Braho “shuplakë” politikës: Më vjen mirë që SPAK është i papëlqyer nga të dyja kahet
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...
Kreu i SPAK, Klodjan Braho i ka dhënë një shuplakë politik...

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që këtë të diel t’u drejtohet qytetarëve me një videomesazh në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, ku vëllai i tij ishte në qendër të vëmendjes për shkak të çështjes “Xibraka”.
Rama ka zgjedhur të flasë “pa dorashka”, ku tha se në Partinë Socialiste kanë qenë edhe politikanë me vepra penale në të kaluarën, por janë dëbuar menjëherë nga jeta e politikës.
Gjithashtu, Rama tha se bashkëpunëtorët i kam zgjedhur gjithmonë vetë, ndërsa mua askush nuk më ka zgjedhur dhe nuk më zgjedh dot si bashkëpunëtor.
"Më kanë bërë bashkëpunëtor të krimit.
Jo, bashkëpunëtorët i kam zgjedhur gjithnjë vetë, ndërsa mua askush nuk më ka zgjedhur dhe nuk më zgjedh dot si bashkëpunëtor.Po, ka ndodhur në të kaluarën që përfaqësues të Partisë Socialiste, në Kuvend dhe në pushtetin vendor, të dalin të lidhur me vepra penale jashtë vendit në të kaluarën e tyre, dhe janë dëbuar nga politika, si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit; një ligj që e kam votuar edhe unë me vullnet të lirë, pa më detyruar askush.
Sepse mirë a keq, nuk ka njeri apo forcë në këtë botë, të më detyrojë dot mua të bëj një gjë që nuk dua ta bëj.
Ka ndodhur edhe që bashkëpunëtorë të mitë, ministra, deputetë, kryetar bashkie, deri zëvendëskryeministri, të jenë kapur nga rrjeta e SPAK-ut.
Por, SPAK-u dhe e gjithë Reforma në Drejtësi janë në radhë të parë, frytet e një vizioni strategjik dhe vullneti të hekurt politik, që afërmendsh pa PS dhe pa mua në krye të saj, as do të kishin ardhur fare në jetë.
Kurrë, kurrë, kurrë dot, nëse nuk do të isha unë i pari, qysh përpara se ne të vinim në qeveri, që e kisha ndarë mendjen t’i hyja atij deti në këmbë, bashkë me skuadrën udhëheqëse të Partisë Socialiste, asokohe në opozitë me një pushtet të mosozotshëm në çdo drejtim.
Dhe kjo nuk është historia sipas meje, sot që disa sukseseve të drejtësisë së re u kanë dalë baballarët jashtë shtetit, po një histori e nisur vite përpara fitores sonë në zgjedhjet politike të vitit 2013 dhe një histori e dokumentuar, në letra, propozime, procesverbale, plane e programe të Partisë Socialiste.
Përrallën me amerikanë dhe europianë, që e sollën drejtësinë e re megjithë SPAK-un, me aeroplan ose vapor nga matanë oqeanit apo detit Adriatik, mund ta tregojë kush të dojë, kujt të dojë, sa herë të dojë. Po mua jo. Jo mua, sepse unë jam dëshmitari numër 1.
Më kanë bërë vjedhës e blerës votash dhe gati 800 mijë vota shqiptarësh që votojnë për mua dhe Partinë Socialiste, i kanë bërë vota të krimit.
Jo, krimi nuk vendos asgjë më në këtë Shqipëri që qeveriset nga Partia Socialiste. Në këtë Shqipëri vetëm populli e askush tjetër vendos, qoftë kush e udhëheq karvanin dhe qoftë kush i leh karvanit."
Kryeministri Rama ka hedhur poshtë akuzat e opozitës për s...
Kryeministri Rama tha se është akuzuar dhe përfolur pë...
“Xibraka” ishte një nga çështjet më të përfolura gjatë...
Kryeministri Edi Rama u drejtohet qytetarëve me një mesazh...
Nga Elbasani, ku mori pjesë në ceremoninë e themelimit...
Kryetari i Partisë Demokratike ishte i pranishëm në ceremo...
Sot nisi procesi i regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë ...
Sot një grup i madh i drejtuesve të lartë të PS dhe qeveri...
Kryedemokrati Sali Berisha ishte këtë të shtunë në Pograde...
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë ...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur për thirrjen e Argita M...
Kreu i PD-së Sali Berisha ka reaguar pas vendimit të SPAK ...
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, nën hetim nga SPAK-u...
Kryebashkiaku Erion Veliaj, me 4 akuza të rënda, pasi i gë...
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi deklaroi se, sistemi që ësht...
Kreu i PD-së Sali Berisha ndodhet në Pogradec në një t...
Këtë të shtunë të 11 janarit nis procesi i regjistrimit të...
Këtë të shtunë ka nisur procesi i regjistrimit të shqi...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur komentuesve n...
Kreu i grupit paralamentar i Partisë Demokratike, Gazm...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...