndonjëherë!”, ka deklaruar në Facebook Belind Këlliçi, ish-deputet i Partisë Demokratike (PD) dhe ish-kandidat për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Edhe pse Erion Veliaj, një figurë kyçe e Partisë Socialiste në pushtet, përballet që nga fillimi i dhjetorit me një seri kontrollesh të shumta nga drejtësia, mbetet e paqartë nëse kjo do të sjellë rezultate konkrete.
Një hetim i fundit i SPAK ka ngritur dyshime për privilegje të akorduara familjes së tij, duke përfshirë banesa dhe zyra, në këmbim të shërbimeve të ofruara për një ish-trafikant droge të dënuar në Belgjikë.
A përfaqësojnë këto hetime një drejtësi të reformuar nga themelet apo vetëm njëfasadë?
Në pamje të parë, hetimi duket se përmbush premtimet për një “drejtësi të paanshme”. Megjithatë, duke bërë një analizë më të gjerë, lindin dyshime: incineratori i Tiranës dhe shoqëria 5D, që janë burim skandalesh të përmasave të mëdha, nuk përmenden fare, duke sugjeruar se Erion Veliaj mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e tij individuale, por jo për rolin e tij në një sistem korrupsioni të përgjithshëm.
Pasuria e familjes së tij, veçanërisht ajo e bashkëshortes AjolaXoxa, është gjithashtu një çështje debati.

Sipas deklaratave të pasurisë, Erion Veliaj bën një jetë modeste me një kredi hipotekare dhe një pagë të moderuar, por bashkëshortja e tij duket se gëzon një situatë financiare shumë më të favorshme.
Ajo zotëron disa prona, duke përfshirë një apartament të blerë për 88 000 euro dhe një tjetër për 105 000 euro, si dhe një depozitë bankare prej 617 000 eurosh. Në vitin 2023, llogaria e saj bankare u shtua me 97 000 euro, ndër të tjera falë projekteve kulturore të financuara nga Bashkia e Tiranës apo nga Ministria e Kulturës.

Arbri, vëllai i Erion Veliajt, ka blerë 10% të aksioneve të Gogël për vetëm 1000 euro. Kjo kompani e marrëdhënieve me publikun kishte gjeneruar 100,000 euro të ardhura në vitin 2011, me një fitim prej 20 deri në 30 mijë eurosh. Pasi Arbër Veliaj u bë aksioner i vetëm i Gogël, kompania përjetoi një rritje të shpejtë, duke kaluar mbi 30 milionë euro të ardhura gjatë dhjetë viteve të fundit.
SPAK duhet të hetojë ekzistencën e mundshme të konflikteve të interesit me klientët e Gogël që kanë përfituar fonde nga bashkia.
Rënia e një të mbrojturi të sistemit
Rënia e Erion Veliajt është pasojë e një seri vendimesh të gabuara politike dhe marrëdhënieve të tensionuara me mentorin e tij, kryeministrin socialist Edi Rama. Që nga fillimi i tij në PS, Erion Veliaj ka kultivuar një besnikëri të palëkundur ndaj këtij të fundit, duke shpresuar se kjo do t’i garantonte një ngritje të shpejtë dhe mbrojtje politike.
Që në vitin 2024, kishin nisur të shfaqeshin shenja paralajmëruese. Në shkurt 2024, gjatë një mbledhjeje të PS, kryeministri kritikoi publikisht Erion Veliajn për mbledhje të konsideruara "të panevojshme" dhe për një qëndrim që nuk përmbushte pritshmëritë. Kjo shënoi fillimin e fundit për kryetarin e kryeqytetit, i cili nuk arriti të kuptonte se këto kritika ishin një kthesë vendimtare.

Situata u përkeqësua kur hetimet gjyqësore nisën të përqendroheshin te bashkëpunëtorët më të afërt të Erion Veliajt. SPAK intensifikoi hetimet dhe disa personalitete nga rrethi i tij u arrestuan pas akuzave për korrupsion dhe pastrim parash. Pavarësisht këtyre presioneve, Erion Veliaj vazhdoi të shfaqte vetëbesim të pakufishëm, i bindur për mbështetjen e Edi Ramës.
Në mars, SPAK arrestoi dy zyrtarë të lartë të bashkisë që ishin të afërt me të. Një muaj më parë, në shkurt, gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, në Tiranë, Erion Veliaj, i cili nuk ishte i ftuar në ceremoninë zyrtare, ngulmoi t'i shtrëngonte dorën diplomatit amerikan, gjë që acaroi Edi Ramën, duke bërë që kryeministri të distancohej publikisht nga kryetari i bashkisë.
Situata u përkeqësua edhe më tej në prill, kur Erion Veliaj u thirr nga SPAK për t’u marrë në pyetje mbi incineratorin e Tiranës, një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në kryeqytetin shqiptar. Presioni u bë i papërballueshëm, kritikat brenda PS-sëu intensifikuan dhe mbështetja e Edi Ramës u zbeh.
Në muajt që pasuan, bastisjet e kryera nga SPAK në zyrat e bashkisë, si dhe hetimet mbi marrëdhëniet e Erion Veliajt me kompani ndërtimi të korruptuara, konfirmuan përmasat e aktiviteteve të tij të paligjshme.
Edi Rama u shpreh menjëherë se kushdo i përfshirë në krime duhet të ndiqet penalisht, pa dallim. Ish-i mbrojturi tani është një njeri me karrierë të shkatërruar, i rrënuar nga një sistem, pjesë e të cilit mendonte se ishte.
Më 28 dhjetor, dy ditë pas marrjes së tij në pyetje nga SPAK, Erion Veliaj udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara, pa një agjendë zyrtare. Opozita e kritikoi menjëherë këtë veprim. Megjithatë, Erion Veliaj u kthye në Tiranë më 31 dhjetor, në kohë për të admiruar fishekzjarrët./Syri.net
Në një shkrim të postuar në rrjetet sociale Zëdhënësja e K...
Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, Eliona Shkreli,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në konferencën e sotme për sht...
Një ditë më parë u njoftua se do të ndalohej kalimi i mjet...
Kryeministri Edi Rama, njëherësh dhe kreu i PS-së, ka bërë...
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka folur për zgjedhjet ...
Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi,...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim m...
Kryeministri Edi Rama, në një mesazh publik ka kritiku...
Pas deklaratës publike të Kryeministrit Edi Rama, ka r...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të diel t’u ...
Kryeministri Rama ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për s...
Kryeministri Rama tha se është akuzuar dhe përfolur pë...
“Xibraka” ishte një nga çështjet më të përfolura gjatë...
Kryeministri Edi Rama u drejtohet qytetarëve me një mesazh...
Nga Elbasani, ku mori pjesë në ceremoninë e themelimit...
Kryetari i Partisë Demokratike ishte i pranishëm në ceremo...
Sot nisi procesi i regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë ...
Sot një grup i madh i drejtuesve të lartë të PS dhe qeveri...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...