Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Belind Këlliçi, e ka cilësuar të sforcuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë për media, Këlliçi tha se fjalimi i Ramës ishte patetik dhe i mbushur me viktimizim qesharak të narko-kryeministrit të parë të Europës.
Sipas tij, kryeministri u sforcua gjatë për t'u justifikuar para shqiptarëve se ai nuk është i korruptuar, por janë ministrat, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët më të lartë të Rilindjes, që janë dendur me mollë, dardha, kumbulla dhe fiq, duke vendosur rekorde korrupsioni, pas krahëve të tij.
Nga ana tjetër, Këlliçi ka hedhur akuza mbi Drejtorin e Përgjithshëm të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, Blendjan Dalipin, i cili sipas tij ka përfituar tenderë publikë e kontrata koncensionare, vlera e të cilave i kalon 30 milionë eurot.
Belind Këlliçi i ka bërë thirrje SPAK-ut që të hetojë Blendjan Dalipin dhe të mos vijojnë me heshtjen karshi korrupsionit.
"Mëngjesin e sotëm, të së dielës së bekuar, fatkeqësisht e nisët me piskamat e një fjalimi patetik, mbushur me viktimizim qesharak të narko-kryeministrit të parë të Europës. Ashtu siç 3 rezolutat e miratuara nga mbi 150 parti të djathta të botës, përfshi Partinë Popullore Europiane, Partinë Republikane Amerikane dhe Partinë Konservatore Britanike e kanë përcaktuar tashmë Edi Ramën, si kryeministrin, që e ka kthyer Shqipërinë në Narkoshtetin e parë të Europës.
Rama sot u sforcua gjatë për t'u justifikuar para shqiptarëve se ai nuk është i korruptuar, por janë ministrat, kryetarët e bashkive dhe zyrtarët më të lartë të Rilindjes, që janë dendur me mollë, dardha, kumbulla dhe fiq, duke vendosur rekorde korrupsioni, pas krahëve të tij. Fabulë, që e kemi diskredituar në çdo rast, por që kryeministri i dëshpëruar e përsërit si të vetmen mbrojtje që i ka mbetur: mëshira për një viktimë.
Por sot jemi para jush, siç gjithmonë kemi bërë e do bëjmë për të demaskuar me fakte çdo përpjekje të Edi Ramës për të larë duart nga korrupsioni i pashoq i qeverisjes së tij 12-vjeçare. Po ju rikthejmë në vëmendje rastin më të fundit dhe flagrant, në të cilin hajduti i radhës, vjedh mu para syve të Edi Ramës dhe jo pas shpinës së tij.
Tri ditë më parë, Edi Rama dhe Belinda Balluku rrahën gjoksin para shqiptarëve se do të ulnin çmimin e energjisë elektrike me 1 lek dhe do t'u kursenin xhepave të shqiptarëve plot 30 milionë euro, kjo vetëm për vitin elektoral 2025.
Gjatë momentit të shpalosjes së këtij sihariqi dhe akti të madh bamirësie elektorale, përballë Edi Ramës, i ulur në rreshtin e parë, qëndronte Blendjan Dalipi, Drejtori i Përgjithshëm i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, i cili nëpërmjet kompanisë së tij familjare IDK Konstruksion dhe kompanisë së tij personale 'ABNID', ka përfituar tenderë publikë e kontrata koncensionare, vlera e të cilave i kalon 30 milionë eurot. Si për ironi të fatit, po aq sa kursimi i trumbetuar për uljen qesharake prej 1 lek të çmimit të energjisë. Ja pra ku ka shkuar ai 30 milionë shqiptarësh të dashur.
Njëlloj si në rastin e denoncimit të skemës kriminale financiare në Bashkinë Tiranë të 5 drejtorëve, '5D', të cilën kolegët e Erionit në SPAK nuk e amnistonin dot, e njëjta skemë po ndodh brenda Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila afërmendsh ka bekimin e plotë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, pasi nëse do të ishte ndryshe, Blendjan Dalipi, pasi të ishte shkarkuar nga detyra, sot do duhej të ishte dorëzuar pa kushte para institucioneve të drejtësisë dhe jo të qëndronte i ulur në rreshtin e parë, përballë Kryeministrit.
Partia Demokratike, prej më shumë se 1 muaji, ka depozituar në SPAK një kallëzim penal për këtë zyrtar të lartë të shtetit, kallëzim i cili po amnistohet nga drejtësia me regji e Edi Ramës.
I bëj thirrje sot, drejtuesit të SPAK-ut, Altin Dumani, dhe Strukturës së Posaçme, të mos vijojnë me heshtjen karshi korrupsionit flagrant, pasi këto vjedhje nuk do mund të amnistohen dot kurrë.
Qytetarët shqiptarë nuk duhet të mashtrohen më nga qurravitjet e Edi Ramës dhe as nga bamirësitë elektorale me uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lek, shumë e cila barazohet me paratë që vjedh vetëm 1 drejtor i kësaj qeverie.
Shqipëria ka vendosur të ndahet një herë e mirë nga hajdutëritë e babëzia e kësaj mazhorance, që e ka kthyer vendin tonë në më të varfrin e Europës, ndaj data 11 maj, do të jetë çasti vendimtar për sovranin, t’i japë fund masakrës së një lukunie të pangjashme korrupsioni e shpopullimi."/CNA
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim m...
Kryeministri Edi Rama, në një mesazh publik ka kritiku...
Pas deklaratës publike të Kryeministrit Edi Rama, ka r...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të diel t’u ...
Kryeministri Rama ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për s...
Kryeministri Rama tha se është akuzuar dhe përfolur pë...
“Xibraka” ishte një nga çështjet më të përfolura gjatë...
Kryeministri Edi Rama u drejtohet qytetarëve me një mesazh...
Nga Elbasani, ku mori pjesë në ceremoninë e themelimit...
Kryetari i Partisë Demokratike ishte i pranishëm në ceremo...
Sot nisi procesi i regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë ...
Sot një grup i madh i drejtuesve të lartë të PS dhe qeveri...
Kryedemokrati Sali Berisha ishte këtë të shtunë në Pograde...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për thirrjen e Argita M...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të SPAK ...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, nën hetim nga SPAK-u...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, me 4 akuza të rënda, pasi i gë...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se, sistemi që ësht...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...